LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse hesht Lulzim Basha, dhe pse opozita nuk protestoi kundër Mini-Shengen?

21 Dhjetor 2019, 12:54, Opinione CNA
Pse hesht Lulzim Basha, dhe pse opozita nuk protestoi kundër Mini-Shengen?

Nga Kreshnik Spahiu*

Rrjetet social kanë shpërthyer kundër vizitës së Vuçiç por çuditrisht Partia Demokratike sapo doli në koferenc shtypi për çmimin e energjisë.
Ndoshta Luli, Mona dhe Berisha s?kanë dijeni që Mini-Shengeni ndodhet në bulevardin e Tiranës.
Vuçiç dhe Zaev kanë zbarkuar në Tiranë mbi një projekt të qartë, i cili vjen pas mbylljes që Franca i bëri Ballkanit Perendimor në dyert e Europës.

Mini-shengeni Ballkanin vjen qartazi si një ide dhe reagim i mbylljes kufijve të mëdhenj dhe hapjes që dyerve me komshinjtë!
Copëzimi dhe parcelizimi i Ballkanit në 3 shtete duke lënë jashtë Kosovën, Malin e Zi dhe më gjerë realisht e bën të pazbatueshëm projektin e Mini-Shengenit.
6 vjet më parë qeveria Rama zbarkoi me autobus në Prizren, duke premtuar afrimin e dy shteteve dhe dy qeverive.

Thaçi dhe më pas Isa Mustafa mbëritën me daulle në Tiranë në një dekor tavolinash me shqiponjë, krahët e së cilës nuk fluturuan kurrë më lart në qiellim shqiptar pa kufi.
Qeveria e Tiranës dhe Prishtinës jo vetëm nuk hoqën kufijtë por ato u izoluan dhe larguan nga njëra tjetra.

Ardhja e Ramush Haradinajt e mbylli Kasovën më shumë.
Kosova nuk hyri në shengen
Kosova nuk hoqi kufij me Shqipërinë
Kosova vendosi taksa dhe barriera me Serbinë.
Tashmë Kosova është ende pa qeveri sepse Vetvendosja dhe LDK po luftojnë dhe bëjnë sherr kush ka më shumë karrige në pushtet.

Në këto kushte dhe klimë politike, ka mbëritur mes Tiranës projekti ?Jugosllavia e Re?.
Rama nuk heziton dhe as nuk i dridhet qerpiku në projektin dhe idetë e hapjes Ballkanike.
Në shesh kanë dalë 150 protestues, të cilët më se shumti janë student nga Kosova.

Atje mungonte opozita shqiptare.
Atje nuk ishte as Luli dhe as Monika.
Ata kanë protestuar 300 here për 30 shtepi tek Astiri.
Ata kanë protestuar kundër Amerikës dhe BE afro 6 muaj
Ata kanë bërë me dhjetra deklarata kundër ambasadorve të huaj
Ata i kanë shkuar në 12 natës ambasadorit të BE në shtëpi kur flinte gjumë.
Ata kan? debatuar me departamentin e shtetit dhe e quajtëm ndimes sekretarin Palmer kelysh dhe dhender i gruaje serbe.

Luli dhe Mona që u përplasën 1 vit rresht me Washingtonin dhe Brukselin, sot nuk protestuan në shesh kundër Beogradit që përdhunoi 20.000 gra shqiptare dhe vra me mijra të pafajshëm.
Ndoshta nuk e quajnë tradhtar Edi Ramën dhe padyshim kjo s?është kauza e tyre.
Fundja në jetën e tyre nuk kanë kryer asnjë vepër patriotike as me tokat dhe as me kufijtë.
Madje kur i është dhënë rasti i kanë shitur ato.
Sigurisht Edi Rama, gjen dhe bën!
Është me fat që s?ka kundërshtar!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga