Connect with Us

Sekuestrohen 4600 kapsolla dhe 51 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese

Kronika

Sekuestrohen 4600 kapsolla dhe 51 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese

Publikuar

-

Policia e Shtetit bën të ditur se vijon zbatimi i masave për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve dhe përdorimit civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Mësohet se gjatë kontrolleve, janë sekuestruar 4600 kapsolla dhe 51 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.

Nga strukturat e Policisë, gjatë kësaj jave në të gjitha qarqet, janë ushtruar kontrolle në subjekte “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri” dhe si rezultat:

Janë kontrolluar gjithsej 1592 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

Në Kukës, gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në dyqanin e shtetasit G. G., 51 vjeç, banues në Kukës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4508 kapsolla dhe 51 fishekzjarrë me fuqi të madhe shpërthyese. Shtetasi G. G. u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

LEXO EDHE:  Arrestohen babë e bir pasi u përfshinë në sherr/ Djali tjetër dhunon forcat e rendit

Në Lushnjë, nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë evidentuar dy raste, konkretisht në dyqanin e shtetasit A. C. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 47 kapsolla dhe në dyqanin e shtetasit N. P. janë gjetur dhe sekuestruar 45 kapsolla me fuqi të madhe shpërthyese dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Për këtë ngjarje pronarët e dyqaneve  janë ndëshkuar me gjobë, veprim i kryer në bashkëpunim me shërbimin e zjarrfikësit e Lushnjës.

Uniformat blu bëjnë të ditur se kontrollet do vijojnë pa ndërprerë në të gjithë territorin dhe në këtë kontekst Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të lëndëve të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ushtronte lojëra fati/ Arrestohet menaxheri i një lokali në Lushnjë

Publikuar

-

Nga

Një person ka rënë në pranga, pasi ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë së Lushnjës arrestuan 32 vjeçarin me iniciale E.M., me banim në Lushnjë.

Ai akuzohet për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi në ambientin e lokalit që ky shtetas menaxhonte, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 3 laptopë të markës “HP”, me logo si ato të lojërave te fatit, 24 tableta të markës “Samsung”, me logo si ato të lojërave të fatit, 6 bileta si ato lojërave të fatit, me siglën “Top Game Racing” dhe 2 printerë, të cilët shërbenin për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

LEXO EDHE:  Arrestohen babë e bir pasi u përfshinë në sherr/ Djali tjetër dhunon forcat e rendit

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 190 kg drogë në Lezhë/Kush janë 4 të arrestuarit?

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Vlorë/ Makina aksidenton motorin, plagoset drejtuesi i mjetit

Publikuar

-

Nga

Një aksidenti i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një automjet tip Opel me targë AA020SI, ka aksidentuar një motor.

Drejtuesja femër e automjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në polici, ndërsa drejtuesi i motorit është transportuar në spital.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjike/ E reja i jep fund jetës një ditë pas ditëlindjes

Publikuar

-

Nga

Një vajzë nga qyteti i Istogut është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në rrugën “Ibrahim Rugova” .

Viktima është një 33-vjeccare e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur për Express, zyra për komunikim në Policinë e Pejës.

“Mund të ju konfirmojmë se rreth orës 10:00, policia është informuar se në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Istog një femër gjendej në një banesë pa shenja jete. Njësitë relevante bashkë me mjekun kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të policisë së Pejës.

LEXO TE PLOTE