LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fotot historike e dhjetorit të 1970/ Kadare dhe Kryeziu, çfare ndodhi pas ndalimit te gazetës së famshme “Rilindja”

22 Dhjetor 2019, 18:14, Aktualitet CNA
Fotot historike e dhjetorit të 1970/ Kadare dhe Kryeziu, çfare

Një foto historike e dhjetorit të vitit 1970, – kur Shqipëria ndodhej në regjimin më të egër diktatorial, dhe Kosova ishte e shtrënguar të bënte rezistencë kulturore, – dëshmon një lidhje të mistershme mes shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare me regjisorin Ekrem Kryeziu, si dhe marrëdhënien e njohjes me të gjerë mes dy anëve të ndara,  të shkrimtarëve, artistëve dhe gazetarëve.

Si duket kulti i kësaj marrëdhënie, së paku për Kosovën, ishte gazeta legjendare ?Rilindja?, që pati jetë deri në vitin 1990, kur u mbyll përfundimisht. Sot, kësaj gazete për fat të keq i mungon arkivi, një shqetësim që po e ngrenë së fundi përmes projektesh individuale artistë e shkrimtarë të rinj të Kosovës, si kujtesë emocionale kolektive.

Një prezantim të tillë e bëri para pak ditësh në Shqipëri poetja Ervina Halili, me dëshmi nga kjo histori. E sollëm këtë pasazh historik për të mbërritur në foton e publikuar nga Shtëpia Studio Kadare, ku në sfond janë Ismail Kadare, Helena Kadare, Resmije Kryeziu, Esad Dujaka dhe Ekrem Kryeziu.

Informacioni që vjen pas këtij imazhi është kur  u ndalua gazeta ?Rilindja? në Kosovë, Dujaka dhe gazetarë të tjerë të Rilindjes filluan të botojnë gazetën BUJKU, kushtuar problemeve të bujqësisë, duke e ?përdorur? këtë botim për të komunikuar dhe informacion të koduar.

Ardhja e Ekrem Kryeziut në Shqipëri, regjisor e artist, lidhet me pjesëmarrjen e tij nënë realizimin e filmit të parë në gjuhën shqipe në Kosovë, “Uka i Bjeshkëve të Nemura” (1967). Tiranë, Dhjetor 1970./CNA.al

Lajmet e fundit nga