Connect with Us

“Je mjerim i qeverisjes shqiptare”/ Deputeti i Kosovës i hakërrehet Ramës

Kosova & Rajoni

“Je mjerim i qeverisjes shqiptare”/ Deputeti i Kosovës i hakërrehet Ramës

Publikuar

-

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministri Rama, pas deklaratave të këtij të fundit gjatë ditës së sotme.

Sipas Gashit, Rama është mjerimi i qeverisjes shqiptare dhe sipas tij nuk është e denjë të merresh me të.

“Unë mendoj se Edi Rama përgjigjen më të mirë po e merr prej Kosovës, injorimin, ai person nuk e meriton të merret me të. Kjo është përgjigja që Kosova ja ka dhënë kësaj radhe dhe besoj që ka me ia dhënë gjithmonë atyre që mendojnë në çfarëdo forme me e injoru Kosovën, ai person është i padenjë që Kosova të merret me të”, është shprehur ai.

LEXO EDHE:  Vasili nuk kursehet ndaj Ramës/ Bushtër që pjell tërë lukuninë

Sa i përket reagimit të Ramës kur u pyet për mohimin e masakrave nga Vuçiç, Gashi tha se Rama është mjerimi i qeverisë shqiptare dhe deklaratat e tij janë të tmerrshme.

“Është mjerimi i qeverisjes shqiptare, mjerim në krye të shtetit shqiptar, besoj që është tmerr për secilin shqiptar që e dëgjon atë shprehje”, ka thënë Gashi në një bisedë telefonike për Gazetën Sinjali.

Kujtojmë që gjatë ditë së sotme kryeministri Edi Rama sulmoi liderët politikë në Kosovë duke i quajtur gënjeshtarë, hipokritë dhe neo-marksistë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Situata në Kosovë/ Tri viktima dhe 158 raste me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të enjten në Kosovë tri viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 158 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2,193 mostrave.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 6 maj janë shëruar 346 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 7,156.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 106,022 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,198 kanë vdekur.

LEXO EDHE:  LSI i përvishet Ramës/ Përdori të sëmurat në Fier për të bërë propagandë

LEXO EDHE:  Video që sjell shpresë/ Pse koronavirusi është i pafuqishëm kundrejt njerëzimit

Më 4 maj, Kosova ka rinisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech.

Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë të enjten për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Gërliq Radman ka njoftuar më 6 maj se Kroacia ka ndarë për Kosovën 10,000 vaksina kundër koronavirusit.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid 19/ Kroacia ndan për Kosovën 10.000 vaksina

Publikuar

-

Nga

Covid 19/ Kroacia ndan për Kosovën 10.000 vaksina

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Gërliq Radman ka njoftuar se Kroacia ka ndarë për Kosovën 10,000 vaksina kundër koronavirusit. Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi që ka zhvilluar të enjten në Prishtin me ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla.

“Me kënaqësi të veçantë e kam informuar zonjën ministre rreth vendimit të Qeverisë së Kroacisë për dhënien e një donacioni prej 10.000 dozave te vaksinave kundër koronavirusit për Republikën e Kosovës. Besojmë se ky donacion do të jetë i mirë për mbrojtjen e njerëzve”, ka thënë ai në një konferencë për media pas takimit.

Më 4 maj, Kosova ka rinisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer. Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar të martën se këto doza do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit, për arsye shëndetësore.

LEXO EDHE:  Video që sjell shpresë/ Pse koronavirusi është i pafuqishëm kundrejt njerëzimit

LEXO EDHE:  Rama në emisionin italian: Jam sulmuar nga Shërbimet Sekrete

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që ende nuk ka mundur të nënshkruajë ndonjë kontratë për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 dhe çdo vaksinë e siguruar deri tash, është donacion nga Bashkimi Evropian ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 105,864, i viktimave në 2,195 dhe i të shëruarve në 96,322. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova me sytë nga donatorët për vaksina

Publikuar

-

Nga

Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që ende nuk ka mundur të nënshkruajë ndonjë kontratë për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 dhe çdo vaksinë e siguruar deri tash, është donacion nga Bashkimi Evropian ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në Kosovë, të mërkurën, më 5 maj, rinisi procesi i imunizimit me 4,680 dozat e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech. Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Edhe në fund të muajit mars, në formë donacioni, Kosova kishte pranuar 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si donacion përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. Këto doza u harxhuan në fund të muajit mars.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se donacionet janë të mirëseardhura dhe vijnë në bazë të mundësive të shteteve të tjera. Por, Qeveria e Kosovës, thotë ai, duhet të angazhohet për të blerë vaksina me paratë e buxhetit të Kosovës dhe në këtë drejtim, ekzekutivi duhet të jetë transparent.

“Ne shumë pak jemi të informuar. Javën e kaluar kemi biseduar me ministrin e Shëndetësisë (Arben Vitia). Ai ka treguar disa dëshmi se janë në rrugë të mirë dhe në fazën përfundimtare për kontraktim nga buxheti dhe blerjen e këtyre vaksinave. Në një mënyrë është dëshmuar se kjo do të ndodhë gjatë muajve të vijim”, shprehet Sejdiu.

Me dozat e deritashme të vaksinave janë imunizuar një numër i punonjësve shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit mbi moshën 75-vjeçare.

Haxhiu: Qeveria po injoron situatën më pandemi

Qeveria e Kosovës është duke neglizhuar procesin e sigurimit të vaksinave kundër koronavirusit për shkak të paaftësisë së saj, thotë Bekim Haxhiu, anëtar në Komisionin për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës. Imunizimi i masës, thotë ai, nuk mund të ndodhë me donacione.

“Qeveria është duke injoruar situatën dhe po tregohet neglizhente në sigurimin e kontratës për vaksina. Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka kontratë me asnjë prodhues të vaksinave ose partnerë të tyre për furnizim më vaksina”, tha Haxhiu për Radion Evropa e Lirë.

LEXO EDHE:  Vasili nuk kursehet ndaj Ramës/ Bushtër që pjell tërë lukuninë

LEXO EDHE:  Video që sjell shpresë/ Pse koronavirusi është i pafuqishëm kundrejt njerëzimit

Deputeti Bekim Haxhiu, në mesin e muajit të kaluar është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Haxhiu tha se takimi ka pasur për qëllim shqyrtimin e ofertës dhe kontakteve me akterët që mund të ndihmojë në sigurimin e vaksinës së kompanisë amerikane, Pfizer. Që nga ky takim mes Haxhiut dhe Vitisë, ende nuk ka ndonjë njoftim për marrëveshje konkrete.

Varhelyi: Pandemia përfundon pasi të vaksinohemi të gjithë

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ndonjë informacion nëse janë afër arritjes së ndonjë kontrate me kompani që prodhojnë vaksina kundër sëmundjes COVID-19.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me komisionerin e lartë të Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, kanë parë nga afër procesin e vaksinimit kundër koronavirusit të stafit shëndetësor në Kosovë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Komisionari Varhelyi tha se ka qenë detyrë e rëndë për të siguruar vaksina, por është i lumtur që sheh njerëzit duke u vaksinuar.

Ai tha se dërgesa e 4 majit është e para në mesin e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, dërgesa e radhës do të arrijë në Kosovë në muajin qershor dhe me këto doza do të mund të vaksinohet i gjithë stafi shëndetësor.

Kurti: Qeveria është duke u angazhuar në sigurimin e vaksinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkaq tha se Qeveria e Kosovës është duke u angazhuar për sigurimin vaksinave për të imunizuar 60 për qind të popullsisë. Sipas Kurtit, synohet që deri para verës të vaksinohen grupet e rrezikuara.

“Qeveria është duke punuar pa u ndaluar për të rritur sigurimin me vaksina dhe jemi në rrugë të drejtë në përmbushjen e këtij qëllimi. Ne jemi të bindur se në bashkëpunim më vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian, do të mund të vazhdojmë të përfitojmë nga ky mekanizëm i pakos ndihmëse përmes marrëveshjeve të mëtejme”, theksoi Kurti.

Opozita: Kurti dështoi në menaxhimin e pandemisë

Kosova hyn në vendet me një ekonomi të pazhvilluar. Buxheti i saj për vitin 2021 kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.

Nga ky buxhet, janë ndarë 40 milionë euro për blerjen e vaksinave dhe për nevoja që lidhen me pandeminë e koronavirusit./rel

LEXO TE PLOTE