LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sipërmarrja në gjendje të mjeruar/ Shqipëria po shndërrohet në moçal”

23 Dhjetor 2019, 11:12, Politikë CNA
“Sipërmarrja në gjendje të mjeruar/ Shqipëria po

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka vizituar sot bizneset tek rruga e Kavajës në kryeqytet.

Sipas saj, vizita në këtko biznese ishte një tjetër dëshmi e gjendjes së mjeruar të sipërmarrjes në vend.

?Në çdo biznes që u futëm për të biseduar dëgjuam pesimizmin e tregtarëve. Konsumi ka rënë, taksat dhe tarifat kanë shteruar burimin e të ardhruave, tatimorët qarkullojnë biznes më biznes për t?u marrë edhe çfarë u ka mbetur.
Nëse kjo është situata në arteriet kyç të Tiranës ajo çfarë ndodh në periferinë e varfëruar dhe të harruar është edhe më errët?, shkruan Tabaku.

Sipas saj, Shqipëria po shndërrohet ngadalë në moçal sa i takon bizneseve.
Ish deputetja shprehet se ulja e taksave do të shpëtojë vendin nga rënia e konsumit, varfërimi dhe zhdukja e sipërmarrjes.

?Beteja për fiskalizimin është gjoba e fundit me kosto 1000 euro në kurriz të sipërmarrjes për interes të klientelës. Njësoj si PPP-të që po u marrni dhe gramin e fundit të të ardhurave shqiptarëve?, shkruan Tabaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga