Connect with Us

I hodhën në erë makinën/ Kush është prokurori i “dosjeve të nxehta”, pasuria ndër vite

Kronika

I hodhën në erë makinën/ Kush është prokurori i “dosjeve të nxehta”, pasuria ndër vite

Publikuar

-

Rreth orës 2:50 të mëngjesit të sotëm në lagjen ’28 nëntori’ të qytetit të Vlorës një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në makinën e prokurorit pranë Gjykatës së Vlorës, Albert Kuliçi.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës, ndërsa mjeti tip ‘Golf 5 Plus’ ka qenë e parkuar para një banesës së prokurorit.

Kujtojmë këtu se prokurori Kuliçi ka në dorë shumë dosje të nxehta që kanë bërë bujë në qytetin e Vlorës, mes të cilave edhe ajo për ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika dhe 7 të pandehurit e tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së këtij qyteti.

Gjika në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, Ardian Musta në cilësinë e nën/kryertarit dhe zyrtarët e tjerë si Ilir Banushi, Arben Beqiraj,Taulla Zanaj,Gentian Sherifaj, Merita Mema dhe Petro Thanasko, ishin vënë në akuzë nga prokuroria e Vlorës për çështjen e konçesionit 15-vjeçar të parkimeve në rrugët e Vlorës.

Në muajin shkurt 2019 prokuroria e Vlorës (Albert Kuliçi)  ngrit ndaj të pandehurve të mësipërm akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, duke dërguar dosjen në gjykatë.

Një tjetër dosje që Kuliçi kishte në dorë kohët e fundit është edhe ajo për  për tjetërsimin e 100 hektarëve në zonën e Akërnisë në Vlorë ku është arrestuar biznesmeni Pëllumb Petritaj.

Ai fillimisht u arrestua në tetor të 2018 dhe  në maj 2019 u la i lirë me garanci pasurore prej 25 milion lekë të vjetra. Por Petritaj u riarrestua më 14 nëntor nga policia e Vlorës pas kërkesës së bërë nga prokurori i çështjes Albert Kuliçaj.

CAN.al ka zbardhur më parë pasurinë e prokurorit Kuliçi, sipas asaj çfarë ai ka deklaruar pranë ILDKPI-së.

Një detaj që bie në sy në deklarimet e prokurorit Kuliçi, është se

LEXO EDHE:  Vlorë/ Prurje të mëdha, Lumi i Vjosës rrezikon të dalë nga shtrati

Nisur nga ajo çfarë ka deklaruar dhe arsyetuar duket se Kuliçi nuk di as se sa ka rrogën. Ose e di dhe për të justifikuar përdor një arsyetim të tillë absurd dhe qesharak.

Në vitin 2015, Kuliçi nuk ka raportuar të ardhurat që i vinin nga seminaret e Shkollës së Magjistraturës. Ai thotë se nuk e dinte që i ishin hedhur në llogari dhe se ka kuptuar, pasi derdhja e parave ka ndodhur një ditë, pasi ka kaluar paga në xhirogallori.

“Pagesë si Iehtësues pranë Shkollës së Magjistraturës për vitin 2015. Kjo pagesë nuk është deklaruar në deklaratën e vitit 2015, për shkak të mos dijenisë nga ana ime për kryerjen e  kësaj pagese. Pagesa është kryer me datën 06/08/2015, një ditë pasi është kredituar paga ime. Pagesë  për të cilën nuk kam pasur ndonjë njoftim paraprak e për këto arsye nga verifikimi i pagës time përmes bankomatit. Kam menduar se janë të ardhura nga paga. Për këtë pagesë kam rënë në dijeni në fund të muajit dhjetor të vitit 2016,  gjatë përgatitjes se dokumenteve në zbatim të ligjit nr. 8412016”, ka deklaruar Kuliçi pranë ILDKPKI-së.

Në linkun më poshtë pasuria e prokurorit Kuliçi, sipas deklarimeve në ILDKPI:/ CNA.al

Habit, prokurori, s’di sa ka pagën/ Fsheh të ardhurat dhe gjen një justifikim epik

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ushtronte lojëra fati/ Arrestohet menaxheri i një lokali në Lushnjë

Publikuar

-

Nga

Një person ka rënë në pranga, pasi ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë së Lushnjës arrestuan 32 vjeçarin me iniciale E.M., me banim në Lushnjë.

Ai akuzohet për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi në ambientin e lokalit që ky shtetas menaxhonte, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 3 laptopë të markës “HP”, me logo si ato të lojërave te fatit, 24 tableta të markës “Samsung”, me logo si ato të lojërave të fatit, 6 bileta si ato lojërave të fatit, me siglën “Top Game Racing” dhe 2 printerë, të cilët shërbenin për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

LEXO EDHE:  Zbulohen të ardhurat dhe shpenzimet e PS-së/Ja milionat për dieta e hotele

LEXO EDHE:  Prokurorja e dosjes së milionave/ Zbardhet pasuria e Ornela Rrumbullakut

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Vlorë/ Makina aksidenton motorin, plagoset drejtuesi i mjetit

Publikuar

-

Nga

Një aksidenti i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një automjet tip Opel me targë AA020SI, ka aksidentuar një motor.

Drejtuesja femër e automjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në polici, ndërsa drejtuesi i motorit është transportuar në spital.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjike/ E reja i jep fund jetës një ditë pas ditëlindjes

Publikuar

-

Nga

Një vajzë nga qyteti i Istogut është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në rrugën “Ibrahim Rugova” .

Viktima është një 33-vjeccare e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur për Express, zyra për komunikim në Policinë e Pejës.

“Mund të ju konfirmojmë se rreth orës 10:00, policia është informuar se në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Istog një femër gjendej në një banesë pa shenja jete. Njësitë relevante bashkë me mjekun kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të policisë së Pejës.

LEXO TE PLOTE