LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau me thikë pronarin e lokalit/ Lihet në burg pa afat 18-vjeçari

22 Dhjetor 2019, 08:55, Kronika CNA
Vrau me thikë pronarin e lokalit/ Lihet në burg pa afat

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 18-vjeçarin Devis Hoti, që akuzohet për vrasjen e 45-vjeçarit Flamur Duci në Korçë.

Ngjarja e rëndë ndodhi, mëngjesin e të enjtes ku viktima u gjet pranë lokalit të tij i vrarë me thikë dhe sende të forta.

Prokuroria thotë se ka arritur të sigurojë provat e nevojshme kundër Hotit.

Mes tyre është edhe ADN-ja e një fije floku të gjetur në dorën e viktimës dhe disa njolla gjaku. Po ashtu, Prokuroria thotë se autori ka bërë dëshmi kontradiktore dhe ka disa hematoma që provojnë se ka pasur përplasje fizike me viktimën.

18-vjeçari Devis Hoti ka qenë një person i njohur për policinë e Korçës pasi ka qenë dhe më parë i dënuar për plagosje të rëndë me dashje./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga