LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“SPAK duhet t'i verë frerë”/ Ngjela “shuplakë” Ramës

23 Dhjetor 2019, 20:19, Politikë CNA
“SPAK duhet t'i verë frerë”/ Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela, i ftuar në RTV Ora, teksa ka komentuar menaxhimin e situatës post-tërmet, tha se kjo është qeveria më e dobët e të gjitha kohërave në 100 vitet e fundit.

Sipas Ngjelës, moszgjidhja e çështjes së tërmetit tregon se në qeveri nuk ka profesionistë ndërsa shtoi se një vend normal, mungesa e parave të emergjncës duhet të çonte kryeministrin në akuzë.

“Kjo është qeveria më e dobët e të gjitha kohërave në 100 vjet në Shqipëri. Qeveria më aproprofesionale dhe i ra në kokë një gjendje e rëndë e tërmetit të cilën nuk e zgjidh dot, nuk ka profesionistë. Kush e ka zgjedhur ti kërkojë llogari.

Gjendja është shumë rëndë, njerëzit janë në çadra, qeveria nuk kishte para emergjence, mungesa e parave të emergjencës në çdo vend të botës fut kryeministrin në akuzë, patjetër.”

Duke folur më tej, Ngjela shprehu besimin se me ardhjen e SPAK, gjërat do të rregullohen.

?Këtu nuk çan njeri kokën fare. Pse? Sepse nuk ka qenë SPAK deri tani, shyqyr që doli SPAK t’i vëmë frerë këtyre sepse ky tërmet, është vepër e korrupsionit shqiptar dhe mafias së ndërtimit. Nuk do të kishte asnjë vdekje, dëme mund të kishte por vdekje jo.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga