Connect with Us

“Kosova nuk erdhi nga arsye të mosarsyes”/ Rama: Rritje shokuese ekonomike në 2020

Politikë

“Kosova nuk erdhi nga arsye të mosarsyes”/ Rama: Rritje shokuese ekonomike në 2020

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp ka folur mbi rezultatet pozitive që Minishengeni do të ketë për vendet e rajonit që bëjnë pjesë në të.

Rama është shprehur se komisioni ka dedikuar 1.2 miliard euro për vendet e këtij rajoni. Më pas, Kryeministri ka rënditur të mirat që do të sjellë ky projekt, siç është rritja e turizmit, tregëti më mirë, më tepër besueshmëri.

Kryemistri tha se përmirësimi në sektorin ekonomik do të jetë marramendës në vitin 2020 pas rezultateve të minishengenit ballkanik, ndërsa arsyet e Kosovës për të mos marrë pjesë në Samit, nuk i konsideron të arsyeshme.

“Dëgjoj broçkulla lidhur me faktin që kjo nismë ka impakt vetëm prë Serbinë ndërkohë që është e kundërta. Çdo vend përfiton dhe ka përfitim progresiv. Më vjen mirë ta theksoj se komisioni bëhët gati për të dedikuar 1.2 miliard euro për vendet e këtij rajoni, në funksion të zbatimit të marrëveshjeve. Rrit besueshmërinë dhe thithim fonde grant dhe jo kredi. Duke hapur kufijtë për ata nga vende të treta, psh. Serbinë (për ata që me kënaqësi dhe keqardhje pashë se më janë versulur) bëjmë të mundur të rrisin numrin e turistëve në vendin tonë, në të gjithë rajonin. Kjo ju shërben edhe eksportuesve shqiptarë. Që nuk mund të sjellë të mira, vetëm ata që nuk e shohin realitetin mund ta thonë. Në 2020 do flasin shifrat ekonomike, akoma edhe të Kosovës dhe Bosnjes që mungojnë nga arsyet e mosarsyes” u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ivi Kaso flet për propozimet e PD/ Ja roli i policisë në procesin zgjedhor

Publikuar

-

Nga

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso zbuloi rolin e Policisë së Shtetit në zgjedhjet e ardhshme, teksa ishte duke analizuar propozimet e Partisë Demokratike.

Kaso deklaron se PD po synon të largojë elementët kriminalë nga qendrat e votimit.

Sipas tij, duhet krijuar një qeveri kujdestare për Policinë e Shtetit, në mënyrë që kjo e fundit të jetë e pavarur nga partitë politike dhe të kujdeset për procesin zgjedhor pa ndikime.

“Kemi zgjedhur t’i përqasemi kësaj problematike duke marrë një qasje të ndryshme të paktën që prej vitit 2003, kur u largua policia nga procesi zgjedhor.  Atëherë ka qenë më problem policia se krimi.

Sot situata është ndryshe. Është krimi që ka marrë kontrollin e procesit zgjedhor, që fillon nga demonstrimi i fushatave parazgjedhore, duke intimiduar, duke mbledhur kartat e identitetit për të mës votuar, duke dhënë lekë e deri në ditën e zgjedhjeve që shfaqen personalisht në qendrat e votimit.

LEXO EDHE:  Foto-Shëtitje me bashkëshorten e tij Lindën/ Rama publikon foton e ditës

LEXO EDHE:  “Hajde e quaje normal”/ Ish deputeti i kundërvihet Ramës

Dhënia e policisë detyrat që i takon në ruajtjen e qendrave të votimit. Jo në perimetrin e brendshëm, por në perimetrin e jashtëm duke mos iu dhënë mundësi elementëve kriminalë të përfshihen në proces.

Kemi nxjerrë në dritën e diellit policinë për detyrat që duhet të kenë”, u shpreh Kaso në studion e Syri Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja me Ruçin në Parlament/ Flet Gjoni: Duhet ta kem prekur në plagë

Publikuar

-

Nga

Në seancën e djeshme plenare, një debat i ashpër u regjistrua mes Gramoz Ruçit dhe deputetit opozitar Ralf Gjoni, pasi kryeparlamentari i ndërpreu fjalën këtij të fundit, teksa ishte duke folur për Reformën në Drejtësi.

Ruçi i kërkoi Gjonit të lironte foltoren, me pretendimin se ishte duke folur jashtë kohës, por deputeti nuk iu bind dhe kryeparlamentari e përjashtoi nga seanca dhe kërkoi pezullim për 10 ditë nga Kuvendi.

Për këtë ka folur sot deputeti Gjoni në emisonin “Top Talk”, ku deklaroi se ajo që ndodhi dje ishte e shëmtuar dhe e cilësoi personale irritimin e Gramoz Ruçit.

LEXO EDHE:  Vendimi i Gjykatës për protestuesit / Spaho: Rama së shpejti do të lërë karrigen

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Duka: Rama po flet me gjuhën e të fortit

“Nuk e di çfarë problemi ka Ruçi me mua, por duhet t’i kem prekur në plagë. Unë dje fola edhe për mazhorancën, edhe për Edi Ramën, edhe për Lulzim Bashën dhe për Monika Kryemadhin dhe për Ilir Metën. Unë kam shprehur dje se këta po mundohen të krijojnë struktura paralele me atë të Reformës në Drejtësi”, u shpreh ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sërish marrëveshje Rama-Basha?/ Ralf Gjoni sfidon opozitën joparlamentare

Publikuar

-

Nga

Deputeti Ralf Gjoni ka folur ditën e sotme për angazhimin e opozitës në  tryezën e Reformës Zgjedhore dhe për një marëveshje të mundshme Rama-Basha.

Gjoni tha se i vjen mirë që opozita joparlamentare bëri “mea culpa” dhe u angazhua në këtë proces, ndërsa theksoi se duhen bërë propozime substanciale që rrisin garancinë e votës.

Deputeti përsëriti edhe njëherë se problemi i sistemit zgjedhor qëndron te listat, ndaj kërkon një zgjidhje për këtë nga dy partitë më të mëdha në vend.

Ralf Gjoni deklaroi në emisionin “Top Talk” se Partia Socialiste është e hapur të diskutojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Teksa u pyet nëse mendon se PS dhe PD do të bëjnë një kompromis si ai i vitit 2017, deputeti tha se çfarëdo që të bëjnë opozita në Parlament është më e fortë se ajo joparlamentare.

“Nuk mund të besoj Lulzim Bashën të cilin nuk e mbështesin as  ata të PD. Realiteti i prekshëm është që ne jemi në parlament, kemi votën. Ata mund të thonë se janë opozita e bashkuar, por këta janë vetëm numra. Numrat janë në Parlament dhe jo në këshill”, theksoi ai.

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron Ramën/ “Dita kur do të shkoni para drejtësisë po afron”

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Duka: Rama po flet me gjuhën e të fortit

Ndërkohë, për tentativat për të nxjerë jashtë loje opozitën parlamentare, Gjoni theksoi se pavarësisht kësaj, ata janë më në lojë se kurrë.

“Në vend që t’i japim drejtësi shqiptarit, i mbyllin gojën deputetit, kalojmë ligje që ia mbyllin gojën edhe gjyqtarit të vettingut. Ne jemi më tepër brenda lojës se kurrë. Nëse krahasojmë ku ishim dhe ku jemi, ne figurojmë axhendën e opozitës sot në Parlament. Ne kemi një dakordësi mes nesh për ta çuar deri në fund këtë”, nënvizoi deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE