Connect with Us

Sistemi apo personi?/ Ish-ministri i Ramës “zgjidh” dilemën

Politikë

Sistemi apo personi?/ Ish-ministri i Ramës “zgjidh” dilemën

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani thekson se në Shqipëri është i domosdoshëm rotacioni politik.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson se problemi nuk qëndron tek personi, por tek sistemi.

Sipas Manjanit, sistemi i sundimit politik ku jemi zhytur duhet përmbysur për të vendosur sundimin ligjit dhe Rendin Kushtetues të Republikës.

“Nuk kam ndryshuar mendim as bindjen se vendi ka nevojë për rotacion politik. Sigurisht duke rikthyer pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

Pa asnjë dyshim, mbetem besnik i kësaj ideje.

Mirëpo na pëlqen apo jo, beteja politike nuk mund të bazohet mbi tezën që “skanë faj ligjet e as sistemi, por Rama”!!!

Kjo është e rrezikshme dhe nuk ngjall shpresë. Se nuk mund të sjellë shpresë ideja që të heqim Ramën dhe të qeverisim sistemin që lë Ai!!!

Ndoshta këtu e ka burimin njëfare skepticizmi ndaj opozitës së sotme…

Unë vetë e rrefuzoj këtë ide, pra të personalizimit të betejës politike, pavarësisht se nuk do tërhiqem nga kontributi për rotacionin aq të domosdoshëm.

E refuzoj sepse sistemi i sundimit politik ku jemi zhytur duhet përmbysur për të vendosur sundimin ligjit dhe Rendin Kushtetues të Republikës.

Personat nuk janë garanci, sistemi po!”-shkruan Manjani.

Më tej, Manjani thekson se Rama duhet hequr, pa vonesë madje, por mbi të gjitha opozita duhet të ketë gati sistemin e ri të sundimit Kushtetues dhe ligjor.

“Për të qenë më konkret akoma, nuk i bashkohem dot as idesë së artikuluar nga opozitarë që “fajin e ka Rama dhe se gjithë beteja të bëhet për heqjen e tij”!

LEXO EDHE:  Video-Vasili mesazh Metës/ Po flet kot, nuk të kanë informuar këshilltarët

Ai duhet hequr, pa vonesë madje, por mbi të gjitha opozita duhet të ketë gati sistemin e ri të sundimit Kushtetues dhe ligjor. Duhet ta kishte tashmë!

Duhet të ketë gati të programuar dhe me produkte, Kushtetutën e Re; Sistemin e ri zgjedhor; legjislacionin (të paktën konceptet e përgjithshme) procedural që rrit garancitë për procese të rregullta ligjore; paketën e ndërhyrjeve afat shkurtër që shfuqizon të gjitha ndërhyrjet moniste në legjislacion.

Pa dyshim që opozita duhet të ketë këto instrumente gati, tja tregojë shqiptarëve se e ka seriozisht demokracinë, shtetin dhe politikën!

Përndryshe, të presim të ikë Rama që të vijmë ne nuk ngjit! Mund të ndodhë si ngjarje, por nuk ngjit sepse nuk ndryshon asgjë, përveç fytyrave.”-thekson ish-ministri.

Po ashtu Manjani shkruan se duhet të përmbyset sistemi i sundimit të “Bosit” për të vendosur sundimin e ligjit.

“Unë nuk jam militant që pretendoj se qeveria do rrezohet me protesta, por jam qytetar që kërkoj të përmbyset sistemi i sundimit të Bosit për të vendosur sundimin e ligjit.

Në këtë fushë, pra në vendosjen e sundimit të ligjit, jam i gatshëm të kontribuoj pa orar dhe pa para. Në beteja personash nuk kam ndërmend të futem, megjithse e përsëris: e mbështes rotacionin politik!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Publikuar

-

Nga

Afera e inceneratorëve po zbulon dalëngadalë një aleancë, jo aq fluide, se sa interesash, ndërmjet Klodian Zotos dhe drejtuesve të një prej televizioneve më të rëndësishëm në vend, Top Channel.

Pak ditë më parë, kur “Boldnews.al” njoftoi se SPAK kishte nisur hetime për tenderin dyshimtë 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos,  Top Channel transmetoi një kronikë, ku flitej me superlativa se sa e rëndësishme është tjetërsimin i zonës së mbetjeve urbane të Durrësit në një Eko-Park.

Kjo kronikë, e cila argumentonte interesin e lartë publik në mbylljen e Porto-Romanos, në fakt duket se synonte amortizimin e goditjes që mori bashkimi i operatorëve “De Mare” srl dhe “Viktoria Invest International”, fitues të tenderit 15 milionë euro, nga lajmi që SPAK nisi hetimin për këtë prokurim publik.

Një investigim i mëparshëm i “Boldnews.al” provoi lidhjet ndërmjet kompanisë “De Mare” dhe “Integrated Energy” të Klodian Zotos.

Ndërkohë, të dhëna të publikuara së fundmi në CNA.al, kanë identifikuar lidhje biznesi ndërmjet Klodian Zotos dhe Eva Blushit, bashkëshortja e drejtorit të përgjithshëm të televizionit Top Channel.

Pak nga pak nis të qartësohet arsyeja se përse Top Channel, nën mbulesën e interesit publik, prej kohësh ka mbështetur aferën e inceneratorëve, insistimin për mbylljen e Porto Romanos dhe depozitimin e mbetjeve urbane në Durrësit në landfillin e Sharrës në Tiranë, nën administrimin e kompanisë koncensionare të Klodian Zotos.

“Sensibiliteti” i Top Channel për mbeturinat

Televizioni kryesor në Shqipëri, Top Channel, ka treguar një interes të veçantë për ndotjen nga mbeturinat në Durrës, ndërkohë që nuk e sheh aspak alarmante situatën në Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj.

Një emision i plotë televiziv në Shkurt 2019, si edhe  kronika periodike për keq-menaxhimin e mbetjeve urbane në qytetin bregdetar janë transmetuar në vijimësi nga televizioni i drejtuar nga Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi.

Në pamje të parë, kronikat duken të përgatitura për të sensibiluzuar institucionet shtetërore në Bashkinë e Durrësit që të marrin e nevojshme për përballimin e emergjencës së plehrave. Por, ky intensitet kronikash kritike për Durrësin vjen paralelisht me ngritjen e inceneratorit për përpunimin e mbetjeve në Tiranë.

LEXO EDHE:  Paloka: Ndërtuesit e Ramës vjedhin paratë e qytetarëve, Ta kthejmë këtë dimër në pranverën e shpresës

LEXO EDHE:  “Bomba” e ish-ministrit të Ramës/ Zbulon “ligjin” antikushtetues të marrë nga Erdogan, do të eleminohet…

“Sensibilizimi” që Top Channel i bën opinionit publik dhe institucioneve shtetërore lidhur me “emergjencën e plehrave” të Durrësit shkon në interesin e kompanisë koncensionare. Në bazë të këtyre kronikave, “Integrated Energy BV SPV” e Klodian Zotos mund ta paraqesë veten si “shpëtimtare” të situatës së Durrësit, natyrisht, duke shtuar në mënyrë galopante të ardhurat e saj.

“Fijet” që lidhin Top Channel me Zoton

Në media, është raportuar së fundmi për një kompani, e regjistruar në Bullgari, “EM Capital Group”. Kompania drejtohet nga Klodian Zoto i inceneratorëve dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, drejtorit të Top Channel.

Pjesë e kompanisë së regjistruar në Bullgari është edhe Mirel Mërtiri, alias Klodian Mërtiri, një shtetas shqiptar, rezident në Maltë.

Emri i Klodian (Mirel) Mërtirit nuk është i panjohur. Ai, së bashku me Klodian Zoton, njihen si bashkëpunëtorë të hershëm të ministrit aktual të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, kur të tre bashkë drejtonin kompaninë “Hermes”.

Pas këtyre të dhënave, “puzzle-i” fillon të bëhet më i plotë, duke “dekonspiruar” edhe rolin e Top Channel, i vendosur në pozitë luftarake ndaj kujtdo që synon të tregojë të vërtetën e aferës së inceneratorëve.

Përtej fasadës së mbrojtjes së interesit publik, të dhënat dëshmojnë se Top Channel dhe drejtuesit e tij duket se kanë marrë rolin e mbrojtësit publik të aferës së plehrave, mesa duket, për të mbrojtur interesat e tyre financiare, që lidhen me Klodian Zoton dhe koncensionet e tij qindra-milionë euroshe.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha reagon pas investigimit të CNA/ Si po pasurohet Blushi nga lidhjet mafioze me Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish kreyministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të publikuar në CNA.al lidhur “Lori Kafe” e cila nuk do jetë më në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëve të të ndjerit Dritan Hoxha, por 51% të aksioneve të kompanisë i zotërojnë pronarët e konçesionit të incerneratorëve dhe Ben Blushi drejtori i Top Channel nëpërmjet bashkëshortes së tij.

Berisha shprehet se lidhjet e Arben Malavitës me pronarin e inceneratorëve me të cilin u grabitën 320 milionë dollarë nuk kanë të ndalur.

Sipas Berishës, Arben Malavita siç  quan ai,  po pasurohet në mënyrë marramendese për shkak të lidhjeve të tij mafioze me Ramën!

“Klamoroze! Arben Malvita dhe Kodjan Mafiozi blejnë dhe Lori Kafenë!
Sa më shumë kanë vjedhur aq me shumë duan të vjedhin. Miq, oreksi vjen duke ngrënë, për hajdutët dhe mafiozet kjo dmth sa më shumë ke vjedhur aq më shumë do që të vjedhësh. Lidhjet e Arben Malavites me mafiozin e djegesve (inseratorve) me të cilin u grabitën shqiptarëve 320 milionë dollarë nuk kanë të ndalur. Tani kjo dyshe famezeze, në të cilën Blushi përfaqësohet nga bashkëshortja e tij Eva me kompaninë e tyre të rregjistruar në Sofje po blejnë me 2 milionë dollarë Lory Kafene!  Se ku i gjeti Arben Malavita 2 milionë dollare për të blerë Lori Kafene e di ai vetë. Por e vërteta është se po pasurohet në mënyrë marramendese për shkak të lidhjeve të tij mafioze me Ramën!  Arben Malavita ka shndërruar Teleblushin në lëpirësin nr 1 të Edvin Mafise ndaj dhe ai tani fiton çdo gjyq dhe tender që do të fitoj”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se në një material të publikuar dje CNA.al zbuloi se në Bullgari ekzistonte një kompani EM Capital Group AD, e cila ka tre ortakë Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Eva Blushin. Dy të parët pronarët e famshëm të kompanisë që ka konçesionin e incerneratorëve dhe e treat bashkëshortja e Ben Blushit drejtorit të Top Medias, ish-gazetarit që pak kohë më parë dështoi në politikë por që po gjen rrugën e suksesit si menaxher në media.

LEXO EDHE:  Bushati: Opozita gati të shkatërrojë çdo protestë që nuk e sjell atë në pushtet

LEXO EDHE:  Ish-ministri Ramës i del në mbrojtje LRI-së

Sipas të dhënave zyrtare siguruar nga CNA.al kompania bullgare EM Capital Group AD, me pronarë Klodin e inceneratorëve dhe bashkëshorten e Ben Blushit ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë VALTELINA shpk, themeluar nga Dritan Hoxha në tetor te vitit 1993. Kjo kompani është edhe mbajtësja dhe prodhuesja e brandit Lori Kafe dhe disa kafeve të tjera në treg./CNA.al

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta pret delegacionin e Venecias/ Çmontimi i Kushtetutës ka prishur balancat

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikes Ilir Meta ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë pas përplasjeve për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Mësohet se Presidenti Meta gjatë takimit ka theksuar se me Komisionin e Venecias është bërë një Kushtetutë e mrekullueshme.

Por, Kreu i Shtetit shtoi më tej se herë pas here kjo çmontohet dhe prishet balanca.

“Bëmë një kushtetutë të mrekullueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në ‘98. Profesor Caco në atë kohë, Buchichio kanë bërë një punë të mrekullueshme. Por që atëherë ne harruam çfarë ndodhi dhe herë pas here i kemi çmontuar mekanizmat ‘check&balance’ të Kushtetutës sonë. Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tij. Ashtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë. Dhe unë isha kryetar i parlamentit në atë kohë dhe jam krenar për atë arritje se pata mundësi për ta imponuar atë konseneus vetëm duke përdorur rekomandimet e komisionit të Venecias”, deklaroi Meta.

LEXO TE PLOTE