Connect with Us

“Siç ka thënë dhe Tuna për atë të vetin…”/ Degjeneron ish ministri i Ramës

Politikë

“Siç ka thënë dhe Tuna për atë të vetin…”/ Degjeneron ish ministri i Ramës

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinja kanë patur një përplasje në distancë ditën e sotme lidhur me Shengenin Ballkanik.

Teksa Haradinaj tha se ky mini-shengen synon që të heqë taksën e Kosovës ndaj Serbisë, Rama e quajti këtë të fundit gënjeshtar dhe të paditur klasik.

Lidhur me këto përplasje ka reguar dhe ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ironizon kryeministrin shqiptar. Madje ironia e Manjanit shkon gjer në pikën që e krahahason këtë të fundit me refrenin e këngës “Zogu ma i mirë prej krejtëve”.

“Po po ashtu është! Të gjithë udhëheqësit në Shqipëri e Kosovë janë “hipokritë”, “injorantë”, “maskarenj”, “të korruptuar”, “neo marksistë” etj etj etj. Të gjithë pa përjashtim: Thaçi, Meta, Kurti, Basha, Haradinaj. Vetëm Ai është më i miri… Biles më i miri prej krejtve, siç ka thënë edhe Tuna për atë të vetin…”shkruan Manjani në reagimin e tij./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasja me Ruçin në Parlament/ Flet Gjoni: Duhet ta kem prekur në plagë

Publikuar

-

Nga

Në seancën e djeshme plenare, një debat i ashpër u regjistrua mes Gramoz Ruçit dhe deputetit opozitar Ralf Gjoni, pasi kryeparlamentari i ndërpreu fjalën këtij të fundit, teksa ishte duke folur për Reformën në Drejtësi.

Ruçi i kërkoi Gjonit të lironte foltoren, me pretendimin se ishte duke folur jashtë kohës, por deputeti nuk iu bind dhe kryeparlamentari e përjashtoi nga seanca dhe kërkoi pezullim për 10 ditë nga Kuvendi.

Për këtë ka folur sot deputeti Gjoni në emisonin “Top Talk”, ku deklaroi se ajo që ndodhi dje ishte e shëmtuar dhe e cilësoi personale irritimin e Gramoz Ruçit.

LEXO EDHE:  PD zbardh skenarin mafioz/ Si po manipulohet hetimi i vjedhjes së zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Rama fushatë në Dajt

“Nuk e di çfarë problemi ka Ruçi me mua, por duhet t’i kem prekur në plagë. Unë dje fola edhe për mazhorancën, edhe për Edi Ramën, edhe për Lulzim Bashën dhe për Monika Kryemadhin dhe për Ilir Metën. Unë kam shprehur dje se këta po mundohen të krijojnë struktura paralele me atë të Reformës në Drejtësi”, u shpreh ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sërish marrëveshje Rama-Basha?/ Ralf Gjoni sfidon opozitën joparlamentare

Publikuar

-

Nga

Deputeti Ralf Gjoni ka folur ditën e sotme për angazhimin e opozitës në  tryezën e Reformës Zgjedhore dhe për një marëveshje të mundshme Rama-Basha.

Gjoni tha se i vjen mirë që opozita joparlamentare bëri “mea culpa” dhe u angazhua në këtë proces, ndërsa theksoi se duhen bërë propozime substanciale që rrisin garancinë e votës.

Deputeti përsëriti edhe njëherë se problemi i sistemit zgjedhor qëndron te listat, ndaj kërkon një zgjidhje për këtë nga dy partitë më të mëdha në vend.

Ralf Gjoni deklaroi në emisionin “Top Talk” se Partia Socialiste është e hapur të diskutojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Teksa u pyet nëse mendon se PS dhe PD do të bëjnë një kompromis si ai i vitit 2017, deputeti tha se çfarëdo që të bëjnë opozita në Parlament është më e fortë se ajo joparlamentare.

“Nuk mund të besoj Lulzim Bashën të cilin nuk e mbështesin as  ata të PD. Realiteti i prekshëm është që ne jemi në parlament, kemi votën. Ata mund të thonë se janë opozita e bashkuar, por këta janë vetëm numra. Numrat janë në Parlament dhe jo në këshill”, theksoi ai.

LEXO EDHE:  Kulluri “kryqëzon” Ramën dhe Bashën/ Turp për ata që i besojnë

LEXO EDHE:  Hapen qindra vende pune në administratë, ja pozicionet vakante në të gjithë Shqipërinë

Ndërkohë, për tentativat për të nxjerë jashtë loje opozitën parlamentare, Gjoni theksoi se pavarësisht kësaj, ata janë më në lojë se kurrë.

“Në vend që t’i japim drejtësi shqiptarit, i mbyllin gojën deputetit, kalojmë ligje që ia mbyllin gojën edhe gjyqtarit të vettingut. Ne jemi më tepër brenda lojës se kurrë. Nëse krahasojmë ku ishim dhe ku jemi, ne figurojmë axhendën e opozitës sot në Parlament. Ne kemi një dakordësi mes nesh për ta çuar deri në fund këtë”, nënvizoi deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA mesazh të fortë/ “SPAK duhet të ketë sukses”

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë ditën e sotme për sundimin e ligjit mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim deklaron se SPAK duhet të ketë sukses.

“SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!”, deklaron në mesazhin e shkurtër ambasadorja e SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE