LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal-Prej një muaji kopështi i mbyllur/ Asnjë reagim nga Bashkia e Tiranës

21 Dhjetor 2019, 12:06, Politikë CNA
Skandal-Prej një muaji kopështi i mbyllur/ Asnjë reagim nga

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit la pas pasoja të rënda edhe në Tiranë, ku veç banesave u dëmtuan edhe shkolla e kopështe.

Por, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, më shumë sesa punë për të zgjidhur problemet e qytetarëve, ka intensifikuar aksionin e tij propagandistik.

Ndërsa për shkollat që u dëmtuan nga tërmeti, është gjetur si zgjidhje transferimi i nxënësve në shkolla të tjera dhe mësimi me dy turne, kryebashkiaku Veliaj nuk jep asnjë zgjidhje për kopështet e dëmtuara.

Po bëhet pothuajse një muaj, që kopështi numër 41, prapa Ambasadës Amerikane në Tiranë, vijon të jetë i mbyllur për shkak të dëmeve që ka pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kopështi ka pësuar dëmtime për shkak të tërmetit, por nga ana e Bashkisë ende nuk është ofruar asnjë zgjidhje për fëmijët që frekuentonin këtë kopësht.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se nuk është vendosur ende nëse kopështi do të shembet plotësisht apo do të rikonstruktohet, por fakti është se kopështi ka pësuar dëmtime dhe rrezikon jetën e fëmijëve.

Ndërkohë që pothuajse po bëhet një muaj, Veliaj vijon propgandën në media, pa e vënë ujin në zjarr për rreth 200 fëmijë që frekuentonin këtë kopësht.

Mesa duket, Veliaj gjatë këtyre ditëve të emergjencës së jashtëzakonshme ka bërë atë që di të bëjë më mirë, propaganda. Veliaj nuk shqitet nga ekrani dhe nga mediat të cilat i ka shumicën nën kontroll, duke bërë rolin e djalit punëtor, por në fakt realiteti qëndron krejt ndryshe me ato çfarë pretendon kryebashkiaku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga