Connect with Us

Erion Veliaj, prova e parë për SPAK

Politikë

Erion Veliaj, prova e parë për SPAK

Publikuar

-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, tashmë ka filluar zyrtarisht punën. Janë zgjedhur tetë prokurorët e parë, po ashtu edhe kreu i këtij institucioni.

Por, përtej çdo debati në lidhje me SPAK, pritshmëritë e opinionit publik, por edhe ndërkombëtarëve janë të larta.

Shqiptarët presin që SPAK së pari ta fillojë punën nga politika, të hetojë zullumet e tyre në 30 vite demokraci dhe një ndër personat e parë që duhet hetuar nga ky institucion është kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe burimi i pasurisë së tij.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka marë mandatin e dytë për të udhëhequr Tiranën, rezulton milioner.

Përveç pagës ai ka përfituar të ardhura dhe nga udhëtimet jashtë.

Veliaj pretendon se ka ndryshuar Tiranën, por të dhënat tregojnë se ka ndryshuar më shumë pasurinë.

I mbytur në skandale, Veliaj ka shtuar pasurinë nga viti në vit. (lexo këtu)

Prova e parë që SPAK duhet të na tregojë nëse është apo jo i besueshëm dhe që duhet të investigojë skandalet dhe abuzimet e politikanëve shqiptarë është kryebashkiaku i Tiranës.

Ekzistojnë të gjitha faktet dhe provat. Martesa e Erion Veliajt në Kalanë e Gjirokastrës, martesa në Pezë në Tiranë, një javë e tërë me dasma. Qindra e mijëra të ftuar.

LEXO EDHE:  Raporti për korrupsionin/ OSBE mesazh të fortë politikës

Pas ceremonisë madhështore në Kalanë e Gjirokastrës, Veliaj organizoi një tjetër ceremoni, në Pezë me 900 të ftuar.

Ndërkohë që deklaroi se dasma është bërë me kursimet e mamasë së tij.

SPAK e ka mjaft të lehtë ta zgjidhë këtë çështje. Sa është kostoja e një të ftuari në Kala apo pritjet përrallore të Veliajt, këtë lehtësisht e japin kompanitë që merren me pritjet dhe organizimin e eventeve të tilla. Sa dhjetëra milion duhen për të bërë të tilla evente.

Dhe më pas vetë të ardhurat e mamit të Lali Erit. Sa ka punuar, sa të ardhura ka dhe sa ka kursyer.

Këtu del kollaj fare sa ka kushtuar dasma, ku i ka gjetur paratë Lali Eri dhe si ka gënjyer publikisht.

Ky do të ishte akti i parë i besueshëm i SPAK në opinionin publik ku një kryetar bashkie një zyrtar një politikan nxirret zbuluar edhe në gënjeshtrat e tij publike që martohet në Kala me kursimet e mamit./ CNA.al

Kryebashkiaku milioner që shiste fiq/ Zbardhet pasuria e “Lali Erit”

Nga fiqtë tek Bashkia e Tiranës/ Veliaj, “brekgrisuri” miliarder

Milioneri që “vrau” Ardit Gjoklajn/ Erion Veliaj, nga skandalet tek pasuria

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

100 plumba drejt hotelit/ I forti i Pogradecit mbrohet nga Edi Rama (Denoncimi në 2016)

Publikuar

-

Nga

100 plumba drejt hotelit/ I forti i Pogradecit mbrohet nga Edi Rama (Denoncimi në 2016)

Ilir Berberi, i cili terrorizoi Pogradecin duke derdhur 100 plumba kallashnikovi mbi një hotel në Volorekë, njihet përpos veprave penale, edhe për lidhjet me Partinë Socialiste në qytet.

Partia Demokratike e ka denoncuar 52-vjeçarin Berberin, i cili njihet më së shumti si ‘Lili i Rushkës’, që në shkurt të vitit 2016 duke bërë të ditur se ai dhe grupi kriminal që drejton, mbrohen direkt nga Edi Rama.

Në atë periudhë nëpërmjet një deklarate zyrtare PD e ka akuzuar Edi Ramën, se ka marrë në mbrojtje një grup kriminal që vepron në qytetin e Pogradecit dhe që në atë kohë kishte kërcënuar administratorin e ujësjellësit të këtij qyteti.
Sipas PD –së, Rama po mbron Ilir Berberin, një gjobvënës të njohur në Pogradec me nofkën “Lili i Rushkës”, i hetuar për disa ngjarje kriminale, përfshirë edhe vrasjen e një shefi policie dhe disa persona të tjerë me precedent penalë.

Me rastin e atij denoncimi Ilir Berberit dhe pjesëtarëve të grupit që drejton, u është publikuar edhe skeda kriminale:

Ilir Berberi: I dënuar për gjobëvënie, vjedhje dhe armëmbatje pa leje. Në Pogradec njihet si Lili i Rrushkës. I hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK drejt finalizimit/ Sot betimi i anëtarëve te Presidenti

LEXO EDHE:  Një grua në krye të Gjykatës së Lushnjes/ Zbardhet pasuria e Esmeralda Çekajt

Meardi Berberi: I ndjekur disa herë penalisht nga Prokuroria për tentativë vrasje, gjobvënie, plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Kreu 1.4 vite burg për gjobvënie. Ky person është në mbikqyrje  të vazhdueshme nga Policia. Kanosi me armë Administratorin e ri të Ujësjellësit.

Bledar Berberi: I ndjekur penalisht nga Prokuroria për akuzën armëmbajtjes pa leje dhe trafikim armësh drejt Greqisë.



Mariglen Topuzi: I përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale me përdorimin e armëve të zjarrit.

Genci Allka: I ndjekur penalisht per tentative vrasje.

Xhuliano Topuzi dhe Aleks Mertkola të ndjekur penalisht nga Policia për trafik droge.

PD denonconte që në vitin 2016 edhe se, “këta banditë që mbron Edi Rama jo vetëm kishin zaptuar Ujësjellësin, por kanë shkaktuar një dëm prej  300 milionë lekësh për 5 muaj vetëm me pagat, duke përfshirë dhe një rast ekzemplar abuzimi, si blerja me paratë e ujësjellësit të makinës private të drejtorit, në shifrën 74 milionë lekë”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish deputeti ngre shqetësimin/ Korça po përballet me largimin masiv të të rinjve

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti ngre shqetësimin/ Korça po përballet me largimin masiv të të rinjve

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ngre shqetësimin e ikjeve masive të qytetarëve nga Shqipëria.
Ai thekson se Korcca po përballet me largimin masiv për shkak të keqqeverisjes së Rilindjes.

Sipas tij, qarku i Korçes është më i prekuri nga largimi masiv i të rinjve por dhe i kryefamiljareve të cilët në pamundësi për të jetuar në vendin e tyre kanë zgjedhur emigrimin.



“Korça perballet me largimin masiv per shkak te keqqeverisjes se Rilindjes.
Shqetesuese situata ne qarkun e Korçes persa i perket largimit masiv reduktimit te klasave shkollore.
Qarku i Korçes eshte me i prekuri nga largimi masiv i te rinjve por dhe i kryefamiljareve te cilet ne pamundesi per te jetuar ne vendin e tyre kane zgjedhur emigrimin.
Kjo si pasoje e pasigurise ekonomike, falimentimit te biznesit te vogel dhe te mesem, e shkaterrimit te bujqesise, mungeses se konkurrences, e emerimeve nepotike dhe me njerez te paafte te cilet kane vrare shpresen ne vend.
Kjo situata reflektohet ne uljen e numrit te nxenesve ne shkollat fillore dhe mbylljen e klasave shkollore.
Eshte e frikshme sesi ne zonat perreth Korçes per shkak te numrit te ulet te nxenesve sepse familje kane vendosur te largohen jashte vendit, jo vetem eshte reduktuar numri klasave shkollore, por ne shume zona jane krijuar klasat mikse. Klasa me femije te grupmoshave te ndryshme, ku vetem mesim nuk behet sepse ne 10 femije, 2 jane 6 vjec, 2- 7 vjec, 3-8 vjec dhe 3-9 vjec. Keto klasa nuk kane efektivitet ne mesim apo dhe ne edukimin e femijeve. Ky model i shemtuar i Rilindjes nuk po godet vetem arsimim por dhe jeten sociale.
Ndaj te duhet te punojme te gjithe sebashku per te rikthyer shpresen ne vend, per te vendosur nje sistem merite dhe konkurrence pozitive jo te bazuar tek nepotizmi por te profesionalizmi dhe vlerat reale per te ndertuar vendin dhe te ardhmen e Shqiperise. Modeli i shemtuar i rilindjes ka marre fund eshte koha e nje modeli perfaqesues me vlera dhe gjitheperfshirese ku shanset dhe mundesia i jepet çdo qytetari”, shkruan Braimllari në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Për një muaj do të shkojmë në kolaps”/ Alarmi i Panaritit: Të dyfishohen shtretërit

Publikuar

-

Nga

“Për një muaj do të shkojmë në kolaps”/ Alarmi i Panaritit: Të dyfishohen shtretërit

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti jep alarmin se shtatori do ta gjejë Shqipërinë në kolaps për shkak të koronavirusit, nëse qeveria nuk merr masa.

Duke qenë se numri i të infektuarve ditët e fundit është i lartë, Panariti kërkoi në rrjetet sociale që të shtohen shtretërit për pacientët.



“Me këto kapacitete të mangëta , ky fluks infektimi ditor me COVID, na çon për një muaj në kolaps! Është urgjente dyfishimi i shtretërve deri në fillim shtatori. Ndërsa dimri duhet të na gjejë me dy mijë shtretër spitalorë. Sepse vetëm midis korrikut dhe mesit të gushtit rastet me COVID-19 janë rritur mesatarisht 2.7% në ditë. Duke patur parasysh se 80 % e rasteve kërkojnë dy javë që të shërohen, ndërsa 20% kërkojnë 6 javë atëherë me laps në dorë i bie që në fillim te tetorit të kemi mbi 500 të hospitalizuar që është afërsisht kapaciteti i 4 spitaleve COVID.”

LEXO EDHE:  Grup i strukturuar kriminal, trafik droge e shfrytëzim prostitucioni/ Kush janë shënjestra e radhës e OFL

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK drejt finalizimit/ Sot betimi i anëtarëve te Presidenti

Ish-deputeti i LSI tha se masat duhet të merren sa më parë sepse nuk na mbron imuniteti i tufës. /CNA.al

LEXO TE PLOTE