Kronika
“Leftatë, leftatë” bërtisnin hajdutët/ Detaje të reja mbi grabitjen në Gjirokastër

Detaje të reja dolen në dritë mbi grabitjen e mëngjesit të sotëm në Gjirokastër. Dy grate e moshuara që ndodheshin në banesë gjatë ngajrjes, kanë rrëfyer se çfarë ka ndodhur.
Vajza njërës prej të moshuarave u shpreh se grabitësit flisnin gjysmë shqip dhe gjysmë greqisht, duke i thënë njëri tjetrit që të marrin me nxitim lekët. Ata i kanë vënë pistoletën në kokë të moshuarës dhe e kanë shtyrë në krevat. Pasi u larguan, grabitësit mbyllen dyer e dritare duke i lënë brenda të moshuarat.
“I mbyllën gojën, i vunë pistoletën në kokë dhe i hodhën në krevat. Pastaj mbyllën dritaren dhe dhomën duke i lënë brenda. Grabitësit flisnin shqip dhe greqisht. Leftatë, ku i ke leftatë, i thonin nënës”, tha vajza e njërës prej të moshuarave.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, ku persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e V.B., ku ndodheshin dy të moshuara, kanë marrë një sasi parash dhe më pas janë larguar./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Pas arrestimit të sanitares mashtruese/ Policia bën lëvizjen e radhës
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi mbrëmjen e djeshme një skandal, ku një punonjëse e spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Covid 2, bënte pazar me...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makinat bëhen copë te ambasada italiane
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë ambasadës italiane në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur fort duke pësuar dëme të...