Connect with Us

Shirat dhe shtrëngatat sjellin probleme në qarkullim/ Si paraqitet gjendja në akset kryesore

Lajme

Shirat dhe shtrëngatat sjellin probleme në qarkullim/ Si paraqitet gjendja në akset kryesore

Publikuar

-

Situata e rënduar e motit, me rreshje të dendura shiu, erë të fortë dhe shtrëngatë ka krijuar vështirësi për kalimit në disa prej akseve rrugore në vend.

Sipas informacioneve të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka pasur rënie gurësh dhe dherash në rrugë, pemë të rrëzuara si dhe mbetje të tjera, të cilat kanë krijuar vështirësi në rrugë.
Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në gadishmëri të plotë dhe kanë ndërhyrë në kohë për të eleminuar këto vështirësi.

Në Rajonin Verior është ndërhyrë në të gjithë segmentet rrugore. Me problematike është paraqitur situata në aksin Bajram Curri –Valbonë, ku ka pasur rënie masive gurësh dhe dherash. Rënie materialesh ka kasur edhe në segmentet Hani i Hotit – Tamarë, Mjedë –Pukë, Fushë Arrëz –Kukës. Ndërhyrja e menjëhershme ka bërë që situata të normalizohet dhe aktualisht nuk ka probleme. Kalueshmëria është normale në të gjitha akset e rajonit.

Ndërkohë në vendin e quajtur Krajkë në Fushë Bulqizë, një mjet është përmbysur nga era e fortë, por pa deme në njerëz. Punonjësit e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve, të cilët ndodheshin aty kanë ndërhyrë dhe me mjetet e tyre kane bërë të mundur ngritjen e automjetit.

Në Rajonin Qendror situata e rrugëve ka qenë më e qetë, megjithë rreshjet e dendura. Në të gjithë akset e këtij rajoni qarkullimi ka qenë normal.
Në Rajonin Jugor ka pasur rënie të mëdha gurësh dhe inertesh në akset Ura e Leklit – Këlcyrë dhe Berat – Çorovodë, si dhe në vendin e quajtur Shkalla e Zezë në aksin Gjirokastër – Tepelenë. Ndërsa në akset Tepelenë-Dukaj dhe Këlcyrë – Përmet ka pasur rënie pemësh. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin e tyre të menjëhershëm dhe aktualisht të gjithë akset janë me kalueshmëri normale.

LEXO EDHE:  Nga Qeveria në ARRSH/ Gruaja e tregtarit të makinave, e preferuara e Ramës

Ndërkohë në Vuno gjatë natës, është rrëzuar një mur i vjetër i një shtëpie dhe gurët kanë bllokuan një korsi të rrugës. Është ndërhyrë dhe situata është normalizuar shpejt.

Strukturat e ARRSH dhe të gjithë kontraktorët, në të tre rajonet, janë në gadishmëri dhe në monitorim të situatës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Grafiku i frikshëm/ Popullsia e Shqipërisë në rënie pa kthim

Publikuar

-

Nga

Rritja e popullsisë së Shqipërisë po vjen drejt shuarjes, teksa shtesa natyrore e po vjen në pikiatë Vitin e kaluar shënoi rënie me 7.1 për qind në raport me 2018

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2019, shtesa natyrore që mat diferencën midis lindjeve dhe vdekjeve, ishte vetëm 6624 persona. Një vit më parë shtesa natyrore ishte 7130 persona, ndërsa në vitin 1990 shtesa natyrore ishte 64 mijë persona në vit ose gati 12 herë më e lartë se në vitin 2019.

Në vitin 1990 kishim 82 mijë lindje kundrejt 28 mijë lindje në vitin 2019 ose gati tre herë më pak.

Në Vitin 1990 kishim 18 mijë vdekje në vit, ndërsa në vitin 2019 janë shënuar mbi 22 mijë vdekje në vit, kjo për shkak edhe të plakjes së popullsisë, duke pësuar një rritje me 20 për qind në raport me vitin 1990.

Gjatë vitit 2019 kanë lindur 28.561 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,3%,krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve, në vitin 2019 ishte21.937persona,duke shënuar një rritje me 0,6%.krahasuar me një vit më parë.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Ëndrra e një fshati të tërë: Duam vetëm një rrugë

LEXO EDHE:  Foto/Përmbyten rrugët e Francës, jo nga uji por...

2019, lindjet me rënie në 8 qarqe

Gjatë vitit 2019,katër qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa tetë të tjerë kanë pasur rënie. –

Numri më i madh i lindjeve shënohet në qarkun e Tiranës, me 9.321 lindje, ndërsa ai më i vogli regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 506 lindje, për vitin 2019.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve gjatë vitit 2019,krahasuar me vitin 2018,e zë qarku i Kukësit me 15,9 %,ndërsa rënien më të madhe në përqindje e zë qarku i Lezhës me 7,6 %.

Vdekjet, bien në Elbasan rriten në Kukës

Gjatë vitit 2019,gjashtë qarqe të vendit kanë shënuar ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa gjashtë të tjera kanë shënua rrritje. Numri më i vogël i vdekjeve shënohet në qarkun e Kukësit me 539 vdekje, ndërsa ai më i madhi në qarkun e Tiranës me 5.389 vdekje, për vitin 2019. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë vitit 2019,krahasuar me vitin 2018 e zë qarku i Elbasanit me 5,6%, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e zë qarku i Kukësit me 7,4%./Monitor

LEXO TE PLOTE

Lajme

Soreca takim me kreun e SPAK, Arben Kraja/ Zbardhen diskutimet

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadori Soreca me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se ka folur me Krajën rreth sfidave të SPAK.

“Folëm për sfidat e SPAK si institucion i ri. Kemi shkëmbyer gjithashtu mendime për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese” shkruan Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Dita Ndërkombëtare e Radios/ Meta kujton kohën si komentator

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjitha gjeneratat e drejtuesve, gazetarëve të radiove në Ditën Ndërkombëtare të Radios.

Mes rreshtave të urimit të tij, Meta ka kujtuar eksperiencën e tij si komentator radioje teksa shpreh mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin e kontributin e vyer që kanë dhënë e japin  gazetarët  në funksion të informimit e përcjelljes së vlerave kulturore tek miliona dëgjues.

“Një urim të përzemërt për të gjitha gjeneratat e drejtuesve, gazetarëve, folësve brilantë, komentatorëve të mrekullueshëm, dhe teknikëve të palodhur të radiove shqiptare: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Radios! Mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin e kontributin e vyer që kanë dhënë e japin në funksion të informimit e përcjelljes së vlerave kulturore tek miliona dëgjues, duke e shndërruar radion në një platformë komunikimi të pazëvendësueshme dhe tribunë të rëndësishme të pasqyrimit të jetës, kulturës, gjuhës dhe muzikës shqiptare.
Me emocione të forta ta kujtoj gjithmonë eksperiencën time modeste si komentator radio, përkrah dy emblemave të mikrofonit, Ahmet Shqarri dhe Ismet Bellova, të cilëve u jam përjetë mirënjohës që më njohën me magjinë e vërtetë të radios”, shkruan presidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE