LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD krah prokurorit të Vlorës/ “Ndëshkim të shpejtë dhe shembullor për autorët e eksplozivit”

21 Dhjetor 2019, 17:04, Politikë CNA
PD krah prokurorit të Vlorës/ “Ndëshkim të

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar për eksplozivin që i është vendosur makinës së prokurorit të Vlorës Albert Kuliçit.

PD deklaron se është thellësisht e shqetësuar për sulmin mafioz ndaj Kuliçit, për të cilin pretendon se është akt i kryer për shkak të detyrës së tij.

?Akte të tilla mafioze kërkojnë angazhimim e menjëhershëm dhe energjik të organeve ligjzbatuese për vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarje. Ndëshkimi ndaj tyre duhet të jetë shembullor dhe i shpejtë.

Lufta ndaj krimit të organizuar, dhe veçanërisht promovimit dhe mbështetjes politike ndaj tyre, është prioritet kombëtar?, shprehen demokratët.

Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë për trupën e prokurorëve dhe për familjet e tyre. Kemi qenë dhe do të mbetemi përkrah çdo prokurori të ndershëm që lufton krimin, pavarësisht mbështetjes që segmete të politikës i japin shpesh kriminelëve, duke i veshur me pushtet.

?Inkurajojmë prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, që pavarësisht vështirësisë, të vijojnë betejën pa kompromis ndaj krimit. Ata nuk janë vetëm në këtë betejë, por kanë përkrah shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që luftën ndaj krimit të organizuar e konsiderojnë si mundësi për ti dhënë vendit të ardhmen europiane?, thekson PD./ CNA.al

Lajmet e fundit nga