LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zaev i prekur nga situata në Durrës/ Zbulon vendimin që do merret sot

21 Dhjetor 2019, 11:56, Politikë CNA
Zaev i prekur nga situata në Durrës/ Zbulon vendimin që do merret

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duket se është prekur nga situata në Durrës, pas tërmetit tragjik të 28 nëntorit.

Pas një vizite që ka kryer sot në Durës së bashku me kryeministrin Edi Rama, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në një postim në rrjetet sociale, Zaev shpreh mbështetjen e plotë për këtë situatë.

Po ashtu, kreu i qeverisë maqedonase thekson se sot në Tiranë, në Samitin që do të zhvillohet mes liderëve të këtyre vendeve, do të firmoset një dokument për trajtimin e përbashkët të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave.

?Si një shprehje solidariteti me qytetarët e Shqipërisë, dhe në mbështetje të frymës dhe mbështetjes së banorëve të qyteteve dhe vendbanimeve të tjera që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë dhe drejtuesit e tjerë të pranishëm në një takim në Tiranë, ne vizituam këtë mëngjes Durrësin.

Ne u takuam me disa nga familjet që tani po rindërtojnë shtëpitë e tyre në vazhdën e fatkeqësisë tragjike, dhe riafirmuam gatishmërinë tonë për të vazhduar me mbështetje dhe ndihmë të mëtejshme në periudhën e rimëkëmbjes nga tërmeti.

Me vizitën në Durrës, ne njoftuam bashkëpunimin tonë të përbashkët në trajtimin e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave që do të përfshihen në dokument për integrimin më intensiv të rajonit që do të miratohet sot në Tiranë?, shkruan Zaev./ CNA.al

Lajmet e fundit nga