LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jeta ime dhe e familjes është në rrezik”/ Gjyqtarit Malaj nuk i ofrohet mbrojtje: Kur të më qëllojnë do të jetë prova?

22 Dhjetor 2019, 20:46, Aktualitet CNA
“Jeta ime dhe e familjes është në rrezik”/ Gjyqtarit

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj, i ka dërguar një letër 11 institucioneve në vend, ku kërkon ruajte fizike nga shteti pasi sipas është i bindur se jeta e tij dhe ajo e familjarëve është në rrëzik

?Komisioni i ruajtes fizike të gjyqtarëve, të cilin unë nuk e di se nga kush përbëhet, më ktheu përgjigje me kryetaren e gjykatës, dhe nuk ka prova më thotë për mbrojtjen tuaj. Provat i di Policia e Shtetit. Familjarët e mi kanë bërë kallëzime, unë kam bërë kallëzime. Duan që kur të më qëllojnë mua atëherë të jetë prova që të më vijnë të më sigurojnë mbrjotje? Siç i ndodhi Arjan Ndojit, siç i ndodhi prokurorit tjetër në Vlorë. Kur do jenë këto prova, kur të dëmtohen??, shprehet Malaj për Top Channel.

Gjyqtari Malaj tha se në vitin 2015 vëllai i tij është kërcënuar me jetë, çështje kjo që sipas tij nuk u hetua kurrë.

?Vëllai im ka bërë kallëzim penal për një vrasje me pagesë të një personi në Vlorë, i cili nuk u hetua kurrë, biles u pushua çështja, madje u fshinë edhe materialet e çështjes nga prokuroria. Ndikimi ishte shumë i madh?, shprehet gjyqtari.

Lidhur me një sërë ngjarjesh të ndodhura me të dhe familjarët e tij, gjyqtari Alaudin Malaj, thotë se mungesa e reagimit ndaj kallëzimeve të ndryshme ka ardhur për shkak të ndikimit të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

?Me gjithë respektin për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, por ai nuk mund të drejtojë dot Policinë e Shtetit, përderisa njerëzit janë të Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit, që nga drejtori i policisë, e deri tek i fundit. Mos të them edhe tjetrën, që një pjesë të drejtorave që ishin larguar më para nga detyra dhe ishin ndjekur edhe penalisht, Fatmir Xhafa i ngriti në detyrë?, shprehet Alaudin Malaj.
Alaudin Malaj, është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit në Itali të Geron Xhafës, vëllait të ish ministrit të Brendshëm.

Lajmet e fundit nga