Connect with Us

Tirana e Erion Veliajt përmbytet në pak minuta shi/ Pamjet e frikshme nga Lana

Politikë

Tirana e Erion Veliajt përmbytet në pak minuta shi/ Pamjet e frikshme nga Lana

Publikuar

-

Vetëm pak minuta shi kanë mjaftuar të përmbysin Tiranën. Ish-deputeti Klevis Balliu ka publikuar disa pamje të frikshme nga lumi i Lanës i cili është fryrë nga rrebeshet e shiut dhe rrezikon të dalë nga shtrati.

Demokrati i alarmuar nga kjo gjë ngre akuzat se Tirana po përmbytet për shkak të vjedhjeve në rrugët e Tiranës dhe projektet e propagandës, që sipas tij i ka bërë kryebashkiaku Erion Veliaj.

“TIRANËN NUK E PËRMBYT SHIU POR VJEDHJET E RAMËS DHE VELIAJT

Shi ka në gjithë botën por në pak minuta u përmbyt Tirana, Lana del nga shtrati, rrugët kryesore të kryeqytetit përmbyten dhe lavatriçja drogës €rion Veliaj bën sehir.
Pse ndodh kjo është e thjesht. Ndërtimet vend e pa vend, vjedhjet në rrugët e Tiranës dhe projektet e propagandës kanë bllokuar gjithçka çka e përmbyt Tiranës në pak minuta shi.

Shqipëria ska as qeveri dhe as bashki.
Sot vendi jonë është në mëshirë të fatit.

LEXO EDHE:  Erdhën festat/ Tirana ndez dritat

Kur ka tërmet bashkia nuk përgjigjet as qeveria kur ka përmbytje po ashtu atëherë për çfarë na duhen këta thjesht për të vjedhur vendin që të mbushi xhepat Veliaj me Ramën.

SMUND TË TOLEROHET MË”, deklaron Balliu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Luan Rama bën paralajmërimin e fortë/ Po shkohet drejt një grushti shteti

Publikuar

-

Nga

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka bërë sot një paralajmërim të fortë, ndërsa u shpreh se mazhoranca po ndërmerr hapa të kundërvënies ndaj shtetit, duke shkuar kështu sipas tij drejt një grushti shteti, kosto që bie mbi vendin dhe qytetarët.

Sa i takon kërkesës së opozitës joparlamentare për krijimin e një qeverie teknike që do të çonte drejt rrugës për zgjedhje të parakohshme, Luan Rama tha se është një propozim racional.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’, Luan Rama tha se ky  “Është një propozim racional do ta konsideroja (zgjedhjet e parakohshme). Për fat të keq, dhe në mënyrë paradoksale, Shqipëria vazhdon të jetë i vetmi vend që ka probleme me zgjedhjen. Me implikimin dhe kriminalizmin e tyre dhe për raportin e provuara ligjërisht, midis mazhorancës dhe votës së krimit. Ose më saktë është provuar kjo. Modeli nuk është i panjohur. Nuk është i pasuksesshëm. Ky propozim i bërë nga opozita, vullneti i saj, do të konkretizohet dhe në pranimin e këtyre propozimeve që bëjnë të mundur lënien e minorancës dhe administrimin e saj me një qeveri që nuk është parë në zgjedhje. Për sa kohë qe qeveria i ka duart në thasët e votave të vjedhura, kjo është masë parandaluese që do t’i bëjë mirë dhe maxhorancës.

Socialistët nuk kanë arsye që të jenë kundër. Nëse janë kundër, ata dëshmojnë që angazhimi i tyre në reformën konsensuale është hipokrizi. Por s’dua ta mendoj kështu. Pres shfaqje të vullnetit real për reformën. Për të bërë një reformë zgjedhore që të garantojë paprekshmërinë e votës. Problemi është se këto nuk janë të shkëputura, reforma është ansambël kompleks. Gjykata Kushtetuese ka detyrimin dhe tagrin që të shprehet me votimet e 30 qershorit të vitit të kaluar. Nuk mund të ecet me njërën këmbë. Duhet që paralelisht të ecet dhe me krijimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve të Kushtetueses. Ajo është mbrojtësja dhe e vetmja që ka të drejtën që të shprehet mbi kushtetutshmërinë e vendimeve që merr Kuvendi. Ky Kuvend e thellon më tej sjelljen anti-kushtetuese që një grup keqbërësish po përpiqen që t’i shmangen kushtetutës.

LEXO EDHE:  Erdhën festat/ Tirana ndez dritat

LEXO EDHE:  Paloka i “nxjerr bojën” Veliajt/ Çfarë bën natën plehra që “i dhimbset” Tirana

Kam parasysh ndryshimin më të fundit që u miratua dje për t’i hequr të drejtën kushtetuese të betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetueses tek Presidenti, dhe për t’ja kaluar atë betim vetvetes duke u mbështetur tek slogani; “bëjë mirë, bëjë vet”. Çdo anëtar i zgjedhur i Gjykatës Kushtetueses i bie që të betohet para vetes. Ata se bëjnë betimin para Ilir Metës, nëse kanë alergji për faktin se është ai presidenti. Por e bëjnë betimin para kryetarit të shtetit. Kjo është për t’i dhënë jo vetëm integritet aktit të betimit, por dhe që autoriteti i tyre te jetë në përputhje me atë çka parashikon Kushtetuta. Ky mbërrin në kufirin e një provokimi skandaloz. Kemi të bëjmë me absurd, sjellje të papërgjegjshme. Me një provokim skandaloz. Nga njëra anë i kërkohet Komisionit të Venecias të shprehet mbi kompetencat e presidentit në emërimin e anëtarëve të Kushtetueses dhe nga ana tjetër miratojnë ndryshime në ligj që janë në të kundër të asaj ç’ka kanë kërkuar ata. Kjo është sjellje e papërgjegjshme, është tallje për Komisionin e Venecias. Është hipokrizi dhe papërgjegjshmëri e institucionalizuar për t’u kundërvënë Kushtetutës dhe për të deligjitimuar atë. Kjo është qasje, apo sjellje jo spontane, që buron nga një mendim i strukturuar i tyre për realizuar hapa të kundërvënies ndaj shtetit, që janë hapa drejt një grushti shteti.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jep dorëheqjen zv.ministri i Ekonomisë

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministri i Ekonomisë, Elton Haxhi ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në një prononcim për News 24, ai ka pohuar dorëheqjen, ndërsa është shprehur se “Nuk mund të vijoja më në atë detyrë”.

Kujtojmë këtu se Haxhi është i dyti në pak kohë që ka dhënë dorëheqje nga ky post, pasi më herët në atë detyrë ishte Erjon Luçi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta sulmon ndërkombëtarët/ Po merren me një gjë shumë të madhe

Publikuar

-

Nga

Para takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias, presidenti Ilir Meta ka hedhur sërish akuza dhe ironi ndaj ndarkombëtarëve.

Kreu i shtetit ka theksuar se ndërkombëtarët nuk mund të ndihmojnë që të interpretojnë Kushtetutën që e kanë bërë së bashku, pasi janë të zënë “duke bërë një gjë të mëdha, duke ndjekur paranë”. Kjo e fundit, frazë e përsëritur nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ku e vlerëson Anti-KÇK-në si mënyrën e drejtë për të luftuar krimin.

“Po kështu ne këtu për fat të mirë apo të keq kemi dhe disa ekspertë ndërkombëtarë, me të cilët gjithashtu kemi bërë këtë Kushtetutë dhe që duhet të na ndihmojnë për të interpretuar drejt Kushtetutën. Mirëpo, edhe ata e kanë të vështirë ta bëjnë këtë çështje, se po merren me një gjë të madhe, po ndjekin paratë”,-u shpreh Meta.

LEXO TE PLOTE