LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabisnin çdo natë shtëpitë/ Në pranga 3 shqiptarët në Spanjë

23 Dhjetor 2019, 21:56, Kronika CNA
Grabisnin çdo natë shtëpitë/ Në pranga 3

Tre shqiptarë kanë rënë në pranga në Spanjë pasi akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh në qytete të ndryshme.

Të arrestuarit që i përkisnin grupmoshës 25-30 vjeç, akuzohen për të paktën 15 grabitje nëpër banesa. Deri tani janë publikuar fakte për veprimtarinë e tyre në qytete si Guadarrama, Alpedrete, Torrelodones, Venturada, Griñón, Boadilla del Monte dhe Villaviciosa de Odón.

Autoritetet spanjolle bëjnë me dije se shqiptarët që kishin hyrë në Spanjë këtë tetor, vepronin çdo natë, duke kryer nga dy grabitje.

Pasi pikasnin banesat, të rinjtë nga Shqipëria vendoseshin në aksion gjatë natës ku hapnin me manovra dyer dhe dritare, duke u futur brenda për të plaçkitur çdo gjë, para dhe sende të tjera me vlerë. Me të kryer vjedhjet, shqiptarët largoheshin nga Spanja, mirëpo këtë herë ranë në rrjetin e policisë për shkak të denoncimeve dhe të kamerave publike.

Identiteti i shqiptarëve nuk është bërë i ditur, por autoritetet kanë njoftuar se 3 shqiptarët janë vënë në dispozicion të autoriteteve kompetente gjyqësore, duke u dënuar me burg.

Pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë si vepronin shqiptarët duke u futur natën në shtëpitë e spanjollëve për të grabitur, janë publikuar nga Policia e Spanjes./Përshtati nga villaviciosadigital.es, CNA.al

Lajmet e fundit nga