LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në prag Krishtlindjesh/ Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë mesazh urimi

23 Dhjetor 2019, 21:13, Politikë CNA
Në prag Krishtlindjesh/ Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

Peshkopi i Kishës Autoqefale, Anastas Janullatos ka publikuar një mesazh urimi për Krishtlindje, pasi vetëm 26 orë na ndajnë tashmë nga festa e madhe.

Urimi i Peshkopit Janullatos ishte për shpresë dhe solidaritet ndaj sprovave të jetës, në një kohë kur tensionet dhe konfliktet po torturojnë botën.

Krishtlindje 2019, Peshkopi i Kishës Autoqefale, Anastas Janullatos

Në Krishtlindje, në të kremten e madhe të ardhjes së Birit dhe Fjalës së Perëndisë brenda njerëzimit, kremtojmë nismën e Perëndisë Atë për t?u pajtuar me gjininë njerëzore.

Në një kohë kur ndasitë, tensionet dhe konfliktet po torturojnë botën, do ta kremtojmë Krishtlindjen në mënyrë më esenciale, vetëm nëse marrim pjesë, sipas mundësive tona, në përpjekjet për pajtim në ambientin tonë të ngushtë, në jetën profesionale, shoqërore, kishtare e politike.

Krishtlindje të bekuara vëllezër dhe motra!

Viti i Ri le të na sjellë paqe me shpresë gjallëruese, si dhe solidaritet të pandërprerë në sprovat e papritura të jetës.

Gëzuar Krishtlindjet!/CNA.al

Krishtlindje 2019 Mesazhi i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

Krishtlindje 2019 Mesazhi i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

Gepostet von Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë am Montag, 23. Dezember 2019

Lajmet e fundit nga