Connect with Us

Sherri mes artistëve/ Teatri Kombëtar rreshtohet krah Laert Vasilit: Dënojmë dhunën

Kronika

Sherri mes artistëve/ Teatri Kombëtar rreshtohet krah Laert Vasilit: Dënojmë dhunën

Publikuar

-

Institucioni i Teatrit Kombëtar ka reaguar lidhur me sherrin mes aktorit Laert Vasili me anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

TK është rreshtuar krah Vasilit, teksa deklaron se dënon dhunën ndaj aktorit, ndërsa anëtarët e Aleancës i quan zaptues të godinës.

“TK dënon aktin e pa precedent të dhunimit të aktorit Laert Vasili.

Teatri Kombëtar shpreh indinjatën e thellë dhe dënon dhunën e kryer nga zaptuesit e godinës së TK ndaj aktorit dhe kolegut tonë Laert Vasili. Aktet e dhunës nuk përfaqësojnë artistët dhe as janë pjesë e vlerave morale dhe demokratike, të cilat me aq mund i kemi fituar! Duke i uruar Laertit shërim të shpejtë dhe rikthim shëndoshë e mirë në skenë, TK distancohet nga çdo përbaltje që i bëhet skenës dhe artit shqiptar!
Aktet e dhunës na detyruan të anullojmë një shfaqje të kalendarit të Teatrit Kombëtar, por nuk do na ndalojnë të përmbushim qëllimin tonë final: Edukimin përmes Artit!”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  63-vjetori i lindjes së Ndriçim Xhepës/ Teatri Kombëtar uron aktorin

Kujtojmë se rreth orës 2:00 të mëngjesit të djeshëm, Vasili u konfliktua me përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e TK ka publikuar foton nga spitali, duke thënë se këta të fundit e kishin rrahur./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me lëndë narkotike në makinë?/ Detajet e ndalimit të Oriola Marashit, si e mori përsipër vetë drogën

Publikuar

-

Nga

Disa ditë më parë, në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit është ndaluar nga policia edhe modelja e njohur Oriola Marashi.

Ndalimi i 24-vjeçares u bë në Laprakë, ndërsa ishte duke udhëtuar me një “Audi”. Ajo ka qenë nën shoqërinë e një mashkulli.

Policia e ndaloi për shkak të makinës së saj luksoze,  por gjatë ndalimit, policia ka ushtruar edhe një kontroll dhe ka gjetur në makinë një sasi të vogël marijuane.

Oriola, sipas burimeve të policisë, ka thënë se marijuane i përkiste asaj. Por, ka dyshime që ajo e ka thënë këtë gjë, për të mbrojtur mashkullin me të cilin ndodhej në makinë.

LEXO EDHE:  Katër klithma në 24 orë

LEXO EDHE:  Hahn për Teatrin Kombëtar/ “Të bëhet vlerësimi sipas rregullave europiane”

Gjithsesi, ajo është lënë e lirë dhe hetimet e mëtejshme do të kryhen nga Prokuroria.

Vetë Oriola nuk ka reaguar pas kësaj ngjarje, ndërkohë që mamaja e saj e ka mohuar, duke thënë se është një shpifje e mediave.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me armë pranë selisë së PS/ Lihet në burg Vladimir Gjuta

Publikuar

-

Nga

Lihet në burg Vladimir Gjuta i arrestuar disa ditë më parë pranë selisë të PS.

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Gjutën i cili u kap armatosur pranë selisë rozë ku zhvillohej mbledhja e kryesisë së PS.

Avokati i Gjutës, Naim Gjuta është shprehur se klienti i tij nuk kishte në plan t’i bënte atentat kryeministrit.

Pas arrestimit, Gjuta ka treguar që armën dhe një dorezë hekuri i kishte me vete për siguri dhe jo për ndonjë ngjarje.

LEXO EDHE:  Goditi me dru në fytyrë dajën/ Arrestohet 26-vjeçari

LEXO EDHE:  Nga Agron GJEKMARKAJ/ S’doja ta fyeja Shkrelin, por pse heshtin dy mbrojtësit e trashëgimisë historike?

“Armën dhe dorezën i kisha për vetëmbrojtje dhe për të ruajtur paratë është shprehur Gjuta. Lekët janë të miat dhe të familjes. Unë gjendesha aty për t’i thyer në dollarë pasi kështu e kishim lënë me familjarët dhe me babanë” mësohet të ketë thënë Gjuta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL nuk iu ndahet të “fortëve”/ Iu dërgon formularin dy të tjerëve

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin për vetdeklarimin e pasurisë, dy të “fortëve” të radhës.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit, Pajtim Serianin, mikun e Emiljano Shullazit si dhe shtetasin Orges Jahelezi, që akuzohet për trafikim narkotikësh.

Në një deklaratë për mediat, OFL bën të ditur se u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim” dhe P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

LEXO EDHE:  Prezantuesja del në televizion me nxirje në fytyrë/ Del në mbrojtje të femrave

LEXO EDHE:  Arrestohet dhunuesi i babait

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi”.-thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE