LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nishani sulmon ashpër Ramën/ Tradhëtarët nuk kanë kurrë komb, fe e atdhe

22 Dhjetor 2019, 15:10, Politikë CNA
Nishani sulmon ashpër Ramën/ Tradhëtarët nuk kanë

Ish-presidenti Bujar Nishani ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama pas samitit të ?Mini-shengetit Ballkanik?.

Sipas Nishanit, ?sulmet e turpëshme, fyese, raciste deri në skizofreni të Kryeministrit rilindës ndaj drejtuesve të shtetit, partive politike, politikës dhe elitës shoqërore në Kosovë, tregojnë degradimin mjeran politik, psikosocial e human të këtij kryeministri?.

Nishani thotë se shqiptarët kanë nevojë dhe do të angazhohen vetëm në hapësirën dhe boshtin euro-atlantik si dhe çdo skenar tjetër jashtë kësaj platforme, sipas tij është kurth, degradim dhe asgjesim i shqiptarëve në trojet e tyre.

?Puthadorët e jugo-sllavisë në Tiranë as nuk do të na imponohen dot e as nuk do të na gënjejnë dot.
Urrejtja e tyre për Kosovën, elitën politike dhe shoqërire të saj është mëse e qartë dhe e kuptueshme tani. Tradhëtarët nuk kanë kurrë komb, fê e atdhê!
Ata duhen larguar sa më parë nga politikbërja shtetërore dhe e kanë të hapur udhën për në Euroazi. Ne duhet të rikthejmë sa më parë këtu qindramijëra patriotë, njerëzit punëtorë e të mirë, të larguar me pahir në detin e ftohtë të emigracionit?, shkruan Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga