Connect with Us

Marrëveshja e Johnson për Brexit/ Parlamenti voton pro

Bota

Marrëveshja e Johnson për Brexit/ Parlamenti voton pro

Publikuar

-

Deputetët britanikë kanë dhënë mbështetjen e parë për marrëveshjen e kryeministrit, Boris Johnson për Brexit. Kjo marrëveshje i hap Britanisë së Madhe rrugëdalje nga Bashkimi Europian, më datë 31 janar.

Dhoma e Komuneve, ku lideri konservator disponon një shumicë të gjerë deputetësj që prej zgjedhjes më 12 dhjetor, miratoi ligjin për aplikimin e marrëveshjes së divorcit të negociuar me Brukselin, me 358 vota pro dhe 234 kundër në seancën e dytë.
Miratimi final pritet nga Qeveria me date 9 janar, ndëra procesi legjislativ do të vazhdojë pas festave.

Pas pranimit të mbretëreshës do të mbetet vetëm që Parlamenti Europian ta ratifikojë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Tërmet 6.9 ballë godet Japoninë/ Frikë për cunami

Publikuar

-

Nga

Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë i shkallës Rihter ka goditur Japoninë dhe Rusinë Lindore.

Sipas të dhënave paraprake tërmeti ka qenë me epiqendër në ishujt Kuril të cilat janë në territorin rus.

Sipas Agjencisë Sizmiologjike japoneze, tërmeti ka qenë shumë i fuqishëm, ndërsa ekziston  mundësia për cunam në oqeanin Paqësor./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Konferenca e Sigurisë fton në Mynih/ Kurtin, Vuçiç dhe Rama në një panel

Publikuar

-

Nga

Në Mynih fillon Konferenca e Sigurisë, ku do të marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë. Një panel i veçantë i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.

Do të jetë kjo hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të ulen së bashku në një panel. Por në panelin që mbahet pasidtën e së premtes (14.02.) do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shefi i diplomacisë evorpiane Josep Borrell: Në këtë panel nuk është e parashikuar të flasë para publikut edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nodnëse edhe ai do të jetë në këtë Konferencë dhe do të ketë takime të shumta në Mynih. Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

(Mos)Koordinimi

Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje të enjten (13.02)presidentit Thaçi që të koordinojnë aktivitetetet në Mynih dhe të dalin me pozicione unike në takimet e shumta që do të kenë në Konferencën e Mynihut e cila zgjat deri ditën e dielë (16.02). Kurti pohon se ai do që me presidentin aktual të „konsultohet e koordinohet për punët e shtetit”. Në letrën dërguar presidentit, Kurti thotë se duhet unifikuar “kapaciteti ynë intelektual e patriotik.”

Por vetëm pak minuta pas ftesës së Kurtit erdhi edhe përgjigja e kabitetit të presidentit Thaçi, ku thuhet se “presidenti është nisur për në Gjermani”.

Presidenti i Kosovës Thaçi dhe kryeministri Kurti do të takohen në Mynih, ndër tjera, edhe me ambasadorin amerikan Richard Grenell, i cili është i ngakruar i SHBA për dialogun mes Kosvës dhe Serbisë.

LEXO EDHE:  Vota plebishitare për Lulzim Bashën dhe fitorja e zgjedhjeve lokale

LEXO EDHE:  Ligj banal në Parlament/ Merr patentën të pish një Coca- Cola

Takimet e presidentit

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se në Gjermani do të takohet me dy senatorët amerikanë – Ron Johnson e Chris Murphy, të cilët gjatë vizitës së tyre të fundit në Prishtinë, kërkonin që Kosova dhe Serbia të bëjnë sakrificë për arritjen e marrëveshjes finale. Presidenti do të takohet edhe me Ndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak (i cili është përmendur edhe si kandidat i mundëshm për postin e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd).

Nga burimet e DW mësojmë se takime të ngjeshura me shumë kryeministra dhe ministra të jashtëm do të ketë edhe kryeministri i ri Kurti, por ai deri tani nuk e ka publikuar zyrtarisht agjendën e tij. Kurti do të vijë më vonë në Mynih, pasi të enjten (13.02)ka pasur aktivitete edhe në Prishtinë. Deri tani nuk dihet nëse kryeministri dhe presidenti do të kenë konsultime eventuale në Mynih, para takimeve dhe panelit të së premtes.

Temat kryesore në Konferencën e Sigurisë, të cilën e organizon për vite me radhë ish-diplomati gjerman Wolfgang Ischinger (dikur edhe përfaqësues i BE-së në dialogun e Vjenës mes Kosovës dhe Serbisë), sivjet do të jenë çështjet më delikate të sigurisë në botë. Ndër pjesërmarrësit është edhe presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeir (deri tani nuk ka të dhëna se në konferencë do të vijë edhe kancelarja Angela Merkel), presidenti i Francës Emanuelle Macron, ministri i Jashtëm amerikan Pompeo, ai rus Lavrov, kryeministri i Ukrainsë Selensky, shumë politikanë të njorhur gjermanë, evropianë dhe botërorë./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Salvini do të përgjigjet në gjyq për çështjen e refugjatëve

Publikuar

-

Nga

Senati Italian i hoqi imunitetin ish-ministrit të brendshëm. Tani kreu i partisë ekstremiste të krahut të djathtë Lega duhet të japë llogari para gjyqit për shpërdorim detyre dhe privim lirie për 116 refugjatë.

Tani u hap rruga për një proces gjyqësor kundër ish-ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, për shkak të politikës së tij të ashpër ndaj refugjatëve. Shumica e Senatit në Romë votuan për heqjen e imunitetit të Salvinit. Kreu i ekstremit të djathtë, Lega, akuzohet nga një gjykatë në Catania për “shpërdorim detyre” dhe “privim lirie”.

“Bruno Gregoretti” e bllokuar për ditë të tëra

Në dosjen e Catanias bëhet fjalë për 131 refugjatë, të cilët, në korrikun e vitit të kaluar, Salvini i kishte mbajtur të bllokuar në bordin e anijes “Bruno Gregoretti”. Salvini dhe Lega e tij, të  cilët ndiqnin një kurs të ashpër kundër imigrantëve, e kishin refuzuar për disa ditë që anija të hynte në një port italian. Vetëm kur vendet e tjera, përfshirë Gjermaninë, kishin pranuar të merrnin refugjatët në vendet e tyre, ai lejoi që anija të hynte në bregdet.

Pas votimit, Salvini tha: “Unë mbrojta Italinë e për këtë do të shkoj në gjyq. Por kam besim të plotë te gjykata”. Kreu i opozitës shtoi se ai nuk do të dënohet, sepse kishte mbrojtur kufijtë e italisë. Salvini ishte Ministër i Brendshëm nga qershori 2018 deri në fillim të shtatorit 2019.

LEXO EDHE:  Masa ekstreme për ata që tentojnë të cënojnë votën e shqiptarëve

LEXO EDHE:  Masa ekstreme për ata që tentojnë të cënojnë votën e shqiptarëve

Në rastin se dënohet ai kërcënohet me deri 15 vjet burg. Veç kësaj, atij mund t’i pezullohet aktiviteti politik për deri në 8 vjet. Në janar, komiteti përgjegjës parlamentar votoi për heqjen e imunitetit  të Salvinit. Tani edhe senati e miratoi këtë vendim duke hapur kështu rrugën për një gjyq ndaj Salvinit.

Ende e hapur çështje e anijes “Open Arms”

Drejtësia italiane ishte përpjekur edhe në mars të 2019-ës  t’i hiqte imunitetin Salvinit për shkak të refugjatëve. Por asokohe Senati kishte votuar kundër. kësaj kërkese  Atëherë bëhej fjalë për anijen “Diciotti”, e cila ishte mbajtur e bllokuar një vit më parë. Në atë periudhë, Salvini si ministër ishte përfaqësuesi i fortë i një qeverie të përbërë nga Lega dhe “Movimento 5 Stelle”.  Në Shtator 2019 në pushtet erdhi koalicion i ri i partisë M5S me socialdemokratët, duke zëvendësuar qeverinë e vjetër. Pas votimit të fundit, Senati duhet të vendosë për rastin e një anije tjetër shpëtimi të mbajtur e bllokuar gjatë kohës së Salvinit: “Open Arms”. Se kur mund të fillojnë proceset gjyqësore, kjo nuk dihet ende./ DW

LEXO TE PLOTE