Connect with Us

Reshjet e dendura të shiut “pushtojnë” vendin/ Ja si të parandaloni dëmtimet dhe aksidentet në situata përmbytje

Politikë

Reshjet e dendura të shiut “pushtojnë” vendin/ Ja si të parandaloni dëmtimet dhe aksidentet në situata përmbytje

Publikuar

-

E gjithë Shqipëria është përfshirë sot nga reshje të dendura dhe erëra të firta që kanë shkaktuar probleme në qarkullim.

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa masa për parandalimin e dëmtimeve dhe aksidenteve në situata përmbytje.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në situata me reshje të mëdha shiu, dalje të lumejve nga shtrati, prishje të urave e rrugëve, përmbytje të zonave të banuara, rrëshqitje dherash, dëmtime të godinave, kërkohen masa specifike për të shmangur në maksimum dëmtimet dhe aksidentet që mund të na kushtojnë edhe jetën.

Për të shmangur dëmtimet nga rryma elektrike është e domosdoshme:
• Të bëjmë stakimin e automateve qëndrore.
• Të qëndrojmë në vende të sigurta pa lagështirë.
• Mos ndizini pajisjet elektrike që janë lagur ose qëndrojnë nën ujë.
• Mbani fëmijët sa më larg rreziqeve nga linjat elektrike, pajisjet elektrike etj.
• Mos përdorni gjeneratorë elektrik në vende të mbyllura; gazrat që ato leshojnë gjatë punës përbëjnë rrezik për jetën tuaj.

Informohuni vazhdimisht për gjendjen e relievit, gropat që mund të jenë formuar, rrymat e fuqishme të ujit, urat, rrëshqitjet e dherave
• Qëndroni në vende ku jeni më të sigurt, në lartësi, në katet më larta të godinave, në kodrina.
• Mos tentoni të kaloni përrenj, lumenj kur prurjet janë të mëdha.
• Shmangni lëvizjet mbi ura, në pellgje me ujë etj.
• Në kushtet e lëvizjeve të domosdoshme në ujëra të rrëmbyera, qëndroni pranë njëri-tjetrit dhe në grup.

Në kushtet e një moti të jashtëzakonshëm më të rrezikuarit janë fëmijët.
• Mbajini fëmijët sa më pranë, nën vëzhgim të vazhdueshëm.
• Fëmijët nuk duhet të lëvizin të pashoqëruar.
• Mbajini ata në vende të sigurta, në kate të larta, larg rrymave të ujit, në vende ku mendoni se nuk arrijnë ujërat.
• Siguroni ato me veshje të përshtatshme.

LEXO EDHE:  Pasditja sjell "surpriza"/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

👉🏻 Reshjet e shumta shtojnë mundësinë për aksidente – rrezikojnë jetën tuaj.
• Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike në kushtet e motit të keq.
• Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet, temperaturat.
• Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat.
• Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin në këto kushte. Veshje të ngrohta, mbrojtëse nga reshjet e shiut, këpucë dimërore,çizme etj.
• Kujdes duhet treguar për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina.
• Vendosni fëmijët në vende të përshtatshme, në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie.
• Siguroni që aparatet e celularit të jenë të ngarkuara dhe me bateri rezervë.
• Mos tentoni të kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo dhe me rrezik të lartë rrëshqitje.

Ndërtesat ku ju banoni e kryeni aktivitete të ndryshme janë të rrezikuara.
• Mos qëndroni në godinë, mbi apo pranë atyre që janë të mbuluara nga uji.
• Gjatë punës për pastrimin e ambienteve të përmbytura bëni kujdes të përdorni doreza, çizme, pasi mund të lëndoheni në çdo moment.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jep dorëheqjen zv.ministri i Ekonomisë

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministri i Ekonomisë, Elton Haxhi ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në një prononcim për News 24, ai ka pohuar dorëheqjen, ndërsa është shprehur se “Nuk mund të vijoja më në atë detyrë”.

Kujtojmë këtu se Haxhi është i dyti në pak kohë që ka dhënë dorëheqje nga ky post, pasi më herët në atë detyrë ishte Erjon Luçi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta sulmon ndërkombëtarët/ Po merren me një gjë shumë të madhe

Publikuar

-

Nga

Para takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias, presidenti Ilir Meta ka hedhur sërish akuza dhe ironi ndaj ndarkombëtarëve.

Kreu i shtetit ka theksuar se ndërkombëtarët nuk mund të ndihmojnë që të interpretojnë Kushtetutën që e kanë bërë së bashku, pasi janë të zënë “duke bërë një gjë të mëdha, duke ndjekur paranë”. Kjo e fundit, frazë e përsëritur nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ku e vlerëson Anti-KÇK-në si mënyrën e drejtë për të luftuar krimin.

“Po kështu ne këtu për fat të mirë apo të keq kemi dhe disa ekspertë ndërkombëtarë, me të cilët gjithashtu kemi bërë këtë Kushtetutë dhe që duhet të na ndihmojnë për të interpretuar drejt Kushtetutën. Mirëpo, edhe ata e kanë të vështirë ta bëjnë këtë çështje, se po merren me një gjë të madhe, po ndjekin paratë”,-u shpreh Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet skandali/ Si Rama po tenton të “pushtojë” edhe AMA-n

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit kryeministri Edi Rama po tenton të marrë nën kontroll të plotë edhe Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA).

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka denoncuar procesin e “pushtimit” sipas tij të AMA-s, nga kreu i qeverisë.

Sipas denoncuesit, për gradimin e Maklen Mishës, djalit të ish-anëtarit të Bordit të AMA-s, Pirro Mishës, po shkelet çdo praktikë ligjore.

Denoncuesi thekson se, Rama kërkon të vëjë në krye të AMA-s një shërbëtor të lindur, me qëllim kontrollin e këtij institucioni.

“Procesi i pushtimit total te AMA nga Edvin Mafia!

Lexoni denoncimin e procesit farse per te kapur AMA nga Edvin Mafia.

I nderuar Z Berisha ky vend po shnderrohet çdo dite nga pikpamja institucionale ne haremin e Edi Rames ! Habia eshte sesi keta nuk stepen para asgjeje ! Komisioni i Venecias zbarkon ne Tirane per vlerësim dhe analize te ligjit makaber te “antishpifjes” ndersa “Rilindja” parlamenti me konkubina ecin ne kapje institucionesh !

Parodia me AMA-n nuk ka te sosur! Per te graduar Kryetar djalin e Babes, Makleninin e Pirro Mishes qe deri para pak muajsh ishte anetar i bordit te AMA-s dhe tani Drejtor i Bibliotekes Kombetare e me teper Drejtor i Tenderit disa milion eurosh qe do behet per biblioteken e re, bejne pa turp, me uri dhe babezi perdhunimin e çdo praktike ligjore!

LEXO EDHE:  Jo gjithmonë fajin e ka shoferi/ Ndiqni videon që kompromenton këmbësorët dembelë

LEXO EDHE:  Ndërron jetë aksidentalisht motorçiklisti shqiptar

Per te bere kryetar te AMA-s kukullen e Erion Velise urdherohen tre kukulla te tjera njeri nipi i Alfred milioner Pezes, te tre keshilltar politik te ministrave te qeverise Rama, dhe vete djalka i Pirros, keshilltar i Lalit dhe Xhaçkes ne kundershtim te plot me ligjin !

Rilindasit zgerdhihen me fjalen ligje! Ata kane nxitim dhe vrapojne per te vene nje sherbetor me te bindur nga çe kishin ne Krye te AME-s! Ju Z Berisha se paku mund ti ofroni kesaj shoqerie pamjen e plote te kesaj krupe qe bejne zaret e vegjel te Rames me bekimin e tij per ti zene frymen cdo gjeje dhe per te korruptuar cdo gje.”-thuhet në denoncim./ CNA.al

Fuga dhe Veliaj kërkojnë kontrollin e AMA-s/ “Banda” e këshilltarëve vërsulet në garë

LEXO TE PLOTE