Connect with Us

Serbia do të ketë të dhënat e shqiptarëve/ Zbardhet marrëveshja Vuçiç – Rama

Politikë

Serbia do të ketë të dhënat e shqiptarëve/ Zbardhet marrëveshja Vuçiç – Rama

Publikuar

-

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç konfirmoi se një nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhet në Beograd në fund të janarit është liria e lëvizjes përmes aeroporteve respektive, që do të thotë se shërbimet sigurisë dhe policisë të tre vendeve, do të shkëmbejnë të dhënat, do kenë databazat e përbashkëta dhe në çdo kohë do kenë informacion për çdokënd që ka shkelur në Aeroportet në Tiranës apo Beogradit. Vuçiç tha se samiti i Beogradit do të jetë historik në kuptimin e marrëveshjeve konkrete që do të nënshkruhen.

Ai konfirmoi se janë marrë vesh me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev për një numër çështjesh, përfshi integrimin më të madh të organeve përkatëse në situata të jashtëzakonshme, ka raportuar abcnews.al.

“Se pari jemi marre vesh per nje integrim me te madh te organeve tona per situata te jashtëzakonshme, për veprimin e perbashket te njesive te zjarrefiksve, njesiteve policore ne raste te zjarreve, vershimeve, termeteve, per cdo gje ne te cilen kane kaluar Serbia, Shqiperia, para tyre Maqedonia e Veriut. Pra te kemi baza te perbashketa te dhenash qe njekohësisht te kemi sistemet tona te rrjetuara qe ne çast te mund te ndihmojme njeri tjetrin, te reagojme ne cdo çast dhe qe te gjitha kapacitetet te jene ne dispozicion te te gjitheve.”

Ai tha se është me rendësi të veçantë, gjë që u vërtetua edhe në rastin e Shqipërise.
Vuçiç konfirmoi se takimi i radhës do të mbahet në Beograd në fund të janarit dhe tha se ai do të jetë një samit historik.

“Mendoj se ky do te jete nje takim historik ne çdo kuptim per ato qe do përfundojmë deri atehere. Kemi arritur marreveshje konkrete per shume gjera. Para vitit të ri në do kemi një vendim që njerëzit tanë të hyjnë në Shqipëri vetëm me kartë identiteti dhe njerëzit nga Shqipëria mund të hyjnë në Serbi vetëm me kartë identiteti, nënkuptohet edhe hyrja në Maqedoninë e Veriut dhe nga Maqedonia e Veriut ne Serbi.”

Presidenti serb tha se kanë krijuar një softuer te cilin e kanë pranuar te gjithe i cili do të ndihmojë në një numër çështjesh, raporton abcnews.al.

“Ne kemi arritur marreveshje qe te kemi treg te perbashket te punes. Pra nese nje shqiptar apo qytetar i Republikes se Maqedonise së Veriut kalon ne territorin e Republikes se Serbise, mjafton qe te perdore celularin e vet, laptop apo cdo lloj kompjuteri. Asgje tjeter nuk i duhet, lajmërohet ne Serbi dhe thote se do te punoje kete apo ate lloj pune. Brenda pese ditesh ai pajiset me nje numer evidentues nga organet tona dhe pas kesaj ai mund te punoje ne territorin e Serbise cdo pune cfarëdo qe te doje. Dhe e njejta gje per punetoret tane ne territorin e Maqedonise se Veriut dhe Shqiperise. Njerez, ky eshte revolucion, ky eshte lajm fantastik. Ne kete menyre ne te tre te treja vendet do te mbulojne shume vrima dhe probleme qe kemi patur ne te kaluaren. Edhe ne ndertimin e autostradave, ne vecanti ne punet me investime te medha ku na duheshin saldatorë, bravaxhinj, murator, marangozë dhe te tjere.”

LEXO EDHE:  Panariti merr në pyetje Ramën për bujqësinë

Presidenti serb tha se që nga 1 dhjetori, është arritur që shërbimi fito sanitar të jetë 24 orë si dhe inspektimi veterinar.

“Duam të punojmë me doganat dhe shërbimet tona doganore do të kenë shumë takime të rëndësishme të përbashkëta dhe dhe do përpiqemi të përafrojmë taksat doganore që do të thotë një hapësire e përbashkët doganore në të ardhmen. Këto janë lajme të jashtëzakonshme që do na garantojnë përparësi shumë të madhe ndaj të tjerëve në rajon në tërheqjen e investimeve të huaja dhe përdorimit të territorit tonë për tranzit dhe për gjëra tjera.”

Vuçiç tha se dëshirojnë që edhe doganat në ato vendkalime të punojnë 24 orë dhe se kjo do rregullohet nga doganat para Samitit të Beogradit. Ai konfirmoi se kanë biseduar edhe Operatorët e Autorizuar Ekonomikë dhe tha se Serbia ka 24, Maqedonia e Veriut ka 4 dhe nuk e dinte sa kishte Shqipëria. Vuçiç tha se marrëveshja për to përfshin që mund të merren vesh ku do jetë vendi i autorizimit, vendi i kontrollit të mallit, pra nuk do të thotë se duhet patjetër të jetë në doganë. Presidenti serb konfirmoi gjithashtu edhe një marrëveshje që do të nënshkruhet në Beograd lidhur me transportin ajror. Ai shpjegoi se kur dikush të arrijë në Aeroportin e Beogradit, nuk do ketë nevojë t’i tregojë kujt më dokumentat dhe nuk do ta ndalojë njeri as në Shkup dhe as në Tiranë dhe anasjelltas.

“Ndërkohë që shërbimet tona të sigurisë dhe policisë do shkëmbejnë të dhënat, do kenë databazat e përbashkëta dhe në çdo kohë do kenë informacion për çdokënd që ka shkelur në Aeroportet në Tiranë, në Aeroportin Nikola Tesla në Beograd etj”. 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha takon të rinjtë e Kukësit/ “Emigrimi, oferta e vetme e kësaj qeverie”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka takuar sot të rinjtë e Kukësit dhe ngre alarmin e largimit nga vendi.

Basha deklaron se emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vertme që i jep qeveria, ndaj thekson se duhet gjetur zgjidhje.

“Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! Po të Dëgjoj”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ivi Kaso flet për propozimet e PD/ Ja roli i policisë në procesin zgjedhor

Publikuar

-

Nga

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso zbuloi rolin e Policisë së Shtetit në zgjedhjet e ardhshme, teksa ishte duke analizuar propozimet e Partisë Demokratike.

Kaso deklaron se PD po synon të largojë elementët kriminalë nga qendrat e votimit.

Sipas tij, duhet krijuar një qeveri kujdestare për Policinë e Shtetit, në mënyrë që kjo e fundit të jetë e pavarur nga partitë politike dhe të kujdeset për procesin zgjedhor pa ndikime.

“Kemi zgjedhur t’i përqasemi kësaj problematike duke marrë një qasje të ndryshme të paktën që prej vitit 2003, kur u largua policia nga procesi zgjedhor.  Atëherë ka qenë më problem policia se krimi.

Sot situata është ndryshe. Është krimi që ka marrë kontrollin e procesit zgjedhor, që fillon nga demonstrimi i fushatave parazgjedhore, duke intimiduar, duke mbledhur kartat e identitetit për të mës votuar, duke dhënë lekë e deri në ditën e zgjedhjeve që shfaqen personalisht në qendrat e votimit.

LEXO EDHE:  Rama publikon “Komunikimin Javor”/ Politika derdh llumin në shtëpitë e shqiptarëve

LEXO EDHE:  Si e parashikon rezultatin?!/Dibrani habit Ramën

Dhënia e policisë detyrat që i takon në ruajtjen e qendrave të votimit. Jo në perimetrin e brendshëm, por në perimetrin e jashtëm duke mos iu dhënë mundësi elementëve kriminalë të përfshihen në proces.

Kemi nxjerrë në dritën e diellit policinë për detyrat që duhet të kenë”, u shpreh Kaso në studion e Syri Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja me Ruçin në Parlament/ Flet Gjoni: Duhet ta kem prekur në plagë

Publikuar

-

Nga

Në seancën e djeshme plenare, një debat i ashpër u regjistrua mes Gramoz Ruçit dhe deputetit opozitar Ralf Gjoni, pasi kryeparlamentari i ndërpreu fjalën këtij të fundit, teksa ishte duke folur për Reformën në Drejtësi.

Ruçi i kërkoi Gjonit të lironte foltoren, me pretendimin se ishte duke folur jashtë kohës, por deputeti nuk iu bind dhe kryeparlamentari e përjashtoi nga seanca dhe kërkoi pezullim për 10 ditë nga Kuvendi.

Për këtë ka folur sot deputeti Gjoni në emisonin “Top Talk”, ku deklaroi se ajo që ndodhi dje ishte e shëmtuar dhe e cilësoi personale irritimin e Gramoz Ruçit.

LEXO EDHE:  Si e parashikon rezultatin?!/Dibrani habit Ramën

LEXO EDHE:  LSI kërkesë zyrtare për largimin e Ramës nga Parlamenti/ Ja letra për Ruçin

“Nuk e di çfarë problemi ka Ruçi me mua, por duhet t’i kem prekur në plagë. Unë dje fola edhe për mazhorancën, edhe për Edi Ramën, edhe për Lulzim Bashën dhe për Monika Kryemadhin dhe për Ilir Metën. Unë kam shprehur dje se këta po mundohen të krijojnë struktura paralele me atë të Reformës në Drejtësi”, u shpreh ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE