Connect with Us

Moti i keq në Europë/ Rëndohet bilanci i jetëve të humbura

Bota

Moti i keq në Europë/ Rëndohet bilanci i jetëve të humbura

Publikuar

-

Arrin në nëntë numri i viktimave që humbën jetën nga moti i keq që ka goditur Spanjën, Portugalinë dhe Francën.

Stuhitë Elsa dhe Fabien kanë shkaktuar vërshimin e lumenjve dhe kanë dëmtuar shtyllat elektrike si dhe dëme të tjera materiale.

Të paktën dy persona kanë vdekur në Portugali, ndërkaq shtatë në Spanjë, që është shteti më i prekur nga moti i keq.

LEXO EDHE:  Përplasen dy automjete / Tre të plagosur rëndë

Stuhia Fabien ka goditur Spanjën me erëra deri në 170 kilometra në orë, duke detyruar që dhjetëra fluturime të anulohen në aeroportin e Galicias. Ndërkohë edhe Franca është goditur nga erëra të fuqishme, që kanë lënë mbi 110 mijë shtëpi pa energji elektrike.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Konferenca e Sigurisë fton në Mynih/ Kurtin, Vuçiç dhe Rama në një panel

Publikuar

-

Nga

Në Mynih fillon Konferenca e Sigurisë, ku do të marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë. Një panel i veçantë i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.

Do të jetë kjo hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të ulen së bashku në një panel. Por në panelin që mbahet pasidtën e së premtes (14.02.) do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shefi i diplomacisë evorpiane Josep Borrell: Në këtë panel nuk është e parashikuar të flasë para publikut edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nodnëse edhe ai do të jetë në këtë Konferencë dhe do të ketë takime të shumta në Mynih. Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

(Mos)Koordinimi

Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje të enjten (13.02)presidentit Thaçi që të koordinojnë aktivitetetet në Mynih dhe të dalin me pozicione unike në takimet e shumta që do të kenë në Konferencën e Mynihut e cila zgjat deri ditën e dielë (16.02). Kurti pohon se ai do që me presidentin aktual të „konsultohet e koordinohet për punët e shtetit”. Në letrën dërguar presidentit, Kurti thotë se duhet unifikuar “kapaciteti ynë intelektual e patriotik.”

Por vetëm pak minuta pas ftesës së Kurtit erdhi edhe përgjigja e kabitetit të presidentit Thaçi, ku thuhet se “presidenti është nisur për në Gjermani”.

Presidenti i Kosovës Thaçi dhe kryeministri Kurti do të takohen në Mynih, ndër tjera, edhe me ambasadorin amerikan Richard Grenell, i cili është i ngakruar i SHBA për dialogun mes Kosvës dhe Serbisë.

LEXO EDHE:  Pakistan/ Sulmohen kishat, 10 të vrarë në Lahore

LEXO EDHE:  Sulm në kampin e refugjatëve/38 të vdekur

Takimet e presidentit

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se në Gjermani do të takohet me dy senatorët amerikanë – Ron Johnson e Chris Murphy, të cilët gjatë vizitës së tyre të fundit në Prishtinë, kërkonin që Kosova dhe Serbia të bëjnë sakrificë për arritjen e marrëveshjes finale. Presidenti do të takohet edhe me Ndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak (i cili është përmendur edhe si kandidat i mundëshm për postin e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd).

Nga burimet e DW mësojmë se takime të ngjeshura me shumë kryeministra dhe ministra të jashtëm do të ketë edhe kryeministri i ri Kurti, por ai deri tani nuk e ka publikuar zyrtarisht agjendën e tij. Kurti do të vijë më vonë në Mynih, pasi të enjten (13.02)ka pasur aktivitete edhe në Prishtinë. Deri tani nuk dihet nëse kryeministri dhe presidenti do të kenë konsultime eventuale në Mynih, para takimeve dhe panelit të së premtes.

Temat kryesore në Konferencën e Sigurisë, të cilën e organizon për vite me radhë ish-diplomati gjerman Wolfgang Ischinger (dikur edhe përfaqësues i BE-së në dialogun e Vjenës mes Kosovës dhe Serbisë), sivjet do të jenë çështjet më delikate të sigurisë në botë. Ndër pjesërmarrësit është edhe presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeir (deri tani nuk ka të dhëna se në konferencë do të vijë edhe kancelarja Angela Merkel), presidenti i Francës Emanuelle Macron, ministri i Jashtëm amerikan Pompeo, ai rus Lavrov, kryeministri i Ukrainsë Selensky, shumë politikanë të njorhur gjermanë, evropianë dhe botërorë./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Salvini do të përgjigjet në gjyq për çështjen e refugjatëve

Publikuar

-

Nga

Senati Italian i hoqi imunitetin ish-ministrit të brendshëm. Tani kreu i partisë ekstremiste të krahut të djathtë Lega duhet të japë llogari para gjyqit për shpërdorim detyre dhe privim lirie për 116 refugjatë.

Tani u hap rruga për një proces gjyqësor kundër ish-ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, për shkak të politikës së tij të ashpër ndaj refugjatëve. Shumica e Senatit në Romë votuan për heqjen e imunitetit të Salvinit. Kreu i ekstremit të djathtë, Lega, akuzohet nga një gjykatë në Catania për “shpërdorim detyre” dhe “privim lirie”.

“Bruno Gregoretti” e bllokuar për ditë të tëra

Në dosjen e Catanias bëhet fjalë për 131 refugjatë, të cilët, në korrikun e vitit të kaluar, Salvini i kishte mbajtur të bllokuar në bordin e anijes “Bruno Gregoretti”. Salvini dhe Lega e tij, të  cilët ndiqnin një kurs të ashpër kundër imigrantëve, e kishin refuzuar për disa ditë që anija të hynte në një port italian. Vetëm kur vendet e tjera, përfshirë Gjermaninë, kishin pranuar të merrnin refugjatët në vendet e tyre, ai lejoi që anija të hynte në bregdet.

Pas votimit, Salvini tha: “Unë mbrojta Italinë e për këtë do të shkoj në gjyq. Por kam besim të plotë te gjykata”. Kreu i opozitës shtoi se ai nuk do të dënohet, sepse kishte mbrojtur kufijtë e italisë. Salvini ishte Ministër i Brendshëm nga qershori 2018 deri në fillim të shtatorit 2019.

LEXO EDHE:  Çmimi i energjisë/ Ahmeti: Të vendoset në bazë të performancës

LEXO EDHE:  Denoncim-Aksidentohet sekretari i Ramës/ Policia fsheh ngjarjen, mbulon viktimat

Në rastin se dënohet ai kërcënohet me deri 15 vjet burg. Veç kësaj, atij mund t’i pezullohet aktiviteti politik për deri në 8 vjet. Në janar, komiteti përgjegjës parlamentar votoi për heqjen e imunitetit  të Salvinit. Tani edhe senati e miratoi këtë vendim duke hapur kështu rrugën për një gjyq ndaj Salvinit.

Ende e hapur çështje e anijes “Open Arms”

Drejtësia italiane ishte përpjekur edhe në mars të 2019-ës  t’i hiqte imunitetin Salvinit për shkak të refugjatëve. Por asokohe Senati kishte votuar kundër. kësaj kërkese  Atëherë bëhej fjalë për anijen “Diciotti”, e cila ishte mbajtur e bllokuar një vit më parë. Në atë periudhë, Salvini si ministër ishte përfaqësuesi i fortë i një qeverie të përbërë nga Lega dhe “Movimento 5 Stelle”.  Në Shtator 2019 në pushtet erdhi koalicion i ri i partisë M5S me socialdemokratët, duke zëvendësuar qeverinë e vjetër. Pas votimit të fundit, Senati duhet të vendosë për rastin e një anije tjetër shpëtimi të mbajtur e bllokuar gjatë kohës së Salvinit: “Open Arms”. Se kur mund të fillojnë proceset gjyqësore, kjo nuk dihet ende./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pompeo letër Kurtit/ Taksa dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë konsiderohen prioritete

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në një letër se shpreson që prioritete të liderit të ri të jenë heqja e tarifës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë.

“Heqja e tarifave në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të jetë e rëndësishme për kthimin e palëve në tavolinën negociuese. Ne shpresojmë dhe presim që ju do ta bëni këtë gjë prioritet dhe do të përfitoni nga momentumi i krijuar pas dy letrave të qëllimit për të krijuar lidhje ajrore dhe hekurudhore në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Pompeo në letrën, të cilën Zyra e kryeministrit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se e ka pranuar.

Ai me këtë rast u është referuar dokumenteve të nënshkruara nga zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, në Berlin, me ndërmjetësim të të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell.

Sa i përket njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, Pompeo ka thënë:
“Tani është koha që të realizoni marrëdhënie normale me Serbinë, që kanë qendër njohjen e ndërsjellë, dhe e cila është thelbësore për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë afër jush për t’iu mbështetur në këtë proces”.

Sekretari amerikan ka uruar kryeministrin Kurti për formim të qeverisë së re, duke thënë se Departamenti i Shtetit do të punojë së bashku me të për të përparuar në qëllimet e përbashkëta siç janë: rritja ekonomike dhe sundimi i ligjit.

LEXO EDHE:  Sulm në kampin e refugjatëve/38 të vdekur

LEXO EDHE:  Aksidenti tek Mali i Robit/ Policia jep detajet

Letra e Pompeos vjen pak pas formimit të Qeverisë së Kosovës më 3 shkurt.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 7 shkurt se taksën 100 për qind synon ta zëvendësojë me masë të reciprocitetit.
Por, këtë qëndrim nuk e ka përkrahur së fundmi ambasadori Grenell.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, ka thënë të hënën për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.
“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha Custin.
“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, ka shtuar ai./REL

LEXO TE PLOTE