LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deti i trazuar në Shëngjin e Durrës/ Qindra hektarë tokë në Fushë-Krujë nën ujë

23 Dhjetor 2019, 08:21, Aktualitet CNA
Deti i trazuar në Shëngjin e Durrës/ Qindra hektarë

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin këtë fundjave, kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të vendit.

Raportohet se qindra hektarë tokë kanë mbetur nën ujë në Fushë-Krujë. Ndërsa në Shëngjin dhe Durrës si pasojë e detit të trazuar është pezulluar dalja për lundrim e mjeteve të vogla.

Ndërkohë linjat e tragetit kanë vijuar punën normalisht. Madje për të përballuar fluksin disa linja tragetesh kanë bërë udhëtime shtesë.
Moti i keq ka vijuar gjatë ditës së djeshme dhe gjatë me intensitet reshjesh./CNA.al

Lajmet e fundit nga