Connect with Us

Voltana Ademi tërhiqet nga bojkoti/ Shkon në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Politikë

Voltana Ademi tërhiqet nga bojkoti/ Shkon në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Publikuar

-

Kryebashkiakja demokrate e Shkodrës në detyrë Voltana Ademi ka shkuar për herë të parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të zgjedhur nga 30 Qershori, duke thyer kështu bojkotin.

Mësohet se Ademi ka marrë pjesë në mbledhjen për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2020, ku ka dhënë disa propozime.

Me disa ndryshime, Paketa Fsikale u miratua me 34 vota pro dhe 1 kundër nga  social-demokrati Andi Halluni.

Ndërkohë që pritet që Voltana Ademi të jetë pjesëmarrëse edhe në mbledhjet e tjera të Këshillit Bashkiak, kryesisht në atë të miratimit të Projekt-buxhetit 2020 që do të mbahet në janar të vitit që vjen.

Pas mbledhjes kryebashkiakja e Shkodrës theksoi se i qëndron vendimit të saj për të mos njohur zgjedhjet e 30 Qershorit.

LEXO EDHE:  Koncesioni me pyjet/ E zgjedhura e Bashës “ndjek gjurmët” e Qeverisë

“Unë jam në krye të drejtimit të Bashkisë së Shkodrës, që përtej gjithçkaje që lidhet me çështje ligjore, që i qëndroj fort, unë kam prezantuar përpara qytetarëve të Shkodrës politikën fiskale dhe buxhetin e Bashkisë. Në këtë kontekst është detyrë dhe përgjegjësi nga ana ime që ta bëj këtë, dhe nuk ka lidhje çfarë përfaqëson kjo trup. Unë dua t’ju jap një informacion të ri, ne vazhdojmë për të drejtën e votës, kam marrë para dy ditësh një letër nga Kongresi i Autoriteteve Lokale e Rajonale Europianë lidhur me shqetësimin për situatën politike në Shqipëri”, tha Ademi për mediat./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sërish marrëveshje Rama-Basha?/ Ralf Gjoni “sfidon” opozitën joparlamentare

Publikuar

-

Nga

Deputeti Ralf Gjoni ka folur ditën e sotme për angazhimin e opozitës në  tryezën e REformës Zgjedhore dhe për një marëveshje të mundshme Rama-Basha.

Gjoni tha se i vjen mirë që opozita joparlamentare bëri “Mea Culpa” dhe u angazhua në këtë process, ndërsa theksoi se duhen bërë propozime substanciale që rrisin garancinë e votës.

Deputeti përsëriti edhe njëherë se problemi i sistemit zgjedhor qëndron te listat, ndaj kërkon një zgjidhje për këtë nga dy partitë më të mëdha në vend.

Ralf Gjoni deklaroi në emisionin “Top Talk” se Partia Socialiste është e hapur të diskutojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

LEXO EDHE:  “Dilni jashtë”/ Borchardt shpërfill protestueset pas incidentit

LEXO EDHE:  Basha mbledh kryesinë e PD/ Zbardhet fokusi i bisedimeve

Teksa u pyet nëse mendon se PS dhe PD do të bëjnë një kompromis si ai i vitit 2017, deputeti tha se çfarëdo që të bëjën opozita në Parlament është më e fortë se ajo joparlamentare.

“Nuk mund të besoj Lulzim Bashën të cilin nuk e mbështesin as  ata të PD. Realiteti i prekshëm është që ne jemi në parlament, kemi votën. Ata mund të thonë se janë opozita e bashkuar, por këta janë vetëm numra. Numrat janë në Parlament dhe jo në këshill”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA mesazh të fortë/ “SPAK duhet të ketë sukses”

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë ditën e sotme për sundimin e ligjit mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim deklaron se SPAK duhet të ketë sukses.

“SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!”, deklaron në mesazhin e shkurtër ambasadorja e SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasjet mes mazhorancës dhe Metës/ Luan Rama: Ata po hakmerren, kostoja mbi qytetarët

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka komentuar dhe përplasjen mazhorancë-Presidencë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

I ftuar në Neës 24, Luan Rama tha se kjo përplasje e mazhorancës me Kushtetutën.

“Nuk është përplasje e presidentit, por përplasje e mazhorancës me Kushtetutën. Është përplasje nën trysninë e papërgjegjshmërisë që mazhoranca bën ndaj presidenti, që është i vetmi institucion legjitim. Ata ngatërrojnë qytetarin Ilir Meta me presidentin. Ata hakmerren me presidentin. Grusht shteti është dhe kur kompetencat i një institucioni ti i merr dhe ia atribuon një institucioni tjetër. Kostoja po krijohet aktualisht mbi vendin, qytetarët dhe mbi imazhin e Shqipërisë. Këta po dëshmojnë se janë kundër realizimit të reformës në drejtësi siç u projektua dhe kundër integrimit të Shqipërisë në BE.”, përfundoi Luan Rama.

LEXO TE PLOTE