Connect with Us

“E pamundur t’i mbijetosh sfidave”/ Majlinda Bregu flet pas Samitit për “Mini Shengenin Ballkanik”

Politikë

“E pamundur t’i mbijetosh sfidave”/ Majlinda Bregu flet pas Samitit për “Mini Shengenin Ballkanik”

Publikuar

-

Pas samitit të Mini Shengenit Ballkanik, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu thotë se ky këshill mbështet nismat që kontribuojnë drejt një axhende për krijimin e një tregu të përbashkët për rajonin tonë.

“Ne nuk kemi detyrë tjetër vetëm të nxisim dhe të mbështesim ide të cilat çojnë përpara bashkëpunimin rajonal. Ky është mandati që kemi. Çdo bashkëpunim dhe çuarja përpara e marrëdhënieve të mira, përmirësimi i nivelit të tregtisë rajonale apo dhe projekte të tjera rajonale të bëhen në nivel gjithpërfshirës. Është e pamundur t’i mbijetosh sfidave në një kohë kur Ballkani sot nuk dallohet për nivel ekonomik të qëndrueshëm për të përballuar sfidat globale”, tha Bregu.

Sipas Majlinda Bregut, ky bashkëpunim rajonal, i ashtuquajtur Minishengen Ballkanik do të përkthehet në rritje ekonomike për keto vende, dhe konkretisht sipas saj parashikohet një rritje prej 7% të GDP.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu sulmon deputetët e Bashës/ S'dinë të flasin në publik

“Të gjitha vendet e Ballkanit kanë mbi 70% të shkëmbimeve tregtare me BE. Por ka vetëm rritje të GDP 1.3%. Në rast se ne kemi ecurinë si të BE dhe vendeve tona GDP rritjet me 7%. Europa nuk lindi se ishte në ADN-në e qytetarëve që sot jetojnë në Europë por lindi nga nevoja për të bashkëpunuar , për të qenë më të fortë, për një treg të përbashkët dhe për të përballuar sfidat globale”, u shpreh Bregu në një intervistë për News 24./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jep dorëheqjen zv.ministri i Ekonomisë

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministri i Ekonomisë, Elton Haxhi ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në një prononcim për News 24, ai ka pohuar dorëheqjen, ndërsa është shprehur se “Nuk mund të vijoja më në atë detyrë”.

Kujtojmë këtu se Haxhi është i dyti në pak kohë që ka dhënë dorëheqje nga ky post, pasi më herët në atë detyrë ishte Erjon Luçi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta sulmon ndërkombëtarët/ Po merren me një gjë shumë të madhe

Publikuar

-

Nga

Para takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias, presidenti Ilir Meta ka hedhur sërish akuza dhe ironi ndaj ndarkombëtarëve.

Kreu i shtetit ka theksuar se ndërkombëtarët nuk mund të ndihmojnë që të interpretojnë Kushtetutën që e kanë bërë së bashku, pasi janë të zënë “duke bërë një gjë të mëdha, duke ndjekur paranë”. Kjo e fundit, frazë e përsëritur nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ku e vlerëson Anti-KÇK-në si mënyrën e drejtë për të luftuar krimin.

“Po kështu ne këtu për fat të mirë apo të keq kemi dhe disa ekspertë ndërkombëtarë, me të cilët gjithashtu kemi bërë këtë Kushtetutë dhe që duhet të na ndihmojnë për të interpretuar drejt Kushtetutën. Mirëpo, edhe ata e kanë të vështirë ta bëjnë këtë çështje, se po merren me një gjë të madhe, po ndjekin paratë”,-u shpreh Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet skandali/ Si Rama po tenton të “pushtojë” edhe AMA-n

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit kryeministri Edi Rama po tenton të marrë nën kontroll të plotë edhe Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA).

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka denoncuar procesin e “pushtimit” sipas tij të AMA-s, nga kreu i qeverisë.

Sipas denoncuesit, për gradimin e Maklen Mishës, djalit të ish-anëtarit të Bordit të AMA-s, Pirro Mishës, po shkelet çdo praktikë ligjore.

Denoncuesi thekson se, Rama kërkon të vëjë në krye të AMA-s një shërbëtor të lindur, me qëllim kontrollin e këtij institucioni.

“Procesi i pushtimit total te AMA nga Edvin Mafia!

Lexoni denoncimin e procesit farse per te kapur AMA nga Edvin Mafia.

I nderuar Z Berisha ky vend po shnderrohet çdo dite nga pikpamja institucionale ne haremin e Edi Rames ! Habia eshte sesi keta nuk stepen para asgjeje ! Komisioni i Venecias zbarkon ne Tirane per vlerësim dhe analize te ligjit makaber te “antishpifjes” ndersa “Rilindja” parlamenti me konkubina ecin ne kapje institucionesh !

Parodia me AMA-n nuk ka te sosur! Per te graduar Kryetar djalin e Babes, Makleninin e Pirro Mishes qe deri para pak muajsh ishte anetar i bordit te AMA-s dhe tani Drejtor i Bibliotekes Kombetare e me teper Drejtor i Tenderit disa milion eurosh qe do behet per biblioteken e re, bejne pa turp, me uri dhe babezi perdhunimin e çdo praktike ligjore!

LEXO EDHE:  Partia Demokratike drejt ndarjes

LEXO EDHE:  Bregu refuzon talljen e Bashës me demokratët

Per te bere kryetar te AMA-s kukullen e Erion Velise urdherohen tre kukulla te tjera njeri nipi i Alfred milioner Pezes, te tre keshilltar politik te ministrave te qeverise Rama, dhe vete djalka i Pirros, keshilltar i Lalit dhe Xhaçkes ne kundershtim te plot me ligjin !

Rilindasit zgerdhihen me fjalen ligje! Ata kane nxitim dhe vrapojne per te vene nje sherbetor me te bindur nga çe kishin ne Krye te AME-s! Ju Z Berisha se paku mund ti ofroni kesaj shoqerie pamjen e plote te kesaj krupe qe bejne zaret e vegjel te Rames me bekimin e tij per ti zene frymen cdo gjeje dhe per te korruptuar cdo gje.”-thuhet në denoncim./ CNA.al

Fuga dhe Veliaj kërkojnë kontrollin e AMA-s/ “Banda” e këshilltarëve vërsulet në garë

LEXO TE PLOTE