LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Haxhi Lleshi vlerësohet me titull “Nderi”/ Reagon ashpër PD: Turp historik që duhet anulluar

23 Dhjetor 2019, 14:45, Politikë CNA
Haxhi Lleshi vlerësohet me titull “Nderi”/ Reagon ashpër

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi e ka quajtur turp historik akordimin me titullin ?Nderi i Dibrës? për Haxhi Lleshin.

Sipas Çupit, “dhënia një titulli të tillë për xhelatin e Dibranëve, dhe familjeve me emer Matjane,është e papranueshme dhe duhet anulluar.”

Çupi i bën thirrje kryeministrit Rama të kërkojë anullimin e urdhërit të tij për këtë akt.

?Një turp që duhet anulluar. Nuk mund të dekorohen xhelatët- me urdhër të cilëve janë ekzekutuar dhjetra e qindra të pafajshëm.

Ky është rikthim në antivlerat dhe anti-njerëzit e komunizmit. Një turp për Shqipërinë e 2019 dhënia e titullit te “nderit të Dibrës : ish Kryetar i Presidiumi të Kuvendit Popullor , ish- sekretarit të parë dhe anëtar i ish- Komitetit Qëndror, Haxhi Lleshi.
Bijtë e ish komunistëve, tashmë në pushtet, nuk po lënë figurë të sistemit gjakatar komunist, pa e kujtuar dhe rikthyer në piedestal. Një turp historik, vlerësimi dhe titujt për individë që me urdhëra direkte kane vrarë e ekzekutuar dhjetra të pafajshëm gjatë regjimit komunist.

Dhënia një titulli të tillë për xhelatin e Dibranëve, dhe familjeve me emer Matjane, është i papranueshëm dhe duhet të anullohet një orë e më parë.
I bëj thirrje Kryeministrit të kërkojë anullimin e urdhërit të tij për këtë akt të turpshëm të qarkut të Dibrës.

Koha e komunistëve dhe bijve të tyre ka marrë fund para 30 vitesh. Promovimi i tyre nga ky pushtet, pas 3 dekadave është i papranueshëm?, shkruan Çupi./CNA.al

Lajmet e fundit nga