LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A munden me e fal shqiptarët për atë ç’ka bëri?/ Ish deputetja kërkon që Rama të shpallet “non grata"

22 Dhjetor 2019, 09:41, Politikë CNA
A munden me e fal shqiptarët për atë ç’ka

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri , ka kritikuar ashpër sulmet e kryeministrit shqiptarë, Edi Rama, ndaj liderve të Kosovës dhe qëndrimihn që mbajti për minishengenin.

Pampuri shkruan se Rama u tregua i pabesë me këtë veprim dhe me akuzat e hedhura për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa këkron që të shpallet non grata.

Postimi i plotë

A munden me e fal shqiptarët e Kosovës Edi Ramën, për atë ç?ka bëri e nuk bëri për ta. Vendosi taksën e Rrugës së Kombit, priti Vuçiçin në Tiranë, duke mbrojt e lobu fort për heqjen e taksës së mallrave me Serbinë, duke lobu për vendosjen e minishengenit Ballkanik, një çmenduri në kohën kur të gjithë sytë dhe shpresën e kemi nga BE.

Edi Rama të heqë taksën e Rrugës së Kombit, Edi Rama duhet të mbante qëndrim të prerë ndaj Vuçiçit  për njohjen e Kosovës, por bëri të kundërtën, duke e shtrirë tashmë pabesinë e tij në mbarë trojet shqiptare. A mundet një kryeminister të përdorë një gjuhë urrejtje kundrejt një kryeministri të një vendi tjetër, e për më shumë akoma, kundrejt kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

A mund t?ia falin këtë familjarët e viktimave të masakrës së  Reçakut, Studimes (Vushtri), Krushës së Madhe (Rahovec), Dubravës, Izbicës, Prekazit(Jasharajve). Me kaq, mjafton që ky palo kryeministër antishqiptar, të jetë non grata për mbarë trojet shqiptare.

 

Lajmet e fundit nga