LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fake news dhe mashtrimi publik i Erion Veliajt

23 Dhjetor 2019, 09:18, Politikë CNA
Fake news dhe mashtrimi publik i Erion Veliajt

Një ditë më parë një incident ka ndodhur tek Teatri Kombëtar. Aktori Laert Vasili pretendon se është dhunuar dhe ndërkohë ka publikuar edhe një foto në rrjetet sociale, nga spitali, ku rreth qafës ka një protezë ortopedike.

Aktori Laert Vasili pretendon se regjisori Robert Budina e ka kapur për fyti e për pasojë ka përfunduar në spital.

Në fakt ka pasur mjaft dyshime në lidhje me vërtetësinë e pretendimeve të Laert Vasilit, ndërsa në rrjet ka shpërthyer humori.

Por, kjo çështje na risjell në vëmendje një skenar të ngjashëm, deri diku, me ?regjisor? kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe fabula e tij e trilluar në lidhje me Griseldën, gruan e ish-kryebashkiakut të Kavajës.

Gjithçka nisi me një histori të sajuar rrëmbimi më 1 qershor 2011.

Rreth orës 10:00-11:00, Griselda Zaimi u paraqit në Policinë e Tiranës së bashku me Sajmir Roshin, i identifikuar në polici si kunati i 28-vjeçares. Aty Griselda rrëfeu 7 orët e saj të tmerrit duke treguar me detaje se një natë më parë, më 31 maj 2011, rreth orës 19:00 ishte rrëmbyer nga disa persona në një makinë me xhama të zinj.

Më pas po këta persona e kishin rrahur dhe e kishin çuar në një ambient ku ajo kishte lindur fëmijën dhe ia kishin marrë.

Griselda pretendoi se pas kësaj autorët e krimit e kishin hedhur në një kanal pranë banesës së bashkëshortit të saj.

Grua, shtatzanë dhe bashkëshortja e një personazhi të njohur?mjaftueshëm elemente për ta bërë ngjarjen virale.

Në atë kohë anëtari i Asamblesë së PS-së, Erion Veliaj, e denoncoi publikisht rastin,  duke iu dërguar edhe një letër ambasadorëve lidhur me ngjarjen. Veliaj e përshkruante në anglisht ngjarjen me nota politike dhe duke përmendur edhe kërcënimet gjatë fushatës për kandidatin e PS në Kavajë.

Për më tepër Veliaj e dërgoi letrën edhe në Bruksel.

?Miq,

Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kreqytetit).

Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve. Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore??

Duke pasur parasysh rrethanat shumë të rënda të situatës në Kavajë, ky njoftim do të jetë i shkurtër dhe më tepër informacion politik do t?ju japim nesër.?-thuhej në letrën e Veliajt.

Në fakt gjithçka rezultoi të ishte thjeshtë një trillim dhe asgjë më tepër sesa kaq. Pas ekspertizës mjeko-ligjore u vërtetua se Griselda Roshi nuk kishte qënë shtatzënë dhe për më tepër vetë ajo e pranoi para Prokurorisë së Krimeve të Rënda se ngjarja ishte e trilluar.

Dhe sot, që flasim për trille politike, dhe fake news, ky është një nga mashtrimet më të mëdha politike që ka ndodhur në historinë e 30 viteve demokraci në Shqipëri.

Në një vend perëendimor, politikani që do e bëntë një gjë të tillë, do të ishte shporrur nga politika, ndërsa Veliaj është graduar ministër dhe më pas kryetar i Bashkisë së Tiranës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga