LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kosova nuk ka nevojë për minishengen”/ Haradinaj: Synimi ynë është BE

21 Dhjetor 2019, 13:48, Kosova & Bota CNA
“Kosova nuk ka nevojë për minishengen”/ Haradinaj: Synimi

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, është shprehur se Kosova nuk ka nevojë të marrë pjesë në minishengena ballkanik, si ky samiti i fundit i të cilit u mbajt në Shqipëri, pasi vizioni i Kosovës është drejt Bashkimit Europian dhe për këtë po punohet.

?Kosova ka marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Europian. Ne nuk kemi nevojë për një minishengen me Serbinë. Jemi të interesuar për Bashkimin Europian, jemi vend euroatlantik dhe kjo është detyra jonë. Minishengeni ka si qëllim që Kosova të heqë taksën, një bypass për të hequr taksën.?, tha Haradinaj në një deklaratë për mediat./CNA.al

Lajmet e fundit nga