LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktorja Marika Kallamata "gjyshja e përrallave"

22 Dhjetor 2019, 17:45, Politikë CNA
Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktorja Marika Kallamata "gjyshja e

Ndërron jetë në moshën 89 vjeçare aktorja Marika Kallamata.
Lajmin e hidhur ka bërë të ditur ministrja e Kulturës Elva Margariti

?Ndonëse ka luajtur dhjetëra role në teatër e kinema, ajo do të mbetet për ne, përherë, gjyshja e përrallave.
Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte…!
U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi!
Homazhet do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00?, shkruan Margariti.

 Marika Kallamata lindi më 17 nëntor 1930 në qytetin e Fierit. Më 1950 mbaroi liceun artistik ?J. Misja?* dhe po atë vit filloi punë në Teatrin Popullor. Luajti një sërë rolesh të dyta dhe episodike, duke ravijezuar karaktere origjinale, si në shfaqjet. Për ata që janë në det, Prefekti, Oret e Kremnilit, Njeriu me pushkë etj. Spikati me rolin e shërbyesës në komedinë Mirandoline të Goldonit, por roli që e bëri tejet të njohur ishte ai i Aspasisë në komedinë Karnavalet e Korccës të S. Cmores*, me 1964.

Kallamata ishte aktore karakteresh, me së shumti e atyre të kahut komik dhe me ngjyrime groteske; dintë të shfrytëzonte me efektivitet të larte elementet plastikorë, përdorte të folurën dialektale, deri edhe zhargonet e bisedes së rrugës, krijonte detaje kuptimplotë, shkaktonte një humor të vëtvetishëm si pasojë e përshtatjes me rrethanën ku dhe kur veprohej.

Në kinematografi ka luajtur 14 role, të përmasave të vogla e dytësore, edhe këta role karakteresh, duke nisur me së pari me filmin. Femijet e saj, 1957, dhe duke vijuar me të tjerët, si: Dollia e dasmës sime (Xhiko), Kur hidheshin themelet (Havaja), Ëndërr për një karrige (Ishja), Një baba tepër (Filomena) etj.

Kallamata u bë shumë e njohur dhe e dashur, me menyrën e ngrohtë, joshëse, sugjestive të rrëfimit, duke pasur një nga audiencat më të gjëra, posacërisht me rolin e gjyshës në emisionin e përrallave për fëmijë në Televizionin Shqiptar.

Sakaq, fale dhuntisë së vargëzimit, ajo ka lënë në formë vjershash miqësore humoristike një mori ?portretesh? dhe episodesh nga jeta dhe ?bemat? e aktorëve mes në zë të Teatrit Kombëtar./CNA.al

Lajmet e fundit nga