LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mini-shengeni ballkanik/ Murati: Nismë serbe, Vuçiç kërkon rikrijimin e Jugosllavisë

21 Dhjetor 2019, 08:19, Politikë CNA
Mini-shengeni ballkanik/ Murati: Nismë serbe, Vuçiç

Diplomati i njohur Shaban Murati ndërsa ka komentuar të ashtuquajturin mini-shengeni ballkanik, është shprehur se kjo nuk është një nismë rajonale, por është nismë e vetë Serbisë.

Sipas Muratit, presidentti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kërkon rikrijimin e Jugosllavisë.

Në studion e lajmeve në RTV Ora, Murati theksoi se terminologjia mini-shengen ballkanik ishte një truk ballkanik për t’ia hedhur masave, ndërsa vlerësoi qëndrimin e Kosovës, e cila është shprehur kundër çdo përpjekje për krijimin e Jugosllavisë së re.

?Nuk është nismë rajonale, por është nismë serbe. Kjo nuk është e vetmja që lindi. Ballkani ka disa nisma rajonale dhe kuptohet që Shqipëria vërtet nuk ka të bëjë me raporte kontinentale, evropiane, po në rajon ku ti ke veten, ku ti je një shtet anëtar i NATO-s është e papranueshme ti mos veton, që asnjë lëvizje rajonale brenda këtyre shteteve  të mos pranohet Kosova është një dobësi ndaç shtetërore ndaç diplomatike.?-tha Murati.

Murati u shpreh se Shqipëria e ka pasur propozimin që në vitin 2016, ndërsa theksoi se vetë Vuçiç pasi u zgjodh President ka shprehur se “kërkon të rikrijojë Jugosllavinë e vjetër, plus Shqipërinë”

?Krijimi i këtij grupi është një sukses diplomatik i Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në 16 shtator  2016 në vizitën zyrtare në Paris ka propozuar krijimin e zonës së përbashkët ekonomike Ballkaniko-Perëndimore. Po ashtu ka deklaruar që ëndrra ime është të krijoj zonën e përbashkët dhe tregun unik të Ballkanit Perëndimor. Po në Paris, ai ka deklaruar se ja kam paraqitur dhe udhëheqësve të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Pra Shqipëria e ka marrë këtë propozim që në 2016. Nuk është ndjerë. Punë e saj pse nuk është ndjerë. Në 2017, 4 ditë pasi u zgjodh Presidenti, pra në 6 prill 2017, Presidenti i ri i Serbisë, Vuçiç ka dhënë një intervistë për një të përditshme amerikane ku deklaron tekstualisht “është rikrijimi i Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë”. Gazetari bën një artikull po atë ditë me titull “Plani i Serbisë për të rikrijuar Jugosllavinë”. Pra është një projekt që sanksionin rolin udhëheqës të Serbisë në Ballkanin Perëndimor.?-tha ndër të tjera Shaban Murati.

Lajmet e fundit nga