Connect with Us

Skandali/ Zana Çela përjashton nga koncerti i fundvitit dy këngëtarët më të mirë të Operas, Kllogjerin dhe Likaj

Kultura

Skandali/ Zana Çela përjashton nga koncerti i fundvitit dy këngëtarët më të mirë të Operas, Kllogjerin dhe Likaj

Publikuar

-

Në koncertin më të rëndësishëm të fundvitit të Teatrit Kombëtar të Operas nuk janë dëgjuar dy zërat më të mirë klasikë që kemi sot për sot, tenorët Armaldo Kllogjeri dhe Armando Likaj.

Lajmin e ka publikuar gazetarja Enkelejda Mema, ish drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun pranë TOB.

Ajo në postimin e saj në rrjetin social shkruan: “Armaldo Kllogjeri dhe Armando Likaj ndihuni të nderuar(që në fakt jeni) që nuk kenduat në koncertin e të premtes në “Parkun Olimpik” organizuar nga Teatri i Operas dhe Baletit.Nuk e di se cila ishte arsyeja që dy nga zërat më të rëndësishëm të operas shqiptare nuk i pashë të ngjiteshin në skenën e koncertit “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”.

Ishte për shkak të disa të pranishmëve në publik, zgjedhje për arsye personale apo i përjashtuan nga koncerti?

Unë nuk besoj në rastësi, por në rastin tuaj jini falenderues!”. Duket se drejtorja e TOB, riardhur në krye të këtij institucioni kulturor për arsye politike, Zana Çela nuk është larguar nga mënyra e të drejtuarit siç bënte në vitin 2000, kur artistët shënuan protestën e parë historike kundër një ligji që i zhbënte ata edhe institucionalisht, por që nuk u realizua. Megjithatë Rama nuk ka harruar, dhe realiteti i sotëm ka përballë po artistë, por tani të tjerë, ata të Teatrit Kombëtar.

LEXO EDHE:  Foto dite/ Rruga e lagjes Ali Demi në gjendje skandaloze

Ndërkohë në vitin 2000 kur drejtonte Çela Operan ishte e vështirë tëçahej solidariteti i artistëve në mes njëri tjetrit. Çela në atë kohë, por edhe tani e ka parë Operan si çifligun e saj duke u sjellë me artistët si të ishin pronë e paguar nga xhepat e saj, dhe jo të taksapaguesit.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që shpesh zërat më të mirë të operas janë larguar nga atdheu. Kujtojmë këtu rastin flagrant dhe më skandaloz që ka ndodhur me tenorin Josif Gjipali, me të njëjtat motive si duket pse nuk pamë në skenën e fundvitit të operas dhe dy tenorët Kllogjeri dhe Likaj.

Në këtë kohë kur sindikata e artistëve mungon, dhe ata gjenden në mes të katër rrugëve dhe të nëpërkëmbur nga një copë drejtoreshe që nuk është e profilit, pa asnjë status mbrojtje ka domethënie. Të jetë politike?!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

“Parasite”, filmi Koreano-Jugor shkruan historinë në Oscar 2020/ Lista e plotë e çmimeve

Publikuar

-

Nga

Në edicionin e 92-të të Academy Awards, filmi korean “Parasite” ka shkruar historinë, duke triumfuar me katër çmime Oscar.

Filmi koreanojugor ka hyrë në histori duke u bërë filmi i parë joanglishtfolës që e fiton çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë.

Renee Zellweger fitoi aktoren më të mirë për interpretimin e Judy Garland në Judy. Joaquin Phoenix u zgjodh aktori më i mirë për Joker.

Brad Pitt dhe Laura Dern grumbulluan çmimet e aktrimit mbështetës për rolet e tyre në Once Upon A Time në Hollyëood dhe Martesa Story .

Brad Pitt fitoi Oskarin e parë të aktrimit të karrierës së tij. Ka marrë trofeun për aktorin më të mirë mbështetës rolin e tij në filmin e Quentin Tarantino.

Phoenix, u shpall si aktori më i mirë për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin “Joker” gjithashtu përdori podiumin për të dërguar një mesazh të përzemërt për gjendjen e botës, duke thënë se aktorët kanë fuqinë të japin një “zë për pazëshmëve”.

Sir Elton John dhe partneri i shkrimit të këngëve Bernie Taupin fituan këngën më të mirë origjinale (I’m Gonna) Love Me Again nga Rocketman. Është Oskari i dytë i Sir Elton, 25 vjet pasi fitoi për The Lion King.

Kompozitoria i Joker, Hildur Gudnadottir u bë fituesja e parë femër me rezultatin më të mirë origjinal që nga 1998.

American Factory, filmi i parë nga ndërmarrja prodhuese e Barack dhe Michelle Obama, u emërua filmi më i mirë dokumentar.

LEXO EDHE:  Këngëtarja e famshme tërhiqet nga muzika, ja shqetësimi që ndan me fansat

LEXO EDHE:  Këngëtarja e famshme tërhiqet nga muzika, ja shqetësimi që ndan me fansat

Ish-futbollisti amerikan i futbollit Mattheë A Cherry, fitoi çmimin për filmin më të mirë të animuar “Hair Love” dhe ia dedikoi çmimin basketbollistit të ndjerë dhe fituesit të fundit të Oskarit, Kobe Bryant.

Filmat më të vlerësuar sipas numrit të “Oscar”:
Parasite – 4
1917 – 3
Ford vs Ferrari – 2
Joker – 2
Once Upon A Time in Hollywood – 2

Lista e plotë:
Fotografia më e mirë:
“Parasite”
Regjisori më i mirë:
Bong Joon Ho, “Parasite”
Aktori më i mirë:
Joaquin Phoenix, “Joker”
Aktorja më e mirë:
Renée Zellweger, “Judy”
Aktori i dytë:
Brad Pitt, “Once Upon a Time … in Hollyëood”
Aktorja e dytë:
Laura Dern, “Marriage Story”
Skenari origjinal:
“Parasite”
Skenari i përshtatur:
“Jojo Rabbit”
Filmi ndërkombëtar më i mirë:
“Parasite” (South Korea)
Filmi i animuar më i mirë:
“Toy Story 4”
Tingujt më të mirë:
“Ford v Ferrari”
Efektete visuale:
“1917”
Editimi i filmit:
“Ford v Ferrari”
Filmi i animuar më mirë:
“Hair Love”
Aksioni “Live” më i mirë:
“The Neighbors’ Window”
Dokumentar i shkurtër:
“Learning to Skateboard in a Warzone (If You’re a Girl)”
Dizanji:
“Once Upon a Time … in Hollywood”
Kinematografia:
“1917”
Kostumografia:
“Little Women”
Makeup :
“Bombshell”
Origjinaliteti:
“Joker”
Origjinaliteti i muzikës:
“(I’m Gonna) Love Me Again” from “Rocketman”
Dokumentari:
“American Factory”
Miksimi i këngës:

“1917”

Për më shumë shihni galerinë e mëposhtme:

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Ngushëllohej me muzikën e vet”, Mbesa e Nexhmije Pagarushës flet për luftën me sëmundjen

Publikuar

-

Nga

Ikja e Nexhmije Pagarushës ka tronditur dhe prekur popullin shqiptar dhe jo vetëm familjen e saj.

Mbesa e Nexhmijes tha disa fjalë prekëse gjatë homazheve që u zhvilluan në Teatrin e Kosovës, duke përlotur të pranishmit.

Ajo tregoi se gjatë dy viteve që ka luftuar me sëmundjen e rëndë, Nexhmija ngushëllohej me muzikën e saj.

“Për të ishte familja çdo herë në vend të parë të cilën sipas mundësive që ka pas e përkrahte gjithmonë. Gjithmonë ka qenë e mirë dhe e kujdesshme, na ka mësuar që të jemi te pavarura, të zonja dhe të emancipuara dhe na dha shumë dashuri. Dy vitet e fundit nuk ishin të lehta pasi mosha e bëri të veten, në kohë kur nuk ishte mirë ngushëllohej me muzikën e vet”, u shpreh mbesa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

U nda nga jeta dy ditë më parë/ Nisin homazhet për Nexhmije Pagarushën

Publikuar

-

Nga

Nisin homazhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës për ikonën e skenës shqiptare, Nexhmije Pagarushën.

Mësohet se Ministria e Kulturës ka organizuar homazhe në Teatër. Rreth orës 11:00 do të mbahet një akademi Përkujtimore dhe më pas Teatri Kombëtar do të nisë kortezhin.

Varrimi i bilbilit të Kosovës do të bëhet në orën 14:30, në Pagarushë të Malishevës, ndërsa mbrëmë në Malishevë u ndezën qirinjtë në shenjë nderimi, pranë muzeut të qytetit.

LEXO EDHE:  I fejuari Elvanës në kërkim/ Çfarë thoshte këngëtarja, 8 muaj më parë

LEXO EDHE:  “Po ngrinim dhe qeshëm gjithë natën!” Këngëtarja shqiptare rrëfen takimin me Karl Lagerfeld

Kujtojmë se ikona e skenës shqiptare humbi jetën në moshën 86 vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: