Connect with Us

Takimi maratonë me ministrat/ Zbulohen kritikat dhe porositë e Ramës

Politikë

Takimi maratonë me ministrat/ Zbulohen kritikat dhe porositë e Ramës

Publikuar

-

Zbardhet kritikat dhe porositë e kryeministrit Edi Rama për kabinetin qeveritar gjatë takimit të sotëm maratonë në Golem.

Mësohet se Rama ka kritikuar ministrat për angazhimin për të normalizuar situatën pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili la viktimë 51 persona. Një pjesë e bisedimeve është fokusuar te rindërtimi i banesave të shkatërruar te tërmeti.

Kreu i qeverisë ka kërkuar angazhim maksimal të ministrave dhe rindërtimin e banesave në mënyrë sa më të shpejtë.

Ndërkohë nuk janë lënë pas dorë edhe negociatat dhe kryesimi i OSBE-së, për të cilin ka folur ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

LEXO EDHE:  Arben Derhemi i bashkohet protestës tek drejtoria e policisë/ Shpërthen ndaj Ramës

Sakaq, pritet që Rama ditën e nesërme të mbajë një mbledhje me kryesinë e PS-së në orën 9:00./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

CNA. al zbuloi blerjen e “Lori Café” nga Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi/ Reagon Berisha: Oreksi vjen duke ngrënë

Publikuar

-

Nga

Ish kreyministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të publikuar në CNA.al lidhur “Lori Kafe” e cila nuk do jetë më në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëve të të ndjerit Dritan Hoxha, por 51% të aksioneve të kompanisë i zotërojnë pronarët e konçesionit të incerneratorëve dhe Ben Blushi drejtori i Top Channel nëpërmjet bashkëshortes së tij.

Berisha shprehet se lidhjet e Arben Malavitës me pronarin e inceneratorëve me të cilin u grabitën 320 milionë dollarë nuk kanë të ndalur.

“Klamoroze!
Arben Malvita dhe Kodjan Mafiozi blejne dhe Lori Kafene!
Sa me shume kane vjedhur aq me shume duan te vjedhin.
Miq, oreksi vjenduke ngrene, per hajdutet dhe mafiozet kjo dmth sa me shume ke vjedhur aq me shume do qe te vjedhesh.
Lidhjet e Arben Malavites me mafiozin e djegesve (inseratorve) me te cilin u grabiten shqiptareve 320 milione dollare nuk kane te ndalur. Tani kjo dyshe famezeze, ne te cilen Blushi perfaqesohet nga bashkeshortja e tij Eva me kompanine e tyre te rregjistruar ne Sofje po blejne me 2 milione dollare Lory Kafene!
Se ku i gjeti Arben Malavita 2 milione dollare per te blere Lori Kafene e di ai vete. Por e verteta eshte se po pasurohet ne menyre marramendese per shkak te lidhjeve te tij mafioze me Ramen!
Arben Malavita ka shnderruar Teleblushin ne lepiresin nr 1 te Edvin Mafise ndaj dhe ai tani fiton çdo gjyq dhe tender qe do te fitoj”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se në një material të publikuar dje CNA.al zbuloi se në Bullgari ekzistonte një kompani EM Capital Group AD, e cila ka tre ortakë Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Eva Blushin. Dy të parët pronarët e famshëm të kompanisë që ka konçesionin e incerneratorëve dhe e treat bashkëshortja e Ben Blushit drejtorit të Top Medias, ish-gazetarit që pak kohë më parë dështoi në politikë por që po gjen rrugën e suksesit si menaxher në media.
Sipas të dhënave zyrtare siguruar nga CNA.al kompania bullgare EM Capital Group AD, me pronarë Klodin e inceneratorëve dhe bashkëshorten e Ben Blushit ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë VALTELINA shpk, themeluar nga Dritan Hoxha në tetor te vitit 1993. Kjo kompani është edhe mbajtësja dhe prodhuesja e brandit Lori Kafe dhe disa kafeve të tjera në treg./CNA.al

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta pret delegacionin e Venecias/ Çmontimi i Kushtetutës ka prishur balancat

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikes Ilir Meta ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë pas përplasjeve për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Mësohet se Presidenti Meta gjatë takimit ka theksuar se me Komisionin e Venecias është bërë një Kushtetutë e mrekullueshme.

Por, Kreu i Shtetit shtoi më tej se herë pas here kjo çmontohet dhe prishet balanca.

“Bëmë një kushtetutë të mrekullueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në ‘98. Profesor Caco në atë kohë, Buchichio kanë bërë një punë të mrekullueshme. Por që atëherë ne harruam çfarë ndodhi dhe herë pas here i kemi çmontuar mekanizmat ‘check&balance’ të Kushtetutës sonë. Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tij. Ashtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë. Dhe unë isha kryetar i parlamentit në atë kohë dhe jam krenar për atë arritje se pata mundësi për ta imponuar atë konseneus vetëm duke përdorur rekomandimet e komisionit të Venecias”, deklaroi Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ PD prezanton propozimet për tryezën 4 palëshe

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka publikuar propozimet e saj në tryezën 4 palëshe për reformën zgjedhore.
Oerd Bylykbashi, i deleguari i PD për tryezën për Reformën Zgjedhore tha se synimi është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët.

Bylykbashi thotë se masat që ata parashikojnë, “janë masa që kërkojnë mbi të gjitha respektimin e parimit themelor, që ka OSBE që është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë, një parim i cili është konsakruar në paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së dhe që ka për qëllim, mbi të gjitha shkëputjen e shtetit nga politika, qënien e shtetit një organizëm neutral i cili funksionon në interes të publikut, të zgjedhësve dhe jo si aktor në favor të një partie që garon për të rrëmbyer pushtetin”.

“Kemi prezantuar dje tre paketa në lidhje me ndryshimet që opozita e bashkuar propozon për të goditur krimet zgjedhore, duke rritur rolin e organeve ligjzbatuese; Prokurorisë së shtetit, policisë dhe gjithë instrumentave të tjerë që duhen në këtë aspekt. Gjithashtu propozime për ndarjen e krimit nga poltiika. Tema këto që janë prioritare në axhendën e miratuar nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore, pak kohë më parë.
Tre paketat tona prekin disa aspekte.
Çështjet kryesore janë një rol i ri aktiv Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në parandalimin e e krimit zgjedhor, në goditjen e tij para ditës së votimit, një rritje e instrumnentave, fuqizimi i instrumenteve që do të kenë në dorë pikërisht organet ligjzbatuese, me një kornizë kontrolli të fortë në mënyrë që jo vetëm të luajnë roline tyre por edhe të mos abuzohen nga qeveria. por ghjithashtu duke iu dhënë nëj rol të rëndësishëm instrumentave të tjerë në dorën e zgjedhësve për të qenë aata faktor kryesor në denonciin dhe goditjen e krimit zgjedhor.
Një nga elementët kryesore që OSBE/ODIHR-i nënvizon në disa raporte; 2015, 2017, 2019 janë shitblerja e votës, është preisoni mbi zgjedhësit që janë punonjës të administrarës, cënimi i sekretit të votës, cënimi i lirisë së votës.

LEXO EDHE:  Rama: Shqipëria është “dëm kolateral” në një luftë për pushtet brenda BE

LEXO EDHE:  Rama: Shqipëria është "dëm kolateral" në një luftë për pushtet brenda BE

Qëllimi i propozimeve tona është që të godasin pikërisht këto fenomene, qoftë duke i parandaluar, qoftë duke I djekur penalisht, në mënyrë që të rritet besimi jo vetëm tek procesi, por edhe tek legjitimitetiti i organeve që dalin nga zgjedhjet”, tha Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE