Connect with Us

Vetëvendosja sërish në protestë/ “Duam bashkim me Kosovën, jo me Serbinë”

Politikë

Vetëvendosja sërish në protestë/ “Duam bashkim me Kosovën, jo me Serbinë”

Publikuar

-

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri po zhvillon ditën e dytë të protestës paqësore pranë Kryeministrisë, kundër ardhjes së Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Të organizuar në grup dhe me pankarta ku shprehen parrulla të ndryshme kundër minishengenit ballkanik, aktivistët e Vetëvendosjes këmbëngulin me parimet e tyre, duke e quajtur Aleksandër Vuçic-in kriminel lufte i cili akoma edhe sot nuk e njeh Kosovën si shtet dhe i shkakton dëme kombit shqiptar.

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë kishte programuar më përpara një protestë kundër minishengenit ballkanik, por tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit bëri që të anulonte tubimin e tyre, duke e shtyrë për ditën e samitit midis Vuçiç, Ramës dhe Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev.

LEXO EDHE:  Përleshja në Tiranë/Vjen reagimi i parë nga politika: Dajak policesk qytetarëve

Shqipëria bëri bashkë  krerët e tre shteteve ballkanike për të diskutuar mbi çështjet rajonale. Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri si edhe aktivistë të shoqërisë civile, janë kundër këtij minishengeni ballkanik dhe sipas tyre ky samit do të jetë një favorizim i madh për Serbinë dhe disfavor për Shqipërinë dhe Kosovën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha takon të rinjtë e Kukësit/ “Emigrimi, oferta e vetme e kësaj qeverie”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka takuar sot të rinjtë e Kukësit dhe ngre alarmin e largimit nga vendi.

Basha deklaron se emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vertme që i jep qeveria, ndaj thekson se duhet gjetur zgjidhje.

“Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! Po të Dëgjoj”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ivi Kaso flet për propozimet e PD/ Ja roli i policisë në procesin zgjedhor

Publikuar

-

Nga

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso zbuloi rolin e Policisë së Shtetit në zgjedhjet e ardhshme, teksa ishte duke analizuar propozimet e Partisë Demokratike.

Kaso deklaron se PD po synon të largojë elementët kriminalë nga qendrat e votimit.

Sipas tij, duhet krijuar një qeveri kujdestare për Policinë e Shtetit, në mënyrë që kjo e fundit të jetë e pavarur nga partitë politike dhe të kujdeset për procesin zgjedhor pa ndikime.

“Kemi zgjedhur t’i përqasemi kësaj problematike duke marrë një qasje të ndryshme të paktën që prej vitit 2003, kur u largua policia nga procesi zgjedhor.  Atëherë ka qenë më problem policia se krimi.

Sot situata është ndryshe. Është krimi që ka marrë kontrollin e procesit zgjedhor, që fillon nga demonstrimi i fushatave parazgjedhore, duke intimiduar, duke mbledhur kartat e identitetit për të mës votuar, duke dhënë lekë e deri në ditën e zgjedhjeve që shfaqen personalisht në qendrat e votimit.

LEXO EDHE:  Kokëdhima: Kryeministri i mafies së drogës dhe i varfërisë ekstreme të shqiptarëve

LEXO EDHE:  Ushtria e Kosovës alarmon Serbinë/ Kundërpërgjigjet Vuçiç

Dhënia e policisë detyrat që i takon në ruajtjen e qendrave të votimit. Jo në perimetrin e brendshëm, por në perimetrin e jashtëm duke mos iu dhënë mundësi elementëve kriminalë të përfshihen në proces.

Kemi nxjerrë në dritën e diellit policinë për detyrat që duhet të kenë”, u shpreh Kaso në studion e Syri Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja me Ruçin në Parlament/ Flet Gjoni: Duhet ta kem prekur në plagë

Publikuar

-

Nga

Në seancën e djeshme plenare, një debat i ashpër u regjistrua mes Gramoz Ruçit dhe deputetit opozitar Ralf Gjoni, pasi kryeparlamentari i ndërpreu fjalën këtij të fundit, teksa ishte duke folur për Reformën në Drejtësi.

Ruçi i kërkoi Gjonit të lironte foltoren, me pretendimin se ishte duke folur jashtë kohës, por deputeti nuk iu bind dhe kryeparlamentari e përjashtoi nga seanca dhe kërkoi pezullim për 10 ditë nga Kuvendi.

Për këtë ka folur sot deputeti Gjoni në emisonin “Top Talk”, ku deklaroi se ajo që ndodhi dje ishte e shëmtuar dhe e cilësoi personale irritimin e Gramoz Ruçit.

LEXO EDHE:  Gjenden dy fuçi plot drogë në Tiranë/Arrestohen babë e bir

LEXO EDHE:  Kokëdhima: Kryeministri i mafies së drogës dhe i varfërisë ekstreme të shqiptarëve

“Nuk e di çfarë problemi ka Ruçi me mua, por duhet t’i kem prekur në plagë. Unë dje fola edhe për mazhorancën, edhe për Edi Ramën, edhe për Lulzim Bashën dhe për Monika Kryemadhin dhe për Ilir Metën. Unë kam shprehur dje se këta po mundohen të krijojnë struktura paralele me atë të Reformës në Drejtësi”, u shpreh ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE