Connect with Us

Video-Laerti apo aktorët/ Kush provokoi dhe solli përplasjen?

Lajme

Video-Laerti apo aktorët/ Kush provokoi dhe solli përplasjen?

Publikuar

-

Një sherr i madh ka ndodhur mes artistëve mbrëmjen e djeshme për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Artistët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin për grisjen e një kartele, por sherri ka degjeneruar në dhunë.

Në videon e regjistruar gjatë sherrit, dëgjohen të shara dhe ofendime.

Duket se sherri nuk ka përfunduar me kaq, pasi aktori deklaron se artistët e “Aleacës për Teatrin Kombëtar” e kanë rrahur derisa e kanë bërë për spital.

Vasili pretendon se regjisori Robert Budina e ka kapur për fyti.

Sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të Teatrit Kombëtar ku aktorët  e kanë akuzuar Vasilin se ka grisur një poster të tyre.

Ndërkohë mbetet enigmë “provokatori”i sherrit që solli përplasje të ashpër mes aktorëve.

Aktorët: A mund të më thuash pse e grise kartelën

Laert Vasili: Mos më prek mua me dorë se nuk ke surrat ti të më prekësh me dorë se çfarë kam bërë unë për Shqipërinë ti se ke parë në ëndër.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në trup dhe fjala që nuk po e përdor fare këto kohë/ Olta Gixhari: "E kam hequr nga fjalori"

Robert Budina: Ik Laert, ik se ke pirë.

Laert Vasili: Berti nuk ta kam borxh këtë, këtë provokim nuk ta kam borxh. Berti të kam ndihmuar Berti. Kam respekt këtu për Edmond Budinën dhe asnjë tjetër.

Robert Budina: Ti e ke grisur atë?

Laert Vasili: Kush ta grisi ty më? Ik se nuk keni punë të bëni, por kam respekt për Budinën.

Edmond Budina: Nuk ka nevojë të kesh respekt, nëse e ke grisur Laert, nuk ka nevojë të kesh respekt për mua. Ik mos më kap mua me dorë.

Aktorët: Në polici e ke vendin, të q*** motrën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

Prej ditësh i shtruar në spital/ Humb jetën nga Covid ‘Mjeshtri i Madh i Punës’ Vehap Xhindolli

Publikuar

-

Nga

Është ndarë nga jeta “Mjeshtri i Madh i Punës”, Vehap Xhindolli. Ai  ishte shtruar në spital, pasi ishte i prekur nga koronavirusi, ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në moshën 80-vjeçare.

Xhidoli është një emër i shquar i peshngritjes ku për 10 vite ai ka mbajtur titullin si ‘kampion absolut’, dhe ai di 5 gjuhë të huaja.

Në moshën 70-vjeçare Xhindolli nisi të mësojë gjuhën angleze dhe brenda një viti arriti të përkthente libra nga anglishtja, e cila ishte gjuha e pestë që njihej shkëlqyer prej tij.

LEXO EDHE:  K*rvë, po më merr të dashurin!/Sherr i paparë mes vajzave në rrugë

LEXO EDHE:  Megan Fox lë rolin në film për…



Në rini kishte mësuar rusishten, frëngjishten, gjermanishten.

Xhindolli njihej nga elbasanasit për kontributin e tij të çmuar në disa fusha dhe i ishte akorduar edhe titulli “Qytetar Nderi” i Elbasanit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm/ Sfidat kryesore me të cilat përballen qeveritë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Qendres dhe Drejtori Ekzekutiv i Insitutit për Dialog Ndërfetar, dr.Arben Ramkaj u ftua për të marrë pjesë ne webinarin virtual të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Drejtësinë dhe Sundimin e Ligjit (IIJ) me tematike ” Luftimin e Kërcënimit Transnacional të Ekstremizmit të Dhunshëm Racional ose Etnik (REMVE)” webinar  ky qe u mbajt në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA 76).

Në këtë Ngjarje Anësore të UNGA 76, zyrtarë të lartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Agjencia e Kërkimit të Ministrisë Suedeze të Drejtësisë dhe Mbrojtjes, Zyra e Mbretërisë së Bashkuar të Jashtme, Commonwealth & Development dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara  Kundër Terrorizmin (UNOCT)  diskutuan tendencat e fundit në  rekrutimin, propagandën dhe komplotet, dhe sfidat kryesore me të cilat përballen qeveritë në punën për të kundërshtuar terrorizmin  këtë kërcënim urgjent ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  “Ata janë të dashuruar”/Aktorja e famshme martohet për herë të tretë

LEXO EDHE:  "Ata janë të dashuruar"/Aktorja e famshme martohet për herë të tretë



Ngjarja gjithashtu  njoftoi  krijimin e një Forumi të ri të Zbatimit të Ligjit Kundër Terrorizmit për të adresuar REMVE dhe për të nxjerrë në pah udhëzuesin e praktikuesit të Drejtësisë Penale IIJ për Adresimin e REMVE-një burim kryesor për aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë në trajtimin e këtij fenomeni shqetësues.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Shqiptarët me pagat më të ulëta në rajon, kryeson Mali i Zi

Publikuar

-

Nga

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin. Viti 2021 solli rritje të pagës minimale dhe shtesa për një pjesë të administratës, por të ardhurat nga puna na rendisin të fundit, krahas Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjës e Kosovës.

Në pjesën e parë të vitit, paga në shtet arriti në 68 000 lekë (563 euro) ndërsa në sektorin privat, 51 mijë lekë (422 euro).

Sipas sektorëve, bankierët dhe punonjësit teknologjisë së informacionit paguhen më shumë 990 euro (120 mijë lekë) dhe 730 euro (88.000 lekë), ndërsa pagat më të ulëta ndahen në ndërtim (347 euro) dhe bujqësi e peshkim (298 euro).

LEXO EDHE:  K*rvë, po më merr të dashurin!/Sherr i paparë mes vajzave në rrugë

LEXO EDHE:  “Kë figurë politike imitoj, ikën nga posti”/ Delinda Disha zbulon çfarë e pret kryeministrin me 25 Prill



Pagat më të larta në rajon sipas profesionit, ndahen në Mal të Zi për bankierët me rreth 1500 euro në muaj. Në arsim, mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë (gati 560 euro).

Rritja e rrogave është një ndër synimet kryesore të qeverisë në programin për 4 vitet e ardhshme. Ajo programon që deri në 2025-ën, paga mesatare në administratë të rritet me 25 për qind, për të shkuar në 85 000 lekë ose 700 euro.

Për Eurostat, Shqipëria ka sot mesataren e të ardhurave për frymë, sa 31% e mesatares së vendeve europiane./euronews

LEXO TE PLOTE