Connect with Us

Gara për kreun e ILD-së/ KED miraton listën e kandidatëve

Kronika

Gara për kreun e ILD-së/ KED miraton listën e kandidatëve

Publikuar

-

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar raportin për renditjen e kandidatëve për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ashtu edhe siç pritej, i pari është vendosur i përfoluri Artur Metani, aktualisht Avokat i Shtetit me 89.6 pikë.

Në vend të dytë u rendit Sokol Stojani me 89 pikë. Në vend të tretë u rendit , Joana Asimi Sorraj 82.2 pikë.

Në vend të katërt u rendit Eris Hysi me 78.3 me pikë, kurse në vend të  pestë u rendit Lindita Troja me 63.4 pikë.

Njoftimi nga KED

Në zbatim të nenit 147/d pika 4 dhe nenit 149/d pika 1 të Kushtetutës, të nenit 199 pika 2, nenit 201 pika 2, nenit 239 dhe nenit 240 të ligjit nr.115/2016, si edhe të dispozitave të aktit nënligjor normativ Vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”,

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e tij të datës 23.12.2019, sipas rendit të përcaktuar të ditës, vendosi:

Të miratojë listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidaturave në datën 09.09.2019.

Të miratojë raportin për renditjen e kandidatëve të lejuar për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidaturave në datën 09.09.2019.

Lista do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, brenda tre ditëve, sipas parashikimeve të nenit 200 shkronja “ë” të ligjit nr. 115/2016.

Lista përfundimtare e renditjes:

1.Artur Metani 89.6 Pikë

2.Sokol Stojani 89 Pikë

3.Joana Asimi Sorraj 82.2 Pikë

4.Eris Hysi 78.3 Pikë

5.Lindita Troja 63.4 Pikë

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me lëndë narkotike në makinë?/ Detajet e ndalimit të Oriola Marashit, si e mori përsipër vetë drogën

Publikuar

-

Nga

Disa ditë më parë, në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit është ndaluar nga policia edhe modelja e njohur Oriola Marashi.

Ndalimi i 24-vjeçares u bë në Laprakë, ndërsa ishte duke udhëtuar me një “Audi”. Ajo ka qenë nën shoqërinë e një mashkulli.

Policia e ndaloi për shkak të makinës së saj luksoze,  por gjatë ndalimit, policia ka ushtruar edhe një kontroll dhe ka gjetur në makinë një sasi të vogël marijuane.

Oriola, sipas burimeve të policisë, ka thënë se marijuane i përkiste asaj. Por, ka dyshime që ajo e ka thënë këtë gjë, për të mbrojtur mashkullin me të cilin ndodhej në makinë.

LEXO EDHE:  Emërimet për Kushtetuesen/ Berisha: Këtë skemë e kam propozuar unë, po mundohen të kapin Gjykatën

LEXO EDHE:  Thellohet kriza në Drejtësi/ Këshilli i Emërimeve drejt shkrirjes

Gjithsesi, ajo është lënë e lirë dhe hetimet e mëtejshme do të kryhen nga Prokuroria.

Vetë Oriola nuk ka reaguar pas kësaj ngjarje, ndërkohë që mamaja e saj e ka mohuar, duke thënë se është një shpifje e mediave.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me armë pranë selisë së PS/ Lihet në burg Vladimir Gjuta

Publikuar

-

Nga

Lihet në burg Vladimir Gjuta i arrestuar disa ditë më parë pranë selisë të PS.

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Gjutën i cili u kap armatosur pranë selisë rozë ku zhvillohej mbledhja e kryesisë së PS.

Avokati i Gjutës, Naim Gjuta është shprehur se klienti i tij nuk kishte në plan t’i bënte atentat kryeministrit.

Pas arrestimit, Gjuta ka treguar që armën dhe një dorezë hekuri i kishte me vete për siguri dhe jo për ndonjë ngjarje.

LEXO EDHE:  Bandës të Ramës në pushtetin vendor i shtohet edhe një kirurg ?

LEXO EDHE:  Bandës të Ramës në pushtetin vendor i shtohet edhe një kirurg ?

“Armën dhe dorezën i kisha për vetëmbrojtje dhe për të ruajtur paratë është shprehur Gjuta. Lekët janë të miat dhe të familjes. Unë gjendesha aty për t’i thyer në dollarë pasi kështu e kishim lënë me familjarët dhe me babanë” mësohet të ketë thënë Gjuta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL nuk iu ndahet të “fortëve”/ Iu dërgon formularin dy të tjerëve

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin për vetdeklarimin e pasurisë, dy të “fortëve” të radhës.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit, Pajtim Serianin, mikun e Emiljano Shullazit si dhe shtetasin Orges Jahelezi, që akuzohet për trafikim narkotikësh.

Në një deklaratë për mediat, OFL bën të ditur se u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim” dhe P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

LEXO EDHE:  Thellohet kriza në Drejtësi/ Këshilli i Emërimeve drejt shkrirjes

LEXO EDHE:  Emërimet për Kushtetuesen/ Berisha: Këtë skemë e kam propozuar unë, po mundohen të kapin Gjykatën

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi”.-thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE