Connect with Us

“PD ka propozime edhe pa ndryshuar sistemin aktual”/ Kaso: Të gatshëm të ulemi me kundërshtarët

Politikë

“PD ka propozime edhe pa ndryshuar sistemin aktual”/ Kaso: Të gatshëm të ulemi me kundërshtarët

Publikuar

-

Sekretari për cështjet zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso hodhi akuza të forta ndaj opozitës parlamentare, të cilën e quajti zgjatje të qeverisë.

Kaso foli për 5 pikat e propozuara nga PD për daljen e vendit nga kriza në të cilën ndodhet, teksa theksoi se ndyshimi i sistemit nuk mund t’i zgjidhë problemet brenda apo jashtë partive politike.

“Opozita parlamentare është thjesht një zgjatje e qeverisë . Në këtë vend ka vetëm një opozitë e cila është duke bërë atë që është detyra e çdo opozite; të denoncojë, të jetë përballë qeverisë që tashmë kontrollon të gjitha pushtetet por nga ana tjetër edhe të japë dhe alternativën. Jam i bindur se në kushtet e demokracisë së brishtë, çdo lloj sistemi elektoral nuk do të mundte ta shmangte të metën e funksionimit të demokracisë në përgjithësi dhe të mirëfunksionimit, qoftë edhe të brendshëm, të partive politike, sidomos të partive të mëdha të cilat janë asete publike. Pikërisht për ta adresuar këtë shqetësim, një nga propozimet që ne kemi bërë në tryezën e parë kur jemi thirrur me kërkesë të OSBE, në 5 pikat tona të propozimit, në pikën e parë kanë qenë propozime konkrete për demokratizimin e brendshëm të funksionimit të partive politike, për përcaktimin e rregullave të qarta të lojës, duke synuar që në këtë mënyrë zgjidheshin ato problematika të konstatuara deri më tani, pasi nuk mohojmë faktin se janë vërejtur problematika por ndryshimi i sistemit nuk do të thotë se do zgjidhte problemet brenda partive apo jashtë tyre”, u shpreh ai.

Gjithashtu Kaso deklaroi se PD është e hapur për tu ulur në tryezë me aleatët dhe kundërshtarët politikë për të përcaktuar disa objektiva strategjike që sistemi zgjedhor synon të ruajë.

LEXO EDHE:  PD publikon dokumentin/ Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar me 3 vite burg në Greqi për plagosje

“Jemi të gatshëm të ulemi me aleatët në radhë të parë dhe me gjithë spektrin politik për të evidentuar një sistem më të mirë nëse ka. Kjo do të zgjidhte problemet e brendshme demokratike të dy partive të mëdha por nuk do të zgjidhte mënyrën se si bëhet ndarja e votës, pra nuk do të zgjidhte problemin e përfaqësimit të partive të vogla që e kanë ngritur këtë shqetësim”, theksoi ai, teksa shtoi se PD ka hartuar një plan, i cili mund të jetë gati në janar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reforma Zgjedhore/ PD prezanton propozimet për tryezën 4 palëshe

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka publikuar propozimet e saj në tryezën 4 palëshe për reformën zgjedhore.
Oerd Bylykbashi, i deleguari i PD për tryezën për Reformën Zgjedhore tha se synimi është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët.

Bylykbashi thotë se masat që ata parashikojnë, “janë masa që kërkojnë mbi të gjitha respektimin e parimit themelor, që ka OSBE që është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë, një parim i cili është konsakruar në paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së dhe që ka për qëllim, mbi të gjitha shkëputjen e shtetit nga politika, qënien e shtetit një organizëm neutral i cili funksionon në interes të publikut, të zgjedhësve dhe jo si aktor në favor të një partie që garon për të rrëmbyer pushtetin”.

“Kemi prezantuar dje tre paketa në lidhje me ndryshimet që opozita e bashkuar propozon për të goditur krimet zgjedhore, duke rritur rolin e organeve ligjzbatuese; Prokurorisë së shtetit, policisë dhe gjithë instrumentave të tjerë që duhen në këtë aspekt. Gjithashtu propozime për ndarjen e krimit nga poltiika. Tema këto që janë prioritare në axhendën e miratuar nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore, pak kohë më parë.
Tre paketat tona prekin disa aspekte.
Çështjet kryesore janë një rol i ri aktiv Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në parandalimin e e krimit zgjedhor, në goditjen e tij para ditës së votimit, një rritje e instrumnentave, fuqizimi i instrumenteve që do të kenë në dorë pikërisht organet ligjzbatuese, me një kornizë kontrolli të fortë në mënyrë që jo vetëm të luajnë roline tyre por edhe të mos abuzohen nga qeveria. por ghjithashtu duke iu dhënë nëj rol të rëndësishëm instrumentave të tjerë në dorën e zgjedhësve për të qenë aata faktor kryesor në denonciin dhe goditjen e krimit zgjedhor.
Një nga elementët kryesore që OSBE/ODIHR-i nënvizon në disa raporte; 2015, 2017, 2019 janë shitblerja e votës, është preisoni mbi zgjedhësit që janë punonjës të administrarës, cënimi i sekretit të votës, cënimi i lirisë së votës.

LEXO EDHE:  Dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Fushë-Arrëzit kreu i PD në Pukë

LEXO EDHE:  Nga “Drejtësia” te ndarja e PS-LSI/Manjani: Meritat dhe roli i rrallë i PD-së

Qëllimi i propozimeve tona është që të godasin pikërisht këto fenomene, qoftë duke i parandaluar, qoftë duke I djekur penalisht, në mënyrë që të rritet besimi jo vetëm tek procesi, por edhe tek legjitimitetiti i organeve që dalin nga zgjedhjet”, tha Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mesazhet e Ramës në parlament/ Shteti i gjunjëzuar para të “fortëve”  

Publikuar

-

Nga

A e ndoqet Kryeministrin Rama dje kur fliste nga foltorja e Kuvendit dhe jashtë rendit të ditës?

Në vend që të fliste për nismen që po shqyrtohej si shef i grupit që e kishte propozuar, foli një orë për paketën e quajtur nga ai vetë anti-KÇK.

Termi anti-KÇK nuk ekziston në asnjë prej paragrafëve të asnjë ligji.

Akronimi i shpikur nga Rama nuk gjen shpjegim në asnjë prej ligjeve të prezantuara nga qeveria si pjesë e paketës anti-KÇK.

Ndaj natyrshëm lind pyetja me kë flet Rama kur citon akronimin KÇK? Ndryshe nga sa shtjellon si demagogji, akronimi nuk mund të ketë lidhje me segmentin e zyrtarëve të drejtësisë të përjashtuar ndërkohë nga sistemi. Rama na e risqaroi këtë dje kur tha se anti-KÇK do ketë punë me gjyqtarët e mbetur që do guxojnë të marrin vendime të ndryshme nga pritshmëria e qeverisë.

Akronimi nuk ka lidhje me zyrtarë shtetërorë, as në qeverinë qendrore as në pushtetin lokal. Ata janë të gjithë nëpunësa të Ramës ndaj askush nuk mund të mendojë që Ramës ju dashka një paketë e tërë, qoftë edhe antikushtetuese, për t’i bërë zap.

Anti-KÇK ka lidhje vetëm me bandat dhe ata që po lexohen nga çupa me syze të errta. Ky është lajmi!

Lajmi është që Ramës për momentin i duhet një tekst që mban votat e Kuvendit për të kërcënuar të fortët.

Ajo paketë është dëshmia e dështimit dhe gjunjëzimit të shtetit në raport me të fortët. Është akt i firmosur nga Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti.

Rama na e saqoi dje nga foltorja e Kuvendit.

Rama i paralajmëroi ata nga ajo foltore që mos guxojnë të kërkojnë më dhe të bëjnë presion për tendera tek pushteti lokal.

Kjo është ajo që u tha atyre! Kurse në të tjerëve që kemi veshë e dëgjojmë e mend që të kuptojmë komunikimin e kryeministrit me bandat, na sqaroi që së pari bandat po i kërcënokan të emëruarit e Ramës në pushtet lokal dhe së dyti që Rama nuk po i ndaloka dot me mjete ligjore sepse ata qenkan më të fortë se pushteti, sa kohe nuk ka asnjë denoncim për raste kërcënimesh.

Këtë kuptuam dje!

Ajo që kemi kuptuar me kohë është që ligjet e paketës së emërtuar nga Rama si anti-KÇK nuk mund të kenë as jetë të gjatë as efekt ligjor sa kohë janë shkruar pa asnjë konsiderim mbi Kushtetutë dhe të drejta Kushtetuese, duke zbardhur nëe tekst hallin e Ramës dhe jo hallin e Shqipërisë.

Si të tilla ne besojmë se as grupi parlamentar, as militantët socialist dhe aq më pak enturazhi rreth Ramës, nuk beson ato që thotë Rama.

LEXO EDHE:  PD publikon dokumentin/ Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar me 3 vite burg në Greqi për plagosje

LEXO EDHE:  Dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Fushë-Arrëzit kreu i PD në Pukë

Rama dje tha praktikisht që do sekuestrohen ato pasuri që deklarohen nga të fortët, por që nuk justifikohen dot (!!!) dhe se pas kësaj ata nuk do lejohen me të mund të pastrojnë pasuritë e tjera që nuk i kanë deklaruar.

Praktikisht i kërcënoi se nuk do u japi me tendera e leje ndërtimi të tjera. A e dëgjuat Kryeministrin dje kur si kapobandë u fliste bandave të tjera duke ju mburrur se vërtetë ata kishin pasurinë, por ky kishte OFL-në!?

Por pse duhet tu bëjë thirrje, t’u flasë apo t’i kërcënojë nga foltorja e Kuvendit? A ka atë çupen që lexon emrat?

A po ua nis nga foltorja e ministrisë së brendshme njoftimet?

Pse i duhet shpjegimi i njoftimeve të asaj ćupës me syze Ramës?

Për t’u sqaruar që pas asaj çupës me syze qëndron Rama?

Apo po ju bën thirrje që t’i vënë gishtin kokës, të qetësohen se nuk ka nevojë që të vërsulen të gjithë që të kapin ça të kapin se “ka për të gjithë” (thotë Tan Lamja)!

Por sidomos ta njohin si shefin e madh dhe të mbyllin me paqe dhe me marrëveshje të fortësh gjithë këtë betejë, ku njëra palë kërcënon me armë e tjetra me OFL.

Nëse në fillim kuptuam që ligjet e urgjencës ishin shoë për shqiptarët dhe dje kuptuam që bandat paskan filluar të kërcënojnë edhe zyrtarët e lartë të Ramës, sot po kuptojmë që Rama kur kërcënon me luftë në fakt po bën thirrje për marrëveshje.

Aq më shumë që ajo lufta që u shpalli duket nuk po tremb asnjë nga ata që po i dalin përditë nga burgjet.

Dhe meqë në këtë rast ju desh të gjente një fajtor, sajoi që drama që po përjeton vendi nga gjendja pa gjykata dhe pa prokurori, paska qënë gjë që ai Rama e dinte dhe e priste.

Ne kuptuam vetëm që ua paska mbajtur të fshehtë shqiptarëve. Ne do vazhdojmë të degjojmë me vemendje Kryeministrin që nesër e perditë të kuptojmë se çfarë të fshehtash të tjera po mban Rama në xhep./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Reforma territoriale ka sjellë probleme”/ Bozdo: Pranohet edhe nga kryebashkiakët socialistë

Publikuar

-

Nga

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo thotë se reforma territoriale ka sjellë probleme dhe sipas tij kjo pranohet edhe nga kryebashkiakët socialistë.

Bozdo shprehet se prioritet aktual është reforma zgjedhore, por ai thekson se idealja do të ishte një datë e re zgjedhjesh dhe një diskutim për reformën territoriale.

“Çështja e reformës territoriale ka qenë një çështje e nxehtë në të gjitha diskutimet e Partisë Demokratike dhe besoj se tashmë, 5 vite nga reforma, kemi të drejtë morale të gjykojmë nga pikëpamja administrative, por edhe nga pikëpamja politike, nëse kjo reformë ka qenë apo jo e suksesshme. Pranohet gjerësisht edhe nga ata që e hartuan dhe e implementuan këtë reformë se ka sjellë shumë probleme. Ndarja territoriale, jo vetëm që nuk ka sjellë atë që u premtua, por shërbimet janë gjithmonë e më larg qytetarit. Hartat nuk përbëjnë sens. Hartat janë bërë për të favorizuar rezultatet politike në tavolinë. Kjo pohohet gjerësisht edhe nga kryebashkiakët socialistë.
Besoj që është një çështje që duhet trajtuar. A do të jetë një kusht i padiskutueshëm apo jo? Unë nuk besoj dhe nuk është ky çasti për të thënë. Ne kemi bërë të qartë se do të hyjmë në tryezën e reformës zgjedhore. Ne kemi bërë propozimet tona dhe tashmë të shohim se si do të reagojë mazhoranca.
Do të ishte ideale që bashkë me një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, do të hynim edhe një diskutim se çfarë mund të korrigjohet nga kjo hartë që është paraqitur dhe kush është edhe kuadri ligjor që duhet të amendohet. Ne përballemi sot me një krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale. Një krizë e tillë kërkon zgjidhje të menjëhershme. Zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore në të njëjtën kohë janë zgjidhja. Megjithatë, fokusi ynë kryesor sot është reforma zgjedhore”, u shpreh Bozdo në studion e A2.

LEXO TE PLOTE