Connect with Us

Ushtari i diktaturës në krye të SPAK/ Hije dyshimi mbi integritetin e anëtarëve

Politikë

Ushtari i diktaturës në krye të SPAK/ Hije dyshimi mbi integritetin e anëtarëve

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj kreut të SPAK, Arben Kraja, për të cilin thuhet se është ish-hetues i diktaturës.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se PD nuk mund të qëndrojë indiferente përballë këtyre fakteve, të publikuara nga mediat.

Bardhi theksoi se një ushtar i diktaturës më të egër komuniste, nuk mund të jetë shërbetor i shtetit të së drejtës.

“PD nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj fakteve të publikuara në media.

Në korrik 1990 është zbuluar se Arben Kraja ka marrë pjesë në proçese politike duke i shërbyer regjimit deri në grahmat e fundit. PD ka bindjen se një ushtar i diktaturës më të egër nuk mund të jetë shërbëtor i shtetit të së drejtës.

Po ashtu drejtuesi i SPAK është propozuar si zv.kryetar i KLSH dhe ka punuar për qeverinë e PS.”-tha Bardhi.

LEXO EDHE:  PD: Rama s’ka plan të ndalë eksodin, të largohet

Më tej, ai reagoi edhe në lidhje me një foto të publikuar në media të prokurorit të SPAK Altin Dumani, me deputetin e PS, Ulsi Manja.

“Fakti i dytë i rëndë është ky. Një takim një ditë para votimit të KLP për kreun e SPAK, të prokurorit Altin Dumani me Ulsi Manjën. Altin Dumani ishte një nga kandidatët kryesorë për kreun e SPAK.”-tha Bardhi.

Po ashtu ai theksoi se SPAK duhet të jetë në lartësinë e pritshmërive të opinionit dhe nuk mund të ketë hijë dyshimi mbi integritetin e anëtarëve të tij.

“SPAK duhet të jetë në lartësiën e pritshmërive të publikut. Prokurorët për të cilët publikisht është vënë në dyshim integriteti dhe paanshmëria duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe të heqin dorë nga përbërja e SPAK. Nuk mund të ketë asnjë hije dyshimi mbi integritetin e anëtarëve”-deklaroi Gazment Bardhi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Një zyrtar shqiptarë në rrjetin e trafikut të kokainës/ Zbardhet skema e rekrutimit

Publikuar

-

Nga

Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë

Një rrjet trafikantësh kokaine që operonin Gjermani-Zvicër janë goditur nga drejtësia.

Në këtë rrjet raportohet se janë të përfshirë dy shtetas shqiptarë, të cilët tashmë janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës.

Njëri prej shtetasve shqiptarë, raportohet se është një zyrtar, i cili dyshohet se rekrutonte persona në rrjetin e trafikut.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për se bëhet fjalë për një grup trafiku të dënuar në Zvicër, ndërsa nga hetimi i autoriteteve zvicerane dhe gjermane kanë rezultuar dhe dy shqiptarë të përfshirë, njëri prej të cilëve zyrtar shtetëror./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Si dështuan Spaho dhe Salianji në Korçë

Publikuar

-

Nga

Si dështuan Spaho dhe Salianji në Korçë

Dje CNA.al ka publikuar dokumentin i cili tregon qartazi se trupa elektorale të drejtuesit politik, të Lulzim Bashës, në shumicën e qarqeve kanë dështuar. Pra, nuk kanë arritur objektivat e kërkuara nga kreu demokrat.

Basha ka kërkuar rreth 707 000 vota nga të tijët, por në fakt ata nuk mundën t’i sillnin më shumë se 630 000.

Objektivi i Bashës ka qënë i qartë. Ndoshta 70-71 mandate, ose rreth shifrës së “artë” për formimin e qeverisë dhe nga ana tjetër LSI, aleate, që merrte mandatet e saj.( Lexo ketu)

Por, ajo që ndodhi ishte krejt ndryshe. Basha u tradhëtua nga të tijët, dhe tashmë ata që e tradhëtuan, nuk kapën objektivat, nuk mundën dot të siguronin mandatet. Me gjithë gjithë pushtetshmërinë që kishin në bazë, kanë shpallur fitoret.

Në një nga rastet më flagrante, është qarku i Koçës, ku shifrat e analizuara flasin vetë.

Flasin ashtu si në vitin 2017, kur në qarkun e Korçës u siguruan vetëm katër mandate, me 42 mijë vota dhe u shpall fitore.

Në fakt Partia Demokratike, në vitin 2013 kur u largua nga pushteti e kishte lënë “thesin” me plot 56 mijë vota.

Gati 30% e votave kishin humbur rrugës, dhe këto nuk njiheshin. Bëhej sikur nuk dihej dhe shpallej fitorja.

E njëjta situatë, turpësisht po ndodh dhe tani në vitin 2021, e cila është sirena e alarmit dhe paralajmërimi për një katastrofë në 2025.

Por, pse kjo? Pse këto shifra?

Ka një grup njerëzish që llogarinë e bëjnë thjeshtë dhe vetëm për interest e tyre politike të momentit dhe nuk i hyjnë thelbit të problemit.

Në vitin 2013, PD ka marrë 56 mijë vota. Në atë kohë me më pak aleat sesa kishte në vitin 2021. Kishte 56 mijë vota me PDIU, LZHK-në, etj.

Ndërsa sot në vitin 2021, Partia Demokratike në qarkun e Korçës ka 50 mijë vota, megjithëse aleate i është shtuar PBDNJ, pra Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila ka një efekt elektoral prej të paktën tre mijë votash në qarkun e Korçës.

Nga ana tjetër në vitin 2013, FRD ka qënë me vete, kurse në vitin 2021 i është bashkuar Partisë Demokratike dhe në këtë qark, ka një rezultat në dy palë zgjedhje, afërsisht rreth një mijë vota.

Në targetin, pra në numrin maksimal të votave të kërkuara nga qendra në qarkun e Korçës ishte vendosur një shifër. Ajo ishte 60 400, një shifër shumë reale.

Partia Demokratike ka mundur të lërë pushtetin me 56 mijë vota, pas tetë vitesh në opozitë, duhej të rikuperonte vota, rreth 3 mijë vota, PBDNJ dhe FRD, në total 60 mijë vota, sot do të duhej ishte një shifër e pranueshme.

Dhe është fiks afër realitetit elektoral që ndodhi me Partinë Socialiste, e cila nga 63 500 vota në 2013, 62 500 vota në vitin 2017, shkoi në vitin 2021 në 60 200 vota.

Mjaftonte që Partia Demokratike të kishte një votë më shumë për të pasur 6 mandate në qarkun e Korçës.

Këto pa llogaritur LSI-në, e cila kaloi në një gropë tjetër elektorale. Pasi, PD nëse do të arrinte rreth 60 mijë vota dhe LSI-ja do të kapte targetin e saj, prej rreth 14 mijë votash, në Korçë do të kishte një përmbysje elektorale në krahun tjetër, ku demokratët bashkë me LSI-në, do të ishin diku në 7 mandate dhe Partia Socialiste në vetëm 4.

LEXO EDHE:  Krimi shtetëror i përgjimit, Edi Rama nën akuzë

LEXO EDHE:  PD: Rama s’ka plan të ndalë eksodin, të largohet

Por, kjo nuk ndodhi.

Nuk ndodhi sepse Partia Demokratike e drejtuar nga Edmond Spaho dhe Ervin Salianji, dështoi. Megjithëse është shpallur fitorja dhe suksesi, ka një dështim total.

Ka 10 mijë vota më pak të gjetura në kuti, sesa objektivi i vendosur. Dështimi është gati 15%.

Nga ana tjetër, po trumbetohet se ka pasur një fitore, kur ka pasur një humbje të turpshme dhe më pak vota se në vitin 2013.

Në çdo qark, ka pasur më pak vota se ditën kur PD-ja ka dalë në opozitë. Drejtuesit politik të këtij qarku, jo vetëm që duheshin shkarkuar, por duhej bërë edhe një reformë e thellë në degët e atyre zonave elektorale.

Në bazë të shifrave të krahasuara jo vetëm me objektivat, por edhe me rezultatet elektorale të të paktën tre palë zgjedhjeve të fundit, 2013, 2017 dhe 2021.

E në rast se 2017-ta është një gropë e papranueshme zgjedhore, atëherë do mund të merrej edhe 2009-ta, me një mesatare të caktuar, e cila tregon qartazi se kush është e vërteta elektorale e Partisë Demokratike.

Në Korçë pati një dështim, nga dy drejtuesit politik, Edmond Spaho dhe Ervin Salianji. Ishte i vetmi qark që kishte dy drejtues politik.

Në fakt i pari, nënkryetari i PD-së ishte më i tërhequr, më agresivi dhe më drejtues politik në këtë qark, dukej Salianji. I cili edhe pse tundej ekraneve, në fakt ka humbur dhe Lulzim Basha, dhe ekipi drejtues i PD-së, do të duhej t’i drejtonte gishtin dhe ti kërkonte llogari për gjëmat e tij në Korçë, për konfliktet e ndezura me kreun lokal, Andrea Mano, për përplasjet me kryetarët e degëve, për përplasjet mes Spahos, dhe Salianjit.

Ato të raportuara në media, që flasin për skandale deri në rrahje. Dhe sherre e konflikte të tjera, të cilat sollën në fund, një rezultat katastrofik elektoral, i cili është më pak se në vitin 2013. Një rezultat katastrofik elektoral, i cili është më pak se në çdo kohë tjetër, krahasuar edhe me 2017.

Në rast se do të merrej i mirëqënë fakti i rikuperimit të votave që Partia Demokratike duhej të kishte pas tetë vitesh në opozitë.

Shifrat flasin vetë. Në vitin 2013, PD bashkë me aleatët në total, me aleatët e rinj të vitit 2021, ka jo pak por gati 60 mijë vota. Kaq i janë kërkuar Ervin Salianjit dhe Edmond Spahos, në vitin 2021.

Por, ata nuk kanë mundur dot të marrin më shumë se 50 mijë vota. Kjo është e vërteta elektorale e Partisë Demokratike në Korçë dhe dështimi spektakolar i Ervin Salianjit dhe Edmond Spahos./CNA.al

TABELA me shifrat sipas objektivave të Bashës/ 15 drejtues politikë dështuan, ja emrat dhe qarqet

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama paralajmëron reformë në sistemin e ujësjellësit/ “Nuk mund të mbahet me buxhetin e shtetit”

Publikuar

-

Nga

Rama paralajmëron reformë në sistemin e ujësjellësit/ "Nuk mund të mbahet me buxhetin e shtetit"

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reformë edhe në sistemin e ujësjellësve.

Kryeministri theksoi se borxhet në sistemin e ujësjellësit është më i madh se ato të tarshëguarat në OSHEE.

Gjithashtu nënvizioi se ujësjellësit nuk mund të mbahen me buxhetin e shtetit.

Sot kemi mbi 100 kantiere ku punohet për kantiere të reja. Në një pjesë të kosiderueshme punohet së bashku me partnerët të pranishëm. Duhet pasur parasysh se këto investime janë investime në sisteme të paprekura që nga vitet 60. Edhe në ato vite sistemet e furnizimit me ujë kanë qenë sisteme që nuk mbulonin nevojat me ujë 24 orë.

Është e mirëkuptueshme që shumëkush të thotë akoma me ujë merremi ne në shekullin 21 në vitin 2021, por merremi se kjo është një punë e cila asnjëherë më parë su nis nga A për të shkuar te ZH. Shumë fonde dedikuar ujit të pijshëm u copëtuan në segmente interesash elektorale duke mos arritur kurrë që të investohet për një vizion program e projekt të integruar.

Brenda këtij viti do kemi 24 orë ujë të pijshëm në një masë të madhe të qendrave urbane të Shqipërisë më pas sfida është kjo zonë Tirana Kamza bashkitë që përbëjnë atë që defakto është metropol i Shqipërisë.

Nga ana tjetër dua të nënvizoj një fakt shumë të rëndësishëm sidomos mbështetja e qeverisë gjermane e zvicerane, në këtë veçim kam parasysh diçka tjetër, janë kyçe jo thjeshtë në aspektin e fondeve por në aspektin e shoqërimit të këtij procesi.

Nëse marrim tërësinë e borxheve të akumuluar në vite a thua se janë në mallin e babës, sasia e borxheve në ndërmarrjet e ujësjellëtsit është më e madhe se sasia e borxheve të trashëguara në Oshee kur nisëm reformën. Maja e ujësjellësit smund të jenë gjë tjetër veçse ndërmarrje me kapacitete dhe strukturë që garantojnë këtë shërbim. Ujësjellësit smund të mbahen me buxhetin e shtetit

Ky investim smund të mebetet në duar të paafta sepse ka krijuar shumë kosto, për financat dhe qytetarët. E fundit që dua të them është që reforma e ujit e cila ne letër është shumë e qartë ka nevojë për një shtytje përpara. Ndërmarrjet e ujësjellësit smund të jenë ndërmarrje që mbahen me miell hua. Duhet të kemi aksionerë të funksionojnë bashkë në një ndërmarrje. Skanë pse të je në të copëzuara të bashkohen. Të gjithë janë aksionerë. Ndërrrmarrja të bëhet ndërmarrje biznes, jo kope me thithë lopa që fryhen me borxhe në kurriz të qytetarëve”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE