Connect with Us

Basha pranë të prekurve nga tërmeti/ “Lihen në harresë ata që nuk votuan në 30 Qershor”

Politikë

Basha pranë të prekurve nga tërmeti/ “Lihen në harresë ata që nuk votuan në 30 Qershor”

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar sot banorët e prekur nga tërmeti në Hamallaj të Durrësit. Ndonëse ka kaluar një muaj nga tërmeti shkatërruesi 26 nëntorit, banorët e Hamallajt ngrenë akuzat se shteti nuk është i interesuar për ta dhe se kanë futur në listë të zezë ata që nuk votuan në 30 Qershor.

Në fshatin Hamallaj të Durrësit, janë mbi rreth 250 shtëpi, pothuajse të gjitha të dëmtuara nga tërmeti, por shteti është inekzistent. Megjithëse është një nga zonat më të godituar nga tërmeti, banorët në HamallajiI treguan liderit të opozitës se janë lënë në harresë. “Nuk ka ardhur askush të vlerësojë shtëpinë. Nuk ka ardhur aksush të na sjellë një çadër.”- është fjalia që thonë njësoj të gjithë banorët që takoi kryetari i PD, Lulzim Basha në Hamallaj, në Qendër Manzë dhe në Radë. “Dritën e lidhim vetë me shpenzimet tona, ujin vetë, rrugën e bëjmë vetë, çdo gjë vetëm me forcat tona. Ku është shteti për ne? Nuk ka shtet për ne? Vijnë vetëm kur na kërkojnë votat?”- shprehet e revoltuar një kryefamiljare në Hamallaj, e cila kërkon vlerësimin e shtëpisë së saj.

Kryetari i Partisë Demokratike, i cili vizitoi disa familje të lëna në mëshirë të fatit në çadra plasmasi, u shpreh se gjendja është e papranueshme. “Kjo është kriminale. Tani nuk ka më asnjë justifikim. U bë një muaj kjo gjendje. Kanë 150 milion dollarë që i marrin 10 veta dhe kanë lënë dhjetra mijëra familje si ju. Nga mëngjesi deri në darkë vetëm propagandë. Propoganda as ju ngroh as ju ushqen, as ju shëron, as i çon fëmijët në shkollë.” – tha zoti Basha,

Në Manzë, një kryefamiljar dëshmoi se Bashkia e Durrësit dhe njësia administrative po bëjnë ndarje politike në dhënien e ndihmave, duke përjashtuar ata që nuk kanë marrë pjesë në votimet e 30 Qershorit. “Na kanë thënë se nuk kemi votuar më 30 qershor dhe për ju ekziston lista e zezë, prandaj nuk kemi as ndihma, asgjë.”- i tha ai zotit Basha, për të cilin kjo dëshmi nuk ishte e panjohur.

“E kam dëgjuar këtë histori, se ma kanë thënë disa persona. Kjo është për ndjekje penale. Se Zoti nuk i ndau njerëzit, kur ra tërmeti. Ky po i ndan, po i ndan sipas listës së 30 qershorit. Dhe këta që e bëjnë këtë punë, këta duhen kapur, u duhen vënë prangat në dorë, po të ketë prokurori. “- u shpreh kreu i opozitës, i cili siguroi qytetarët e revoltuar nga braktisja shtetërore se opozita do të jetë zëri i tyre për çdo padrejtësi.

“Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë. E para, për t’ju qëndruar afër. E dyta, për të mos e lejuar tërmetin të përdoret si një alibi për një tjetër megatermet hajdutërie. E ka shteti për detyrë t’ju ndihmojë. E ka për detyrë dhe i ka të gjithë mundësitë. Ia kemi thënë prej ditës së parë: hiqu 150 milionë dollarë oligarkëve, vlerëso dëmin, jepu paratë në dorë njerëzve që jetojnë në zonat rurale, pezullo faturat e energjisë dhe të ujit derisa të kalojë gjendja e jashtëzakonshme. Gjendje të jashtëzakonshme pa bërë këto, por me propaganda, për të mbushur xhepat hajdutët e qeverisë, për të vjedhur mbi rrënojat e tërmetit, kjo është skandaloze, kjo është kriminale. Vetëm me llafe, vetëm me propaganda, nuk pret as shëndeti i fëmijëve, as shëndeti juaj për propagandën.” tha zoti Basha.

Njëri nga banorët denoncoi jo vetëm braktisjen nga shteti, por edhe presionet nga zyrtarët për të mos i bërë publike në media.

“Nga bashkia asnjë lloj ndihme, as edhe gjëja më e vogël. Edhe kur vjen puna tashi pse dalim ne nëpër media, bëhen këto gjëra, penalizohemi. Unë dal për hallet e mia.”- i tha kryefamiljari zotit Basha, i cili vuri në dukje apatinë e prokurprisë për të reaguar për të tilla situate presioni. “Jo vetëm që s’duhesh të kesh ti frikë, frikë duhet të kenë këta që po bëjnë abuzime me pushtetin që s’po ju vijnë në ndihmë juve, se po të kishte Prokurori, do të vinte tani t’i merrte në hetim.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kam shitur gjakun për të ushqyer fëmijët”/ Basha publikon dëshminë rrëqethëse

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Klodian Rashës/ Basha tregon pse heshi Rama për tre ditë

Kreu i PD,  Lulzim Basha ka publikuar sot në rrjetet sociale një video prekëse, ku shfaqet një baba i cili mes lotësh pranon se ka shitur gjakun e tij për të ushqyer fëmijët.

Sipas Bashës, që ngjarje të tilla të mos ndodhin më duhet të largohet kryeministri Rama dhe qeveria e tij

“Është koha për ndryshim. Është koha për të larguar Edi Ramën”,- shkruan Basha bashkwngjitur videos./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasada franceze i përgjigjet Ramës/ S’mund të akuzosh një vend mik

Publikuar

-

Nga

Ambasada Franceze në Shqipëri ka reaguar në lidhje me akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkimit Evropian në lidhje me çështjen e vaksinave.

Përmes një letre dërguar Ministrisë sonë të Jashtme, ambasada i është përgjigjur Ramës për pyetjen pse Franca duhet të mbajë vaksina stok, e nuk do i përdorë, në vend se ato t’i ndajë me vendet e tjera. Ambasada thotë se ky informacion nuk është i vërtetë, teksa i quan të papërshtatshme sulmet ndaj një vendi “mik dhe aleat”.

Ndër të tjera ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi publikon videon që Veliaj nuk e shfaq/ Jemi drejt gropës

Publikuar

-

Nga

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka publikuar një video përmes të cilës nxjerr zbuluar bëmat e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Në video shihet qartë se për gjysmë ore te “Pallati me shigjeta” kaluan 12 betoniere! Këlliçi thekson se këto betoniere bllokojnë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shumë rrugë e rrugica.

Ai thotë se me foto nga Veliaj, jemi vendi më i gjelbëruar i Europës ndërsa në realitet jemi drejt gropës.

“Videot si kjo, Erion Veliaj nuk i shfaq!
Për gjysmë ore te “Pallati me shigjeta” kaluan 12 betoniere! Është vetëm një nga hyrjet në Tiranë.
1 betoniere ka një kapacitet maksimal 11 metër kub, ku vetëm 1 m³ ka 2400 Kg. Gjithsej 316,8 ton beton që derdhet në Tiranë në 30 minuta! Pa llogaritur hyrjet e betoniereve nga rr. Durrësit, rr. Dibrës, rr. Elbasanit, etj.
100 foto publikon Veliaj për një tek pemë që mbjell. Pemë që mbillen vetëm në parkun ekzistues të liqenit artificial. Këto betoniere bllokojnë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shumë rrugë e rrugica. Makina të tonazhit të rëndë që punojnë orar pa orar, që shkatërrojnë rrugë e shkaktojnë një ndotje akustike të tmerrshme për banorët e Tiranës. Rasti më i afërt për të cilin u njoftova nga banorët, ishte ai në rr. “Nikolla Lena”, ku nuk u vendos asnjë tabelë informuese që njoftonte banorët për bllokimin e rrugës.
Veliaj nuk i fotografon betonieret sepse i prishin imazhin e rremë të gjelbëruesit.
Kjo masakër urbane po e bën Tiranën të pajetueshme, po shkatërron trashëgiminë e saj ndërtimore e kulturore.
Po shqepin kodrat e gjelbëruara të Tiranës për të derdhur lumenj betoni.
Ku janë parqet e reja? Ku janë lulishtet? Ku i kaloni pasditet me fëmijët tuaj? Në kafenetë poshtë pallateve?
Me foto nga Veliaj, jemi vendi më i gjelbëruar i Europës. Në realitet jemi drejt gropes”, shkruan Këllici./CNA.al

LEXO TE PLOTE