Connect with Us

Një muaj pas tërmetit/ Familja Sala ende në çadër, nevojë urgjente për ndihmë

Politikë

Një muaj pas tërmetit/ Familja Sala ende në çadër, nevojë urgjente për ndihmë

Publikuar

-

Partia Demokratike ka denoncuar rastin e një familjeje që fle në çadër në Mamurras, ndonëse ka kaluar rreth një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit.

PD thotë se familja e vëllezërve Sala, e përbërë nga 11 anëtarë, po kalon netët e akullta në kushte të mjerueshme e për këtë arsye ka nevojë për ndihmë.

“Dy familje të vëllezërve Sala në Mamurras bashkë me të moshuar e femije, flenë ende në tenda në oborrin e shtëpive të tyre. Edhe pse faza e emergjencës ka kaluar, asnjë nuk u ka dhënë zgjidhje për strehimin apo vendim zyrtar mbi banesat e tyre të dëmtuara.

Pothuajse një muaj pas tërmetit që shkatërroi banesat e mijera banorëve në qarkun e Durrësit, Lezhës dhe Tiranës, shumë prej tyre ankohen se ende janë të detyruar të jetojnë dhe të kalojnë natën në çadra. Familje me femijë apo familjarë të sëmurë kalojnë ditët dhe netët e akullta në kushte të mjerueshme”, thekson partia më e madhe opozitare, ndërsa ka publikuar videon e njërit prej vëllezërve, i cili flet për mënyrën e vështirë të jetesës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasja me Ruçin në Parlament/ Flet Gjoni: Duhet ta kem prekur në plagë

Publikuar

-

Nga

Në seancën e djeshme plenare, një debat i ashpër u regjistrua mes Gramoz Ruçit dhe deputetit opozitar Ralf Gjoni, pasi kryeparlamentari i ndërpreu fjalën këtij të fundit, teksa ishte duke folur për Reformën në Drejtësi.

Ruçi i kërkoi Gjonit të lironte foltoren, me pretendimin se ishte duke folur jashtë kohës, por deputeti nuk iu bind dhe kryeparlamentari e përjashtoi nga seanca dhe kërkoi pezullim për 10 ditë nga Kuvendi.

Për këtë ka folur sot deputeti Gjoni në emisonin “Top Talk”, ku deklaroi se ajo që ndodhi dje ishte e shëmtuar dhe e cilësoi personale irritimin e Gramoz Ruçit.

LEXO EDHE:  Flet sizmiologu/ Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

LEXO EDHE:  KQZ hedh shortin/Ja si renditen PS dhe PD

“Nuk e di çfarë problemi ka Ruçi me mua, por duhet t’i kem prekur në plagë. Unë dje fola edhe për mazhorancën, edhe për Edi Ramën, edhe për Lulzim Bashën dhe për Monika Kryemadhin dhe për Ilir Metën. Unë kam shprehur dje se këta po mundohen të krijojnë struktura paralele me atë të Reformës në Drejtësi”, u shpreh ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sërish marrëveshje Rama-Basha?/ Ralf Gjoni “sfidon” opozitën joparlamentare

Publikuar

-

Nga

Deputeti Ralf Gjoni ka folur ditën e sotme për angazhimin e opozitës në  tryezën e Reformës Zgjedhore dhe për një marëveshje të mundshme Rama-Basha.

Gjoni tha se i vjen mirë që opozita joparlamentare bëri “mea culpa” dhe u angazhua në këtë proces, ndërsa theksoi se duhen bërë propozime substanciale që rrisin garancinë e votës.

Deputeti përsëriti edhe njëherë se problemi i sistemit zgjedhor qëndron te listat, ndaj kërkon një zgjidhje për këtë nga dy partitë më të mëdha në vend.

Ralf Gjoni deklaroi në emisionin “Top Talk” se Partia Socialiste është e hapur të diskutojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

LEXO EDHE:  Luçiano Boçi: Përgjimi i paligjshëm, media, shoqëria civile, intelektualët, duhet të ngrenë zërin

LEXO EDHE:  Luçiano Boçi: Përgjimi i paligjshëm, media, shoqëria civile, intelektualët, duhet të ngrenë zërin

Teksa u pyet nëse mendon se PS dhe PD do të bëjnë një kompromis si ai i vitit 2017, deputeti tha se çfarëdo që të bëjnë opozita në Parlament është më e fortë se ajo joparlamentare.

“Nuk mund të besoj Lulzim Bashën të cilin nuk e mbështesin as  ata të PD. Realiteti i prekshëm është që ne jemi në parlament, kemi votën. Ata mund të thonë se janë opozita e bashkuar, por këta janë vetëm numra. Numrat janë në Parlament dhe jo në këshill”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA mesazh të fortë/ “SPAK duhet të ketë sukses”

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë ditën e sotme për sundimin e ligjit mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim deklaron se SPAK duhet të ketë sukses.

“SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!”, deklaron në mesazhin e shkurtër ambasadorja e SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE