LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prezantoi Festivalin e Këngës/ Dj i njohur mesazh të fortë e të qartë Alketa Vejsiut: Shumë fallco, shumë!

22 Dhjetor 2019, 21:53, Aktualitet CNA
Prezantoi Festivalin e Këngës/ Dj i njohur mesazh të fortë e

Ervin Xhixho i njohur si Dj Vini ka shkruar një mesazhtë fortë dhe të qartë ndaj Alketa Vejsiut e cila prezanon këtë vit Festivalin e Këngës.

Dj Vini, një nga më të mirët në Shqipëri i cili është një nga bashkëpunëtorët e Alketës që në hapat e parë të saj në Top Albania Radio ka kritikuar ashpër moderatoren për mënyrën e prezantimit.

Sipas Dv Vinit, ky është një prezanim i ftohtë, i shpejtë dhe pa asnjë emocion.

?O Alketa, shumë fallco. Shumë. Në fakt, që në vitet 2000 flisje shumë shpejt. Po atëherë të vlerësoja; ritëm, shpejtësi. Edhe ti ndërkohë me këtë vyrtyt bëje garë me koleget atëherë. Por tani po e shikoj, që kështu e paske mënyrën e prezantimit, për mendimin tim shumë të gabuar! Është një prezantim i ftohtë, i shpejtë (përgëzime sërish, meqë ra llafi për artikulimin e shpejtë), por pa asnjë lloj emocioni. Asnjë emocion. E kur një prezantues nuk përcjell emocion, nuk quhet prezantues. Me gjithë këtë eksperiencë edhe kështu, me thënë të drejtën, më vjen shumë keq. Je fiks si këto prezantueset e reja, që në fakt më vjen dhe shumë keq që të krahasoj me to, por mua ashtu më dukesh sot. Me këto, që tani janë në masë në median e sotme, i kemi mes nesh, e ke parasysh (nqs. nuk e ke, hap televizorin)?, shkruan Xhixho në një postim në profilin e tij në Facebook.

Më tej ai sqaron se ketë gjykim të tijin do ia dërgonte Alketës në Whatsapp por ndryshoi mendje ngaqë hapi festivalin me këngën ?Ma le seen”.

?Këtë gjykimin tim në fakt, do të ta dërgoja me Ëhatsapp, por ndryshova mendje, sepse e hape finalen e festivalit duke qortuar ata që e lënë ?seen? e nuk reagojnë.
Të kam bërë një ftesë para disa javësh dhe ma ke lënë ?seen?, meqë ra llafi (po pse mua?!
Mos qorto të tjerët për lënien ?seen?, se je pjesë e tyre (falsitet edhe këtu).
Nuk kërkohen miqtë, apo ish-kolegët, vetëm kur ke nevojë e dashur?, përfundon Xhixho./CNA.al

Lajmet e fundit nga