Connect with Us

Arrestimi i Aleksandër Gjokës/ Policia jep detajet

Kronika

Arrestimi i Aleksandër Gjokës/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e këngëtarit të njohur shqiptar, Aleksandër Gjoka.

Policia sqaron se Gjoka është ndaluar në mesnatë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet” në gjendje të dehur.

 “Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore  rezultoi se  ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”,” njofton policia.

LEXO EDHE:  Vende dhe popuj, ky është kopshti nr. 17 i Tiranës!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me lëndë narkotike në makinë?/ Detajet e ndalimit të Oriola Marashit, si e mori përsipër vetë drogën

Publikuar

-

Nga

Disa ditë më parë, në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit është ndaluar nga policia edhe modelja e njohur Oriola Marashi.

Ndalimi i 24-vjeçares u bë në Laprakë, ndërsa ishte duke udhëtuar me një “Audi”. Ajo ka qenë nën shoqërinë e një mashkulli.

Policia e ndaloi për shkak të makinës së saj luksoze,  por gjatë ndalimit, policia ka ushtruar edhe një kontroll dhe ka gjetur në makinë një sasi të vogël marijuane.

Oriola, sipas burimeve të policisë, ka thënë se marijuane i përkiste asaj. Por, ka dyshime që ajo e ka thënë këtë gjë, për të mbrojtur mashkullin me të cilin ndodhej në makinë.

LEXO EDHE:  Terror në spitalin e Fierit/ Zbulohet si nisi sherri, disa të shoqëruar

LEXO EDHE:  Kalon afati për ngritjen e Komisionit/ Dështon Vettingu në polici?

Gjithsesi, ajo është lënë e lirë dhe hetimet e mëtejshme do të kryhen nga Prokuroria.

Vetë Oriola nuk ka reaguar pas kësaj ngjarje, ndërkohë që mamaja e saj e ka mohuar, duke thënë se është një shpifje e mediave.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me armë pranë selisë së PS/ Lihet në burg Vladimir Gjuta

Publikuar

-

Nga

Lihet në burg Vladimir Gjuta i arrestuar disa ditë më parë pranë selisë të PS.

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Gjutën i cili u kap armatosur pranë selisë rozë ku zhvillohej mbledhja e kryesisë së PS.

Avokati i Gjutës, Naim Gjuta është shprehur se klienti i tij nuk kishte në plan t’i bënte atentat kryeministrit.

Pas arrestimit, Gjuta ka treguar që armën dhe një dorezë hekuri i kishte me vete për siguri dhe jo për ndonjë ngjarje.

LEXO EDHE:  Arrestimi i shefit të Hetimit të Aksidenteve në Vlorë/ Policia publikon detajet

LEXO EDHE:  Tronditet sërish Tirana/ Vritet me armë zjarri një person

“Armën dhe dorezën i kisha për vetëmbrojtje dhe për të ruajtur paratë është shprehur Gjuta. Lekët janë të miat dhe të familjes. Unë gjendesha aty për t’i thyer në dollarë pasi kështu e kishim lënë me familjarët dhe me babanë” mësohet të ketë thënë Gjuta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL nuk iu ndahet të “fortëve”/ Iu dërgon formularin dy të tjerëve

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin për vetdeklarimin e pasurisë, dy të “fortëve” të radhës.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit, Pajtim Serianin, mikun e Emiljano Shullazit si dhe shtetasin Orges Jahelezi, që akuzohet për trafikim narkotikësh.

Në një deklaratë për mediat, OFL bën të ditur se u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim” dhe P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

LEXO EDHE:  Fotot/ Parashikimi i motit për orët në vijim në Tiranë

LEXO EDHE:  Tronditet sërish Tirana/ Vritet me armë zjarri një person

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi”.-thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE