Connect with Us

Festivali i Këngës/ Përparim Kabo i hakërrehet drejtorit të RTSH: Duhet të lësh sa më shpejt atë zyrë e të kërkosh falje publike

Lajme

Festivali i Këngës/ Përparim Kabo i hakërrehet drejtorit të RTSH: Duhet të lësh sa më shpejt atë zyrë e të kërkosh falje publike

Publikuar

-

Profesor Përparim Kabo ka ngritur “gishtin e akuzës” ndaj drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gellci lidhur me Festivalin e 58 të Këngës.

Kabo shprehet se se Gellci lejoi që në festivalin e këngës Shqiptare të marrin pjesë kompozitorë të kombësive jo shqiptarë dhe të dalë fitues një që nuk e njeh as gjuhën as shpirtin dhe as traditën tonë.

“Kujt i more leje për këtë, Cesk Zadejes, Kristo Konos. Gaqo Avrazit, Koco Ucit, Gjon Simonit Fehim Ibrahimit Limoz Dizdarit, Kujtim Laros, Agim Prodanit, Agim Krajkës, Ferdinand Dedes, Kastriot Gjinit, Abulla Grimcit, Agron Xhungës, Aleksandër Pecit, Aleksandër Lalos, Selim Ishmakut, Gazmend Mullait, Aleksandër Vezulit Luan Zhegut, Avni Mulës, Markelian Kapedanit, Edmond Zhulalit po Vaçe Zeles i.more leje, po Fatos Arapit dhe Xhevair Spahiut i more leje po Agim Docit dhe Jorgo Papingjit i more leje? …lista është shumë e gjatë, iu lyp ndjesë për mos përmendje emri…Kujt i more leje zoti Gellci?” shkruan Kabo.

Sipas profesor Kabos, Gellci duhet të lerë shpejt atë zyrë dhe të dalë të kërkojë falje publike .

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Zbulohet dokumenti/ Robert Rakipllari, miliona nga konflikti i interesit

“Ti duhet të lësh atë zyre sa më shpejte të dalësh të kërkosh falje publike dhe të vesh para përgjegjësisë atë që e bëri këtë gjë? Nuk është lajthitje është percudnim. Është deformim në kulturen kombëtare. Edhte shitje për shqiptare i një krijimi që nuk është shqiptar. Është një fyerje që na ke bërë të gjithëve…Sa më shpejt zgjidhe neser do të jetë shumë vonë. Shqiptarët nuk do ta falin…Ju ke përdhosur muzën e parë këngën…Je i humbur nuk të shpëton as heshtja e as alibia, kjo nuk harrohet”, shkruan Kabo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Dita Ndërkombëtare e Radios/ Meta kujton kohën si komentator

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjitha gjeneratat e drejtuesve, gazetarëve të radiove në Ditën Ndërkombëtare të Radios.

Mes rreshtave të urimit të tij, Meta ka kujtuar eksperiencën e tij si komentator radioje teksa shpreh mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin e kontributin e vyer që kanë dhënë e japin  gazetarët  në funksion të informimit e përcjelljes së vlerave kulturore tek miliona dëgjues.

“Një urim të përzemërt për të gjitha gjeneratat e drejtuesve, gazetarëve, folësve brilantë, komentatorëve të mrekullueshëm, dhe teknikëve të palodhur të radiove shqiptare: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Radios! Mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin e kontributin e vyer që kanë dhënë e japin në funksion të informimit e përcjelljes së vlerave kulturore tek miliona dëgjues, duke e shndërruar radion në një platformë komunikimi të pazëvendësueshme dhe tribunë të rëndësishme të pasqyrimit të jetës, kulturës, gjuhës dhe muzikës shqiptare.
Me emocione të forta ta kujtoj gjithmonë eksperiencën time modeste si komentator radio, përkrah dy emblemave të mikrofonit, Ahmet Shqarri dhe Ismet Bellova, të cilëve u jam përjetë mirënjohës që më njohën me magjinë e vërtetë të radios”, shkruan presidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Publikuar

-

Nga

Një nga brandet e para dhe më të fuqishme në Shqipëri ka ndryshuar pronar. Tashmë “Lori Kafe” nuk do jetë më në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëve të të ndjerit Dritan Hoxha, por 51% të aksioneve të kompanisë i zotërojnë pronarët ë konçesionit të incerneratorëve dhe Ben Blushi drejtori i Top Channel nëpërmjet bashkëshortes së tij.

Klodian Zoto

Në një material të publikuar dje CNA.al zbuloi se në Bullgari ekzistonte një kompani EM Capital Group AD, e cila ka tre ortakë Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Eva Blushin. Dy të parët pronarët e famshëm të kompanisë që ka konçesionin e incerneratorëve dhe e treat bashkëshortja e Ben Blushit drejtorit të Top Medias, ish-gazetarit që pak kohë më parë dështoi në politikë por që po gjen rrugën e suksesit si menaxher në media.

Sipas të dhënave zyrtare siguruar nga CNA.al kompania bullgare EM Capital Group AD, me pronarë Klodin e inceneratorëve dhe bashkëshorten e Ben Blushit ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë VALTELINA shpk, themeluar nga Dritan Hoxha në tetor te vitit 1993. Kjo kompani është edhe mbajtësja dhe prodhuesja e brandit Lori Kafe dhe disa kafeve të tjera në treg.

Kontrata e shitjes të aksioneve nga trashëgimtarët e Dritan Hoxhës tek pronarët e inceneratorëve dhe tek gruaja e Ben Blushit, mban datën 25 nëntor 2019, dhe është firmosur përpara noteres Majlinda Demollari. Më poshtë kontrata e plotë me të gjitha detajet dhe firmën e drejtorit të kompanisë EM Capital Group AD dhe Vjollca Hoxhës, HoxhH, që ka hedhur firmën për të gjithë aksionerët e tjerë.

Sipas nenit 3 të kontratës ku flitet për çmimin e shitjes dhe mënyrën e likujdimit, shkruhet se 51%  e kuotave kushtojnë 153 milionë lekë të reja dhe 600 mijë euro. Në një vlerë totale prej 225 milionë leke të reja ose 2 milionë dollarë.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i profesorit të Vettingut/ Pas Llallës e ka radhën një ish-ministër

LEXO EDHE:  Fest ’58/ Zhulali: RTSH shkriu me qëllim zyrën e kontrollit të cilësisë muzikore

Kontrata noteriale është dorëzuar më pas në QKB dhe në 31 dhjetor 2019 janë depozituar të gjitha veprimet dhe ndryshimi i aksioneve është publikuar sipas ekstraktit historik që ndodhet në fotot  e mëposhtme ku kompania EM Capital Group AD është bërë ortake me 51% të kapitalit tek Kompania Valtelina e cila ka emrin tregëtar Lori Kafe. Nga dhjetori i vitit të shkuar shumicën e aksioneve të Lori Kafe e kanë pronarët e konçesionit të inceneratorëve dhe Eva Blushi, gruaja e drejtorit të Top Channel Ben Blushi./CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Nuk mori kupën në festivalin e “RTSH”-së, Eliza Hoxha flet për eksperiencën

LEXO EDHE:  Nuk mori kupën në festivalin e “RTSH”-së, Eliza Hoxha flet për eksperiencën

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE