LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Minishengeni, fake news me pasoja/ Ish Presidenti: Qeveria po maskon planin real

21 Dhjetor 2019, 12:26, Politikë CNA
Minishengeni, fake news me pasoja/ Ish Presidenti: Qeveria po maskon planin real

Ish Presidenti Bujar Nishani ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me të ashtuquajturin ?minishengen ballkanik?, për të cilin janë realizuar deri më tani tre samite.

Sipas Nishanit, minishengeni është një plan i Presidentit të Serbisë Vuçiç, për të provokuar destabilitetin rajonal. Ky projekt i cili favorizon Serbinë është i mbështetur nga qeveria shqiptare dhe sipas Nishanit nuk ka asnjë lidhje me Shengenin Europian, pasi të gjitha ?rezultatet? që priten prej tij, nuk përbëjnë as mungesë dhe as problematika në rajon.

Ish presidenti tha se minishengeni ballkanik është një shpifje politike e cila minon situatën në rajon, duke e bërë Serbinë që të fitojë territor. Platforma politike Vuçiç-Rama, sipas Nishanit, është një fasadë që fsheh qëllimin dhe synimin e vërtetë të iniciativës së Nishit.

?Shengeni Ballkanik apo Nishi Serbomadh duket se synon detin shqiptar ?free of charge?, madje duke minuar ekonominë edhe të Kosovës?, u shpreh Bujar Nishani.

Sipas Nishanit, i vetmi impakt rajonal që do të ketë minishengeni është minimi i shtetit të Kosovës dhe tentativa për të rikthyer raportet para pavarësisë së saj.

Bujar Nishani: ?Minishengeni Ballkanik, një fake news me pasoja rajonale?

Pas dështimit të projektit luftënxitës të ndarjes së territorit të Kosovës mbi baza etnike, projekt i hartuar dhe synuar nga qeveria e Serbisë dhe mbështetur nga qeveria e rilindsve në Shqipëri, tashmë një projekt tjetër i provokimit të destabilitetit rajonal ka dalë në skenë.

I ashtuquajturi, jo pa qëllimin e mbrapshtë ?minishengeni ballkanik? ! Eshtë vënë ky emër për të fshehur të vërtetën e kësaj inciative. Ky projekt jo vetëm që nuk ka asgjë të përbashkët me platformën e Shengenit Evropian, por ajo është thjesht një lëvizje politike Vuçiç-Rama. Shengeni evropian si koncept politik ka në themel të tij lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Serbia dhe serbet e Bosnje & Herzegovinës nuk i njohin, nuk i pranojnë e nuk i lejojnë fare dokumentet shtetërore të njerëzve dhe mallrave të Republikës së Kosovës.
Koncepti real i Shengenit ngrihet mbi kolonat e integrimit ekonomik, integrimit kulturor dhe sigurisë së përbashkët.

Po ti shohim këto kolona në konteksin e trios së NISHI-t do të kuptojmë fare mirë se ?shengeni ballkanik? është një fake news, është një shpifje politike për të fshehur synimin real që minon situatën e stabilitetit në rajon.

BASHKEPUNIMI EKONOMIK midis vendeve të rajonit tonë është i rregulluar.
7-të vendet e rajonit përfshirë Kosovën kanë një marrveshje për bashkëpunimin ekonomik. Kemi CEFTA-n ! E pranuar, mbështetur dhe kordinuar me Bashkimin Evropian. Përse u dashkërka të sajohet një shpikje e re ? Përveçse të synohet asgjesimi ?de facto? i CEFTA-s e bashkë me të dhe përfshirjen e Kosovës në të. ?Shengeni Ballkanik? apo ?Nishi Serbomadh? duket se synon detin shqiptar ?free of charge?, madje duke minuar ekonominë edhe të Kosovës.

Nëse do të flasim për INTEGRIMIN KULTUROR, kjo nismë është mashtrimi më i madh. Ka fakte pafund për ta denoncuar këtë fake story. Po ndalem veç tek njëra. Prej vitesh Serbia refuzon njohjen e diplomave shqiptare të banorëve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Sot e kësaj dite, kryeministri i Shqipërisë as nuk nxihet e as nuk skuqet që na gënjeu paturpësisht përpara 5 vitesh për gjoja arritjen e marrveshjes me Vuçiç për diplomat shqiptare.

Imagjinoni tani integrimin kulturor të ofruar nga ?Nishi Ballkanik? ! Po të mendojmë pastaj çështjen e SIGURISE, imagjinoni se çfar produkti na jep Vuçiç-Rama teksa njëri ka Rusinë ulur këmbëkryq në Nish dhe tjetri ka në qafë çelsin e NATO-s për Shqipërinë.

Nga analiza e tre prej kolonave kryesore të asaj çka është filozofia, fryma dhe struktura e Shengenit, duket qartë se platforma politike Vuçiç-Rama nuk është gjë tjetër veçse një fasadë që fsheh qëllimin dhe synimin e vërtetë të iniciativës së Nishit.

Ky projekt lancohet dhe behet subjekt i politikës rajonale në një kohë kur
Serbia jo vetëm refuzon njohjen ndaj Kosovës, jo vetëm që përdor lidhjet, lobimet dhe shërbimet e saja financiare dhe ekonomike për dëmtimin e shtetit të Kosovës si dhe bllokimin e saj nga aleatët e Serbisë në arenën ndërkombëtare, por tashmë po tenton të ndërtojë një fasadë fake me synimin e qartë të zhbërjes të të gjitha proçeseve rajonale ku Kosova tashmë është e përfshirë dhe me objektivin final rikthimin e gjendjes para pavarësisë, në kuptimin politik.

Minimi i shtetit të Kosovës dhe tentativa për të rikthyer raportet e para pavarsisë së saj kanë një dhe vetëm një impakt rajonal. Destabilitet dhe izolim të rajonit. Askush në botën shqiptare nuk është kundër stabilizimit dhe pajtimit të mardhënieve me Serbinë. Serbia është një vend dhe aktor në rajonin tonë. Shqiptarët jo vetëm janë të prirur drejt stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit por ato janë në interesat strategjike të shqiptarëve. Kjo nuk është as e fshehtë dhe as sekret.

Por shqiptarët nuk mund të keqpërdoren më si kaçube maskimi për platforma destabilizimi dhe provokimi antiperëndim.

Rajoni ynë ka nevojë jetësore për zhvillim dhe integrim. Por alternativa e vetme e atij integrimi është ai në Bashkimin Evropian dhe vetëm përmes standarteve e praktikave evropiane. Dështakët dhe minuesit e proçesit të integrimit evropian nuk munden të infiltrojnë agjenda të tjera, duke i mbuluar me fasada fake si kjo e ashtuquajtura ?shengeni ballkanik?.

Shqetësimi më i madh në të gjithë këtë histori për ne shqiptarët ka të bëjë me faktin se rilindsit po e kthejnë Shqipërinë në një mballomë mbi fasadën e gënjeshtërt të Serbisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga