LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident tragjik në Greqi/ Shqiptari humb jetën

23 Dhjetor 2019, 16:04, Kronika CNA
Aksident tragjik në Greqi/ Shqiptari humb jetën

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 22 dhjetorit në një zonë të pyllëzuar të qytetit Pella.

36-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij kur makina doli nga rruga, duke përfunduar në një kanal.

Mediat greke bëjnë me dije se viktima është gjetur nga vëllai i tij, i cili me të mbërritur në vendngjarje ka lajmëruar menjëherë policinë.

Autoritetet greke po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit tragjik./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga